Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Strugës është njësi organizative që kryen punë profesionale, administrative dhe operative nga fusha e arsimit, kulturës, sportit, mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të shëndetit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Nëpunës Administrativë dhe aktet tjera relevante ligjore dhe nënligjore.
Sektori merr pjesë në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave lokale, programeve dhe masave me interes publik, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe sigurimin e qasjes së barabartë në shërbimet publike.
Në kuadër të kompetencave të tij, Sektori:
• përgatit dhe realizon programe dhe strategji;
• zbaton thirrje publike dhe procedura për mbështetje financiare;
• mban regjistra dhe evidenca;
• bashkëpunon me institucione, ente dhe organizata qytetare;
• siguron transparencë dhe llogaridhënie në punë.
Puna e Sektorit bazohet në parimet e ligjshmërisë, efikasitetit, transparencës, llogaridhënies dhe trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve.
Njësitë
- Njësia për arsim dhe kulturë
- Njësia për sport dhe shoqata të qytetarëve
- Njësia për mbrojtje sociale, të fëmijëve dhe të shëndetit
Udhëheqës
• Xhemi Hajredini
Email: xh.hajredini@struga.gov.mk
Orari i punës: 08:00 – 16:00
Ligje
