vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(Nr. 10-3088)

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Programin e  Planit për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik  për PK 3454/4 KK Mislleshovë, me qëllim A4 banim i përkohshëm, me sipërfaqe prej 0,83 ha, Komuna e Strugës,  të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik për PK 3454/4 KK Mislleshovë, me qëllim A4 banim i përkohshëm, me sipërfaqe prej 0,83 ha, Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese :
Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin  jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
3.Për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik për PK 3454/4 KK Mislleshovë, me qëllim A4 banim i përkohshëm, me sipërfaqe prej 0,83 ha, Komuna e Strugës,  për të cilën përgjegjëse është ÇIP GROUP SHPKNJP,  a  të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, e  miraton  Programin e  Planit për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik  për për PK 3454/4 KK Mislleshovë, me qëllim A4 banim i përkohshëm, me sipërfaqe prej 0,83 ha, Komuna e Strugës,  do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.
5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.
6.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

Formularet per DPLU banim i përkohshëm Feim Ramo

Nr. 10-3088
09.07.2018
STRUGË

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

SHPALLJE e projektë  B- Lejes së integruar ekologjik (Nr. 10-2282/3 )

Të nderuar,
Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13   dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15,  92/2015 dhe 39/16),si në vijim

 

SH P A LL J E
e projektë  B- Lejes së integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 dhe 39/16), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B – Lejës së integruar ekologjike nr. 03-2260/1 të datës 26.07.2011.

 

Dorëzues i kërkesës:
SHPKNJP „REÇKOM “
Lokacioni: Prisoj,,
Adresa:
f.Labunishte
Strugë
PK.1921 dhe 1920/1

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit

Pika    Kordinata X      Kordinata Y

T -1              4.570.046   7.466.800;
T-2               4.570.203   7.466.900;
T-3               4.570.242  7.466.847;
T-4               4.570.315  7.466.876;
T-5               4.570.310 7.466.760;
T-6               4.570.238  7.466.693;
Т-7               4.570.212   7.466.767;
T-8               4.570.192   7.466.767;
T-9               4.570.107  7.466.689

-Sipërfaqja             S=0.032394 км2
Personi për kontakt:
Mensur Murtezoski
Tel: 070/394975

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale.
Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat  e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335
Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

www.struga.gov.mk
Me respekt,
Komuna e Strugës

Aksioni I NP Komunale

Aksioni I NP Komunale

NP Komunale Strugë në bashkëpunim me Komunën e Strugës, vazhdojnë aksionin për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës.

Aksioni për ngritjen e mbeturinave nga deponitë e egra do të vazhdojë edhe më tej me të njëjtën dinamikë.

NP Komunale

    

Aktivitete të NP Komunale

Gjatë disa ditëve të kaluara,ekipet e NP Komunale Strugë të sektorit për rregullimin e sipërfaqeve të blerta të qytetit,i vazhduan veprimtaritë e tyre për rregullimin e rregullt të sipërfaqeve me bar,rrugëve me pemë dhe kurorat e luleve në qytet,si dhe në molet e lumit Drin i Zi.
Veprimtaritë u realizuan nëpër shumë vende të qytetit.
Në kuadër të veprimtarive të atilla ekipet e NP Komunale Strugë kryen prerjen e degëve-rregullimin e majave të pemëve,kositjen e sipërfaqeve me bar dhe mbjelljen e luleve-plotësimin e kurorave të luleve përgjatë shëtitoreve.

NP Komunale Strugë

Komuna e Strugës demanton mediumet e pa informuara

Komuna e Strugës në bashkëpunim me NPN Proaqua Strugë kanë vendosur të sanojnë bordurat e Drinit të Zi. Kjo iniciativë është nisur nga ana e Komunës së Strugës për përmisimin dhe përgaditjen për një sezon turistik.
Komuna e Strugës do të bëjë gjithçka që hapsirat publike të përmisohen dhe do të kthehen në gjendje më të mirë edhe pse po këto bordura dhe shumë pjesë të qytetit u harruan për 4 vite.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik (10 – 2291)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14,  44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së  Strugës më 14.05.2018, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

  1. Për  programin e  planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 23, NJU 8 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit Strugë 2007 Komuna e Strugës,  i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
  2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
  3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PDU për Bllok 23, NJU 8 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007, Komuna e Strugës, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
  4. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.
    Formular

Nr.  10 – 2291
14.05.2018
STRUGË

Struga nikoqire e Simpoziumit të 2-të ndërkombëtar të artit “Struga 2018”

Përfaqësuesit e Komunës së Strugës të udhëhequr nga shefi i kabinetit Dr. Dashmir Nasufi dhe Kryetari i Këshillit z.Resul Kaba morën pjesë ne ekspozitën ndërkombëtare të artit “Struga 2018”, ku me veprat e tyre u prezentuan artistë nga shumë vende të botës.
Me këtë rast Komunës iu ndau një certifikatë mirnjohjeje për suportin e dhënë.
Njëherit përfaqësuesit e Komunës së Strugës garantuan që nuk do të reshtin së mbështeturi artin dhe artistët edhe në të ardhmen.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

KËRKESË PËR SHPALLJE (10-2531/3)

Të nderuar,
Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05,81/05,24/07,159/08,83/09,48/10,124/10,51/11,123/12,93/13,42/14,44/15,129/15, 92/2015 dhe 39/16,,),si në vijim

 SH P A LL J E
e projektë B- Lejes sëintegruar ekologjike

           Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 dhe 39/16), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike me    Nr.03-1304/1  të  datës 19.10.2009 dhe 10-1927/1të  datës 05.05.2016

Dorëzues i kërkesës:
SHPKNJPZAGRAÇANI KOMERC f.Zagraçan

Lokacioni „Babush,,
Adresa:
f.Zagraçan
Strugë
PK.83 dhe93/2

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit
Pika    Kordinata X      Kordinata Y

T-1             4.561.890         7. 468.850;

T-2             4.562.250         7.468.780; 

T-3             4.562.250         7.468.840;  

T-4             4.562.100         7.469.070;  

T-5             4.561.950         7.469.250,

T-6             4.561.900         7.469.250

 SipërfaqjaS=0.96850км2

Personi për kontakt:
NesimRahmani
Tel: 070/212674

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika3.2 Instalacionipërgërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëvetë para minerale; dhe3.3 Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.
Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat  e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335
Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:
www.struga.gov.mk
Me respekt,
Komuna e Strugës