vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së katërt të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 40 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

për konvokimin e mbledhjes së katërt të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 26.03.2025, (E mërkurë) me fillim në ora 10:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës:

Në mbledhje do të punohet sipas

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës  financiare për viktimat e fatkeqësisë në Koçan.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

SHPALLJE INTERNE numër 01/2025

        Në bazë të nenit 30, paragrafi  (1) alineja (2) paragrafi (3) dhe paragrafi (4) dhe neni 48 paragrafi (4) nga Ligji për nëpunës administrativ administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 dhe nr.99/2022,208/24),, si dhe neni 2 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrës së parashtrimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrës së realizimit të selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrës së vlerësimit dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e selektimit, varësisht kategorisë së vendit të punës për të cilin është publikuar shpallje interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/2015, nr.35/2018 dhe nr.303/2020, 259/2024), në përputhjme me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Strugës numër 09-3840/1 të datës 05.10.2016, nr. 09-798 të datës 27.02.2017 nr.09-1969/1 të datës 04.04.2018, nr.09-2858 të datës 25.06.2018,  dhe nr.09-3112 të datës 23.07.2019, nr.09-3604/4 nga 23.09.2019, nr.09-4988/2 të datës 16.12.2019, nr.04-103/1 të datës 09.01.2020, nr.09-3480 të datës 28.10.2020 09-4175/1 të datës 10.11.2021, nr. 09-4175/2   të datës 10.11.2021, nr. 09-2742/4 të datës 29.07.2021, nr. 03-3020/2 16.11.2021 dhe 09-3987/1 të datës 19.09.2022, 09-5233/1 nga data 13.12.2023 dhe  04-520/1  nga data 21.01.2025 si dhe në përputhje me nenin 50 paragrafi  1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale  (,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02, Gazeta zyrtare e RSM” 202/24), në bazë të Planit vjetor për punësim për vitin 2025 me nr.35-2502/692/1 të datës 03.02.2025 dhe mendimi pozitiv nga Ministria për administrat publike-Shkup  me nr.35-692/3 të datës 03.02.2025, Komuna e Strugës Shpall:

SHPALLJE INTERNE numër 01/2025

për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës

Vërtetohet verifikimi i Programit projektues për përpunimin e Projektit urbanistik(Pk.nr.1736/22, KK Misleshovë)

Vërtetohet verifikimi i Programit projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3 – Shtëpi fundjave dhe objekte të tjera për banim të përkohshëm  në pjesë të Pk.nr.1736/22, KK Misleshovë – jashtë qytetit, komuna e Strugës, me nr.tek.03-01/24 nga muaji shkurt e punuar nga ,,ÇIP GROUP,, shpknjp Shkup.

Programit projektues

Vërtetim për verifikim

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 46 (dyzetë e gjashtë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 46 (dyzetë e gjashtë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 46 (dyzetë e gjashtë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.03.2025, (E premte) me fillim në ora 10:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca dyzetë e tre të Këshillit të Komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca dyzetë e katërt të Këshillit të Komunës së Strugës.
  1. Propozim – Program për plotësimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  2. Raport për regjistrimin e kryer për mjetet themelore, inventar, pronë e luajtshme dhe e paluajtshme dhe kërkesa dhe detyrime të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  3. Raport kuartal për kuartalin e katërt të Komunës së Strugës.
  4. Llogaria vjetore për vitin 2024 të Komunes së Strugës.
  5. Kalendar buxhetor i Komunës së Strugës për vitin 2026.
  6. Propozim-vendim për percatkimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të nënpunësve shtetëror të punësuar në administratën e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  7. Ndryshim dhe plotësim i Vendimit për realizimin e buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2025.
  8. Propozim plani vjetor për ndryshim dhe plotësim të planit për punësim për vitin 2025, Komuna e Strugës.
  9. Raport vjetor për punën financiare të NP,,Ujsjellës dhe kanalizim’’ – Strugë 01.01.2024 – 31.12.2024.
  10. Raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara – për furnizim me ujë për periudhën 01.2024 – 12.2024 të NP,, Ujësjellës dhe kanalizim’’ – Strugë.
  11. Raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara – largimin e ujërave të zeza për periudhën nga 01.01.2024 – 31.12.2024 të NP,,Ujësjellës dhe kanalizim’’ – Strugë.
  12. Ndryshim dhe plotësim i Planit vjetor për punësim për vitin 2025 për NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë.
  13. Llogarija përfundimtare e NP ,,Eko Strugë’’ për vitin 2024.
  14. Vendim për dhënien e pëlqimit të rregullores për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në NP ,,Eko Strugë’’.
  15. Kërkesë për emërimin e anëtarit në bordin drejtues në ISHP “Shtepia e shëndetit” – Strugë.
  16. Kërkesë për emërimin e antarit në këshillin e shkollës së Muzikës në Strugë.
  17. Raport për punën e SHFK ,,Goce Delçev’’ f.Jabllanica gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2024/2025.
  18. Raport gjysëmvjetor të SHFK ,,Bashkimi’’ f.Oktis për vitin shkollor 2024/2025.
  19. Propozim-aktvendim për ndryshimin e antarëve në komisionin e përbashkët për përgatitjen e propozim akteve për themelimin e bashëkpunimit ndërkomunal.
  20. Propotim-vendim për formimin e grupit të punës për emerim të rrugëve dhe ndryshim i emrave të rrugëve në teritorin e Komunës së Strugës.
  21. Vendim për përcaktimin e prioritetit të thirjes në Byronë për zhvillim regjional të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e fshatrave.
  22. Vendim për pjesëmarrje financiare në thirjen e Byrosë për zhvillim regjional në RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e fshatrave.
  23. Vendim për përcaktimin e prioritetit të thirjes në Byronë për zhvillim regjional të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim i qëndrueshëm urban.
  24. Vendim për kofinancimin e projekteve të thirjes në Byronë për zhvillim regjional të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim i qëndrueshëm urban.
  25. Vendim për përcaktimin e prioritetit të thirjes në Byronë për zhvillim regjional të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike për zhvillim.
  26. Vendim për bashkëfinancim projekte të thirjes në Byronë për zhvillim regjional të RMV për vitin 2025 për propozim projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike për zhvillim.
  27. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë të sistemit të instaluar fotovoltaik me fuqi 29.7 KW – pronësi e Komunes së Strugës në SHF,, Vëllezerit Milladinovc’’ – Strugë.
  28. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë së sistemit të instaluar fotovolltaik me fuqi 40 KW – pronësi e Komunes së Strugës në Çerdhen e Femijëve ,, Dielli’’ Strugë.
  29. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë së sistemit të instaluar fotovolltaik me fuqi 29,7 KW – pronësi e Komunes së Strugës në SHMK ,,Niko Nestor’’ Strugë.
  30. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë së sistemit të instaluar fotovolltaik me fuqi 40 KW – pronësi e Komunes së Strugës në SHF ,, Ekrem Jakupi’’ – f .Koroshisht, Strugë.
  31. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë së sistemit të instaluar fotovolltaik me fuqi 40 KW – pronësi e Komunes së Strugës në SHF ,,Jonçe Krezheski’’, – f.Misleshovë Strugë.
  32. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë të objektit te rekonstruktuar rrugët në pjesën e vjetër të Strugës – nga investitori Qendra për zhvillim të Rajonit planor jugperëndim në Komunës së Strugës.
  33. Vendim për bartjen e së drejtës së pronësisë ne objekt Ujësjellës – pronësi nga Komunës e Strugës në NP,,Ujësjellës dhe kanalizim’’ – Strugë
  34. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Sabedin Demiri.
  35. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Kibaret Demiri.
  36. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Agni Maksuti.
  37. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Elzana Bajramoska.
  38. Vendim për dhënien e ndihmës financiare për Asan Mehmedoski.

Materialet e mbledhjes së 46

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,Arbëresha Vlashi

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(Pk.nr.2837/33)

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për  Projektin urban jashtë zonës së  planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë farmaceutike dhe prothimi i ishqimit, prodhimi të qumdhtit,produukteve të konditire,pije joalkoolike ujë përpunimit të produkteve të kopshtarisëdhe frutave,duhanit dhe të tjera  në Pk.nr.2837/33, KK Strugë- komuna e Strugës.

Propozim – Raport

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(P.K.nr. 2839/37, P.K.nr.2839/36, P.K.nr. 2839/35)

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Projektin urban jashtë zonës së  planit urbanistik me destinim A.4.3 – Shtëpi vikendi dhe objekte të tjera për akomodim të përkohshëm për P.K.nr. 2839/37, P.K.nr.2839/36, P.K.nr. 2839/35, P.K. nr. 2839/34, P.K. nr. 2839/33, P.K.nr.2839/32,P.K.nr 2839/30, P.K.nr 2839/29, P.K.nr.2839/28, P.K.nr.2839/27, pjesë të P.K.nr.2839/3, dhe pjesë P.K.nr.2845, , KK Strugë- komuna e Strugës.

Propozim – Raport

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(në Pk.nr.2837/33, KK Strugë)

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për  Projektin urban jashtë zonës së  planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë farmaceutike dhe prothimi i ishqimit, prodhimi të qumdhtit,produukteve të konditire,pije joalkoolike ujë përpunimit të produkteve të kopshtarisëdhe frutave,duhanit dhe të tjera  në Pk.nr.2837/33, KK Strugë- komuna e Strugës.

Propozim – Raport