vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Strugës është njësi organizative që kryen punë profesionale, administrative dhe operative nga fusha e arsimit, kulturës, sportit, mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të shëndetit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Nëpunës Administrativë dhe aktet tjera relevante ligjore dhe nënligjore.
Sektori merr pjesë në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave lokale, programeve dhe masave me interes publik, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe sigurimin e qasjes së barabartë në shërbimet publike.
Në kuadër të kompetencave të tij, Sektori:
• përgatit dhe realizon programe dhe strategji;
• zbaton thirrje publike dhe procedura për mbështetje financiare;
• mban regjistra dhe evidenca;
• bashkëpunon me institucione, ente dhe organizata qytetare;
• siguron transparencë dhe llogaridhënie në punë.
Puna e Sektorit bazohet në parimet e ligjshmërisë, efikasitetit, transparencës, llogaridhënies dhe trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve.
Njësitë

  1. Njësia për arsim dhe kulturë
  2. Njësia për sport dhe shoqata të qytetarëve
  3. Njësia për mbrojtje sociale, të fëmijëve dhe të shëndetit
    Udhëheqës
    • Xhemi Hajredini
    Email: xh.hajredini@struga.gov.mk
    Orari i punës: 08:00 – 16:00


Ligje


Regjistër i shënimeve -Përkujtimore Komuna e Strugës