vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së pestë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 40 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

për konvokimin e mbledhjes së pestë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.04.2025, (E mërkurë) me fillim në ora 10:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës:

Në mbledhje do të punohet sipas

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhimime kriza në vitin 2025.
  • Propozim – Vendim për konstatimin e fatkeqësisë natyrore – ngricë në territorin e komunës së Strugës.

Materialet e mbledhjes

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

PARAQITJA PUBLIKE E PLANIT PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË AJRIT TË AMBIENTIT PËR KOMUNËN E STRUGËS për periudhën 2025 -2029

Në bazë të nenit 69 të Ligjit për mjedisin jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18, 89/22, 171/22 dhe 3/25) dhe Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 67/04, 92/07, 35/10, 47/11, 59/12, 163/13, 10/15, 146/15, 151/21 dhe 3/25), Komuna e Strugës:

ORGANIZON

Prezantimi publik i Planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025 -2029.
Njoftohet opinioni se Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 është dorëzuar për shqyrtim dhe diskutim publik.
Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 është publikuar në faqen e Komunës së Strugës www.struga.gov.mk duke filluar nga 11.04.2025. deri më 25.04.2025.
Personat juridikë dhe fizikë dhe publiku mund të paraqesin mendimin e tyre lidhur me Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 në Komunën e Strugës në afat prej 15 ditësh nga data e publikimit të këtij informacioni.
Ftohen të gjithë të interesuarit të japin mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre për Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 dhe mund t’i dërgoni në e-mail: info@struga.gov.mk, ose në Komunën e Strugës, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 me shënimin “Plan për ajrin 2025-2029”.

Në shtojcë është linku me dokumentin, plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit në komunën e Strugës:

SHTOJCA