vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vërtetohet verifikimi i Programin projektues për përpilimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3

Vërtetohet verifikimi i Programin projektues për përpilimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3 – Shtëpi fundjave dhe objekte të tjera për banim të përkohshëm në Pk.nr.2839/41 dhe pjesë të Pk.nr.2839/40, Pk.nr.2839/42, Pk.nr.2839/43, Pk.nr.2839/3 dhe Pk.nr.2846 KK Strugë komuna e Strugës me nr.tek.11-04/24 nga muaji dhjetor 2024 e punuar nga ,,ÇIP GROUP,, shpknjp Shkup.

Programit projektues

Vërtetim për verifikim

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18, 89/22 dhe 171/22 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 26.11.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugës, të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të prekura nga implementimi për Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese:

Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.

  1. Për Përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugë, për të cilën përgjegjëse është SHPKNJP ,, ÇIP – GROUP,, a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, e miraton Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim G2.2- INDUSTRI E LEHTË FARMACEUTIKE DHE PRODHIM TË USHQIMIT, PRODHIME TË QUMËSHTIT, PRODUKTE KONDITORE , PIJE JOALKOOLOKE , UJË , PËRPUNIM TË PRODUKTEVE TË KOPSHTIT DHE FRUTAVE, DUHAN dhe të tjera në PK. Nr. 2837/33, KK Strugë, komuna e Strugës.

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

  1. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

    Formular

KOMUNA E STRUGËS

Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Rehabilitimi i rrugës në lagjen Ezerski Lozja në Strugë

NJOFTIM
Për disponueshmërinë e dokumentit

Lista e Kontrollit të Planit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Aspekteve Sociale për nën-projektin

Rehabilitimi i rrugës në lagjen Ezerski Lozja në Strugë, komuna e Strugës në kuadër të Projektit për lidhjen e rrugëve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të “Projektit për lidhjen e rrugëve lokale në R.M.V.” i cili është duke u zbatuar nga Njësia për Implementimin e Projektit (NIP) pranë Ministrisë së Transportit me mbështetje financiare nga Banka Botërore, dhe me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale, Komuna e Strugës ka aplikuar me projektin për “Rehabilitimin e rrugës në lagjen Ezerski Lozja në Strugë, komuna e Strugës”.

Në përputhje me Kornizën për Mjedisin dhe Aspektet Sociale të përgatitur në bazë të kërkesave të Bankës Botërore për Projektin, është përgatitur dokumenti draft “Lista e Kontrollit të Planit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Aspekteve Sociale” në të cilin janë analizuar ndikimet në mjedis dhe aspektet sociale që do të vijnë nga aktivitetet e planifikuara të Projektit.

Dokumenti “Lista e Kontrollit të Planit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Aspekteve Sociale” është vënë në dispozicion të publikut më 24.01.2025 në faqet zyrtare të internetit të:

Komunës së Strugës: https://www.struga.gov.mk
NIP: www.wbprojects-mtc.mk

Komentet tuaja mund t’i dorëzoni brenda 14 ditëve nga data e publikimit të dokumentit në faqen e internetit.

Njësia për Implementimin e Projektit
Ministria e Transportit

LISTA E KONTROLLIT TË PLANIT PËR MENAXHIMIN E MJEDISIT DHE ASPEKTEVE SOCIALE (PMMAS) Rehabilitimi i rrugës në lagjen Ezerski Lozja në Strugë, komuna e Strugës (linku i dokumentit)

FORMULAR PËR DORËZIMIN E KOMENTEVE DHE PROPOZIMEVE PËR Listën e Kontrollit të PMMAS për “Rehabilitimin e rrugës lokale në lagjen Ezerski Lozja” në komunën e Strugës (linku i dokumentit)

V E N D I M për përzgjedhje të kandidatit sipas konkursit publik numër 02/2024

Në bazë të   nenit 50 paragrafi  1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale  (,,Gazeta zyrtare e RM” nr.5/02), si dhe neni 22, neni 23 nga Ligji për mardhëniet e punës (”Gazeta zyrtare e RM”  pune (”Gazeta zyrtare e RM 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 149/2009, 16/2010, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/2013, 54/13, 170/13, 187/13, 34/14, 113/14, 145/14, 20/15,33/2015, 72/15, 74/15, 129/15, 167/15, 27/16, 120/18, 110/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës se Maqedonisë të Veriut” nr.267/2020), Kryetari i Komunës së Strugës solli

V E N D I M për përzgjedhje të kandidatit sipas konkursit publik numër 02/2024 për punësim për  persona të autorizuar në fushën e sigurisë në Njësinë Territoriale të zjarrfikësve në Komunën e Strugës, përmes shpalljes publike në kohë të pacaktuar

1. Zjarrfikës – shpëtimtar –vozitës për mjete speciale , në Njësinë Territoriale të zjarrfikësve në Komunën e Strugës,  vend pune  Zjarrfikës – shpëtimtar – vozitës me shifër të vendit të punës POZH 02 10 V03 000 -2 (dy) realizues, përzgjidhen:

–Haris Avmedoski
– Alil Demiroski

2. I emëruari do të punësohet në vendin e punës sipas pikës 1 pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, për çka do të sillet aktvendim i posaçëm për punësim. 3. Ky vendim hyn në fuqi me ditën e shpalljes.

Arseytim

Në datë 25.12.2024, Agjencia për punësim – Strugë shpalli Konkurs publik me numër 02/2024 në gazetat ditore, “Slloboden peçat” dhe “Koha”, për punësim të 2 (dyë) realizues për kohë të pacaktuar në vendin e punës  Zjarrfikës – shpëtimtar – vozitës në Njësinë Territoriale të zjarrfikësve në Komunën e Strugës Me aktvendim numër 04-266/1  me datë 06.01.2025 , nga ana e Kryetarit të Komunës, është formuar Komision për përzgjedhje për punësim sipas Konkursit publik, e cila e realizoi procedurën për selektim për punësim të punonjësit  sipas Ligjit për mardhënie pune.

Pas procedurës për selektim së realizuar, Komisioni përpiloi Procesverbal për përzgjedhja e realizuar për punonjësit, numër 04-266/2 me datë 10.01.2025, , si dhe Procesverba nga kontrolli i realizuar për besueshmërinë e fakteve dhe intervistë për punonjësit, numër 04-266/3  me datë 15.01.2025.

Në bazë të rezultateve nga të gjith fazat e selektimit, është përpiluar rang-listë përfundimtare të kandidatëve dhe propozim për punësim sipas konkursit 02/2024 dhe të njëjtat janë dorëzuar deri tek Kryetari i Komunës së Strugës me shkresë numër 04-266/4 me datë 15.01.2025.

Në pajim me Propozimin për punësim të kandidatit përmes Shpalljes publike nr 02/2024 numër 04-266/4  nga data 15.01.2025, Kryetari i Komunës së Strugës , solli vendim  si në dispozitiv.

UDHËZIM PËR VEPRIM JURIDIK: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrohet Kundërshtim deri tek Kryetari në afat prej 8 ditë nga dita e pranimit të Aktvendimit.

Vendimi

N J O F T I M

Ju njoftoj se seanca e 44-së e Këshillit të Komunës së Strugës është ricaktuar për datën 30.01.2025 (e enjte), me fillim në orën 10:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës.
Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  1. Propozim – Program për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  2. Iniciativa për përpunimin e Projektit urbanistic jashtë përfshirjes së planit urbanistic me destinim G3.1-Servise industrial, servise për mirëmbajtjen e automjeteve motorike, servise për mekanizimit bujqësore dhe ndërtimore ne PK nr.2832/49 dhe PK nr.2832/69 në KK Strugë, Komuna e Strugës.
  3. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Valdrin Dauti.
  4. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Ruzdije Mehmedi.
  5. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Pramvera Jaja.
  6. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Besime Arsllani.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

A ktvendim për konvokimin e mbledhjes së 44 (dyzetë e katërt) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 44 (dyzetë e katërt) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 44 (dyzetë e katërt) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 31.01.2025, (E Premte) me fillim në ora 10:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  1. Propozim – Program për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  2. Iniciativa për përpunimin e Projektit urbanistic jashtë përfshirjes së planit urbanistic me destinim G3.1-Servise industrial, servise për mirëmbajtjen e automjeteve motorike, servise për mekanizimit bujqësore dhe ndërtimore ne PK nr.2832/49 dhe PK nr.2832/69 në KK Strugë, Komuna e Strugës.
  3. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Valdrin Dauti.
  4. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Ruzdije Mehmedi.
  5. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Pramvera Jaja.
  6. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiarepër përsonin Besime Arsllani.

Materialet e mbledhjes së 44

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS

Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc, komuna e Strugës.)

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për  Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkteve konditoriale, pije joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe frutave, duhan e të tjera në Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc, komuna e Strugës.

Propozim – Raport

Njoftim

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(Pk.nr.187, Pk.nr.188, Pk.nr.189, Pk.nr.190/2 dhe pjesë e Pk.nr.1549 KK Vranisht – jashtë qytetit komuna e Strugës)

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim E-1.13 elektrana sipërfaqësore solare dhe fotovoltaike (panele me fot-tension për prodhimin e energjisë elektrike të cilat ndërtohen në tokë) me fuqi prej 1MW dhe tension të mesëm 10(20)KW kabëll nëntoksor prej 123m në Pk.nr.187, Pk.nr.188, Pk.nr.189, Pk.nr.190/2 dhe pjesë e Pk.nr.1549 KK Vranisht – jashtë qytetit komuna e Strugës

Propozim – Raport

Mendim

V E N D I M për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2024

             

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 dhe nr.99/2022), Kryetari  i Komunës së Strugës,

         V E N D I M për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2024

  1. Për kryerës të detyrave të punës në vend pune me shifër ADM 01 01 V02 000 me titull dhe emërtimBashkëpuntor i lartë – Bashkëpunëtor i lartë për arsim të mesëm dhe fillor në Njësin për arsim dhe kulturë  -Sektori për vepërimtari publike1,   zgjidhet kandidati: Blerona Musai
  • Nëpunësi administrativ do të avansohet në vendin e punës nga paragrafi paraprak, pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, në bazë të vendimit të miratuar
  • Ky vendim  do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.

                 A r s y e t i m

        Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.02/2024.

        Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 31.12.2024.

          Me Aktvendim numër 04-237/2 të datës 03.01.2025  u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.02/2023,  e  cila e relaizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-237/3 të datës 08.01.2025 dhe procesverbalin e intervistës nr.04-237/4 të datës 08.01.2025

         Në bazë të Listës përfundimtare me kandidatin e intervistuar dhe propozim vendmi për zgjedhjen e kandidatit të renditur në vendin e parë  me nr. 04-237/  të datës 08.01.2025, e përgatitur nga ana e Komisionit për selektim për avansim, bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi.

UDHËZIM JURIDIK:

Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës

Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,
-Njësia për menaxhim me resurse njerëzore

Vendimi