vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vërtetohet verifikimi i Programin projektues për përpilimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3

Vërtetohet verifikimi i Programin projektues për përpilimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3 – Shtëpi fundjave dhe objekte të tjera për banim të përkohshëm në Pk.nr.2839/41 dhe pjesë të Pk.nr.2839/40, Pk.nr.2839/42, Pk.nr.2839/43, Pk.nr.2839/3 dhe Pk.nr.2846 KK Strugë komuna e Strugës me nr.tek.11-04/24 nga muaji dhjetor 2024 e punuar nga ,,ÇIP GROUP,, shpknjp Shkup.

Programit projektues

Vërtetim për verifikim

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18, 89/22 dhe 171/22 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 26.11.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugës, të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të prekura nga implementimi për Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese:

Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.

  1. Për Përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugë, për të cilën përgjegjëse është SHPKNJP ,, ÇIP – GROUP,, a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, e miraton Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugës.

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

  1. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

    Formular

KOMUNA E STRUGËS

Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

N J O F T I M

Ju njoftoj se seanca e 44-së e Këshillit të Komunës së Strugës është ricaktuar për datën 30.01.2025 (e enjte), me fillim në orën 10:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës.
Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  1. Propozim – Program për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  2. Iniciativa për përpunimin e Projektit urbanistic jashtë përfshirjes së planit urbanistic me destinim G3.1-Servise industrial, servise për mirëmbajtjen e automjeteve motorike, servise për mekanizimit bujqësore dhe ndërtimore ne PK nr.2832/49 dhe PK nr.2832/69 në KK Strugë, Komuna e Strugës.
  3. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Valdrin Dauti.
  4. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Ruzdije Mehmedi.
  5. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Pramvera Jaja.
  6. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Besime Arsllani.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

A ktvendim për konvokimin e mbledhjes së 44 (dyzetë e katërt) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 44 (dyzetë e katërt) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 44 (dyzetë e katërt) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 31.01.2025, (E Premte) me fillim në ora 10:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  1. Propozim – Program për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  2. Iniciativa për përpunimin e Projektit urbanistic jashtë përfshirjes së planit urbanistic me destinim G3.1-Servise industrial, servise për mirëmbajtjen e automjeteve motorike, servise për mekanizimit bujqësore dhe ndërtimore ne PK nr.2832/49 dhe PK nr.2832/69 në KK Strugë, Komuna e Strugës.
  3. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Valdrin Dauti.
  4. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Ruzdije Mehmedi.
  5. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Pramvera Jaja.
  6. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Besime Arsllani.

Materialet e mbledhjes së 44

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS

Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc, komuna e Strugës.)

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për  Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkteve konditoriale, pije joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe frutave, duhan e të tjera në Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc, komuna e Strugës.

Propozim – Raport

Njoftim

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(Pk.nr.187, Pk.nr.188, Pk.nr.189, Pk.nr.190/2 dhe pjesë e Pk.nr.1549 KK Vranisht – jashtë qytetit komuna e Strugës)

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim E-1.13 elektrana sipërfaqësore solare dhe fotovoltaike (panele me fot-tension për prodhimin e energjisë elektrike të cilat ndërtohen në tokë) me fuqi prej 1MW dhe tension të mesëm 10(20)KW kabëll nëntoksor prej 123m në Pk.nr.187, Pk.nr.188, Pk.nr.189, Pk.nr.190/2 dhe pjesë e Pk.nr.1549 KK Vranisht – jashtë qytetit komuna e Strugës

Propozim – Raport

Mendim

V E N D I M për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2024

             

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 dhe nr.99/2022), Kryetari  i Komunës së Strugës,

         V E N D I M për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2024

  1. Për kryerës të detyrave të punës në vend pune me shifër ADM 01 01 V02 000 me titull dhe emërtimBashkëpuntor i lartë – Bashkëpunëtor i lartë për arsim të mesëm dhe fillor në Njësin për arsim dhe kulturë  -Sektori për vepërimtari publike1,   zgjidhet kandidati: Blerona Musai
  • Nëpunësi administrativ do të avansohet në vendin e punës nga paragrafi paraprak, pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, në bazë të vendimit të miratuar
  • Ky vendim  do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.

                 A r s y e t i m

        Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.02/2024.

        Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 31.12.2024.

          Me Aktvendim numër 04-237/2 të datës 03.01.2025  u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.02/2023,  e  cila e relaizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-237/3 të datës 08.01.2025 dhe procesverbalin e intervistës nr.04-237/4 të datës 08.01.2025

         Në bazë të Listës përfundimtare me kandidatin e intervistuar dhe propozim vendmi për zgjedhjen e kandidatit të renditur në vendin e parë  me nr. 04-237/  të datës 08.01.2025, e përgatitur nga ana e Komisionit për selektim për avansim, bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi.

UDHËZIM JURIDIK:

Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës

Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,
-Njësia për menaxhim me resurse njerëzore

Vendimi

SHPALLJE PUBLIK

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 14 të Ligjit për vetëqeverisje lokale “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 5/02), në lidhshmëri me nenin 20-g nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18” dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.143/19 dhe 14/20)” dhe në pajtim me nenin 11 nga ligji për zjarrfikës(“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.67/04, 81/07, 55/13, 158/14, 193/15, 39/16 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.152/2019),dhe neni 22 nga Ligji për marrdhënie pune(„Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ ,, бр. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe „ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ бр. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21 и 111/23), Komuna e Strugës, shpall –

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR 02 /2024 për punësim të përhershëm për 2 (dy) persona të autorizuar në fushën e sigurisë.

Zjarrfikës – shpëtimtar –vozitës i mjeteve speciale , në Njësinë Territoriale të zjarrfikësve në Komunën e Strugës, vend pune vend pune Zjarrfikës – shpëtimtar – vozitës i mjeteve speciale me shifër të vendit të punës POZH 02 10 V03 000 -2 (dy) realizues.

Kandidatët duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,

Kompetencat e përgjithshme të punës janë:

  • mësimi dhe zhvillimi,
  • komunikimi,
  • arritja e rezultateve,
  • puna me të tjerët/punë ekipore,
  • orientimi drejt palëve të interesuara
    (verifikimi i kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të punës do të kryhet në fazën e intervistës)

Kushte të veçanta:

  • nivel të kualifikimeve: kualifikimet IV sipas kornizës Maqedonase të kualifikimeve dhe të fituara 180 ose 240 kredite sipas SETK ose MKSOO ose së paku arsimi i lartë ose i mesëm,
  • përvojë pune: së paku një vit në profesion e regjistruar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut si përvojë pune.

Kushte të tjera të veçanta:

  • ka kaluar testin e shoferit – kategoria C

Orari i punës:

  • orari i punës së punëmarrësit caktohet në 40 orë në javën e punës.(me kohë të plotë) dhe zgjat pesë ditë pune.
    Orari i punes se punonjesve zhvillohet me turne Puna me turne zgjat 12 ore dhe qe:
    Ndërrimi i parë (ndërrimi i ditës) fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00
    Ndërrimi i dytë (ndërrimi i natës) fillon në orën 19:00 dhe përfundon në orën 7:00 të ditës së nesërme.
    Punëmarrësi është i detyruar, me kërkesë të punëdhënësit, të punojë me orar të plotë (jashtë orarit) sipas kushteve të përcaktuara nga ZRO dhe kontrata kolektive.

-Shuma financiare në rrogën neto është 25.357, oo denarë.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen deri te arkivi I Komunës së Strugës, rr.Partizanska pa nr. Strugë. Fletëparaqitja dhe dokumentet e bashkëngjitura përmes sportelit të arhivës të Komunës së Strugës të dorzohen deri tek Njësia për udhëheqje me resurset njerëzore me mbishkrim Shpallje Publike si dhe në formë elektronike të dërgohen deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Aplikim dokumentacionin e kërkuar të mëposhtëm

  • Certifikata e Shtetësisë së Republikës së Maqedonisë (origjinale ose e noterizuar).
  • Diplomë e arsimit të përfunduar (origjinal ose e vërtetuar në noter).
    Ekstrakt nga historiku i punësimit nga Qendra e Punësimit, si dëshmi e përvojës së punës (origjinale ose e vërtetuar në noter).
    -Vërtetim mjekësor si dëshmi se ka aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës që kërkon
  • patentë shoferi për testin e kaluar të drejtimit – kategoria C (fotokopje e vërtetuar nga noteri); – Dokumenti
  • vërtetim se nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me ndalimin e ushtrimit të një profesioni, veprimtarie ose detyre. Procedura e përzgjedhjes do të kryhet në fazat e mëposhtme: kontrolli i plotësisë së aplikimit dhe provave, kontrolli i besueshmërisë së provave dhe intervista;
    Kryetari me vendim themelon Komisionin Përzgjedhës, i cili brenda tetë ditëve nga përfundimi i afatit për regjistrim në konkurs, kontrollon nëse kandidatët kanë dorëzuar provat e detyrueshme për plotësimin e kushteve të shpalljes. Nëse gjatë verifikimit konstatohet se mungon ndonjë provë, komisioni është i detyruar t’i kërkojë kandidatit plotësimin e provave brenda tri ditëve.
    Pas kompletimit të dokumentacionit, komisioni përzgjedhës kontrollon besueshmërinë e provave. Pas kontrollit të besueshmërisë së provave, caktohet dhe zhvillohet një intervistë. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet mbi bazën e kritereve të qarta dhe transparente, të përcaktuara nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pas kryerjes së procedurës së përzgjedhjes, bëhet një listë renditje e kandidatëve që kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes për çdo pozicion të ndryshëm pune nga shpallja publike.
    Komisioni përzgjedhës ia dorëzon kryetarit të bashkisë listën e renditur të kandidatëve, i cili bën përzgjedhjen brenda 15 ditëve. Punonjësi në repartin territorial të zjarrfikësve ka detyrimin që brenda një viti nga dita e punësimit të pajiset me certifikatën e kualifikimit të fituar të zjarrfikësit, të lëshuar nga një institucion i autorizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të kundërt i ndërpritet marrëdhënia e punës.

Vendimi për përzgjedhjen do të merret brenda afatit sipas nenit 23 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

Shpallja
Flet aplikimi