vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

SHPALLJE INTERNE

Në bazë të nenit 30, paragrafi (1) alineja (2) paragrafi (3) dhe paragrafi (4) dhe neni 48 paragrafi (4) nga Ligji për nëpunës administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015, 154/2015, 5/2016, 142/2016 dhe 11/2018 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/2019 dhe nr.14/2020, nr.215/2021 nr.99/2022 dhe 208/24), si dhe neni 2 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrës së parashtrimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrës së realizimit të selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrës së vlerësimit dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e selektimit, varësisht kategorisë së vendit të punës për të cilin është publikuar shpallje interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/2015, nr.35/2018 dhe nr.303/2020), në përputhjme me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Strugës numër 09-3840/1 të datës 05.10.2016, nr. 09-798 të datës 27.02.2017 nr.09-1969/1 të datës 04.04.2018, nr.09-2858 të datës 25.06.2018, dhe nr.09-3112 të datës 23.07.2019, nr.09-3604/4 nga 23.09.2019, nr.09-4988/2 të datës 16.12.2019, nr.04-103/1 të datës 09.01.2020, nr.09-3480 të datës 28.10.2020 09-4175/1 të datës 10.11.2021, nr. 09-4175/2 të datës 10.11.2021, nr. 09-2742/4 të datës 29.07.2021, nr. 03-3020/2 16.11.2021 dhe 09-3987/1 të datës 19.09.2022, si dhe në përputhje me nenin 50 paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02), në bazë të Planit vjetor për punësim për vitin 2024 me nr.35-2501/1 të datës 28.06.2024 dhe mendimi pozitiv nga Ministria për administrat publike-Shkup me nr.35-2501/9 të datës 02.09.2024, Komuna e Strugës, shpallë :

SHPALLJE INTERNE numër 02/2024
për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës

Komuna e Strugës nxjerr shpallje interne për avancim të 1 (një) nëpunës administrativ në vendin e punës:

  1. ADM0101V02000 me shifër të vendit të punës Bashkëpunëtor i lartë për arsim të mesëm dhe fillor në Njësin për arsim dhe kulturë , Sektori për veprimtari publike -1 (një) realizues .

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
    Kushte të veçanta:
    -VI A sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 180 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
  • Arsim, shkencat jurdike dhe administrat publike,

-njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë,
-më se paku 2 (dy) vite përvojë pune në profesion,
-njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),

Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të mesëm:

  • zgjidhjen e problemeve dhe vendosjen e çështjeve nga qarku i tij;
  • mësimi dhe zhvillimi
  • komunikimi
  • arritjen e rezultateve
  • duke punuar me punë të tjera/ekipore;
  • ndërgjegjësimin strategjik;
  • orientimin partiak/palët e interesuara;
  • menaxhment; dhe
  • menaxhimi financiar
    Orari i punës:
    -orë pune në javë: 40,
    -orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
    -Shuma financiare në rrogën neto është 35.473, оо denarë.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 (pesë) ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen perms arkivit të Komunës së Strugës deri te Njësija për menaxhim me resurse njerëzore në adresën Komuna e Strugës, rr. Sheshi Nënë Tereza p.n. Strugë si dhe deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk

Aplikim i parashtruar jo në kohën e duhur, fletëparaqitje jo e plotë dhe e çrregullt, nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit.

Procedura do të zbatohet nga Komisioni për selektim dhe avansim I formuar nga nga Sekretari i Komunës së Strugës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

SHPALLJA

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

SHPALLJE PUBLIK

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 14 të Ligjit për vetëqeverisje lokale “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 5/02), në lidhshmëri me nenin 20-g nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18” dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.143/19 dhe 14/20)” dhe në pajtim me nenin 11 nga ligji për zjarrfikës(“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.67/04, 81/07, 55/13, 158/14, 193/15, 39/16 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.152/2019),dhe neni 22 nga Ligji për marrdhënie pune(„Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ ,, бр. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe „ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ бр. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21 и 111/23), Komuna e Strugës, shpall –

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR 02 /2024 për punësim të përhershëm për 2 (dy) persona të autorizuar në fushën e sigurisë.

Zjarrfikës – shpëtimtar –vozitës i mjeteve speciale , në Njësinë Territoriale të zjarrfikësve në Komunën e Strugës, vend pune vend pune Zjarrfikës – shpëtimtar – vozitës i mjeteve speciale me shifër të vendit të punës POZH 02 10 V03 000 -2 (dy) realizues.

Kandidatët duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,

Kompetencat e përgjithshme të punës janë:

  • mësimi dhe zhvillimi,
  • komunikimi,
  • arritja e rezultateve,
  • puna me të tjerët/punë ekipore,
  • orientimi drejt palëve të interesuara
    (verifikimi i kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të punës do të kryhet në fazën e intervistës)

Kushte të veçanta:

  • nivel të kualifikimeve: kualifikimet IV sipas kornizës Maqedonase të kualifikimeve dhe të fituara 180 ose 240 kredite sipas SETK ose MKSOO ose së paku arsimi i lartë ose i mesëm,
  • përvojë pune: së paku një vit në profesion e regjistruar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut si përvojë pune.

Kushte të tjera të veçanta:

  • ka kaluar testin e shoferit – kategoria C

Orari i punës:

  • orari i punës së punëmarrësit caktohet në 40 orë në javën e punës.(me kohë të plotë) dhe zgjat pesë ditë pune.
    Orari i punes se punonjesve zhvillohet me turne Puna me turne zgjat 12 ore dhe qe:
    Ndërrimi i parë (ndërrimi i ditës) fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00
    Ndërrimi i dytë (ndërrimi i natës) fillon në orën 19:00 dhe përfundon në orën 7:00 të ditës së nesërme.
    Punëmarrësi është i detyruar, me kërkesë të punëdhënësit, të punojë me orar të plotë (jashtë orarit) sipas kushteve të përcaktuara nga ZRO dhe kontrata kolektive.

-Shuma financiare në rrogën neto është 25.357, oo denarë.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen deri te arkivi I Komunës së Strugës, rr.Partizanska pa nr. Strugë. Fletëparaqitja dhe dokumentet e bashkëngjitura përmes sportelit të arhivës të Komunës së Strugës të dorzohen deri tek Njësia për udhëheqje me resurset njerëzore me mbishkrim Shpallje Publike si dhe në formë elektronike të dërgohen deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Aplikim dokumentacionin e kërkuar të mëposhtëm

  • Certifikata e Shtetësisë së Republikës së Maqedonisë (origjinale ose e noterizuar).
  • Diplomë e arsimit të përfunduar (origjinal ose e vërtetuar në noter).
    Ekstrakt nga historiku i punësimit nga Qendra e Punësimit, si dëshmi e përvojës së punës (origjinale ose e vërtetuar në noter).
    -Vërtetim mjekësor si dëshmi se ka aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës që kërkon
  • patentë shoferi për testin e kaluar të drejtimit – kategoria C (fotokopje e vërtetuar nga noteri); – Dokumenti
  • vërtetim se nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me ndalimin e ushtrimit të një profesioni, veprimtarie ose detyre. Procedura e përzgjedhjes do të kryhet në fazat e mëposhtme: kontrolli i plotësisë së aplikimit dhe provave, kontrolli i besueshmërisë së provave dhe intervista;
    Kryetari me vendim themelon Komisionin Përzgjedhës, i cili brenda tetë ditëve nga përfundimi i afatit për regjistrim në konkurs, kontrollon nëse kandidatët kanë dorëzuar provat e detyrueshme për plotësimin e kushteve të shpalljes. Nëse gjatë verifikimit konstatohet se mungon ndonjë provë, komisioni është i detyruar t’i kërkojë kandidatit plotësimin e provave brenda tri ditëve.
    Pas kompletimit të dokumentacionit, komisioni përzgjedhës kontrollon besueshmërinë e provave. Pas kontrollit të besueshmërisë së provave, caktohet dhe zhvillohet një intervistë. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet mbi bazën e kritereve të qarta dhe transparente, të përcaktuara nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pas kryerjes së procedurës së përzgjedhjes, bëhet një listë renditje e kandidatëve që kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes për çdo pozicion të ndryshëm pune nga shpallja publike.
    Komisioni përzgjedhës ia dorëzon kryetarit të bashkisë listën e renditur të kandidatëve, i cili bën përzgjedhjen brenda 15 ditëve. Punonjësi në repartin territorial të zjarrfikësve ka detyrimin që brenda një viti nga dita e punësimit të pajiset me certifikatën e kualifikimit të fituar të zjarrfikësit, të lëshuar nga një institucion i autorizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të kundërt i ndërpritet marrëdhënia e punës.

Vendimi për përzgjedhjen do të merret brenda afatit sipas nenit 23 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

Shpallja
Flet aplikimi

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(pjesë nga Bllok 5)

 

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14,  44/15, 129/15, 192/15, 99/18, 89/22 dhe 171/22), Kryetari i Komunës së  Strugës më 13.09.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për  Përpunimi i  Planit  Detal urbanistik (PDU) në NJU1, pjesë nga  Bllok 5, Komuna e Strugës (periudha planore 2024-2029), të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

2. Si organe të brengosura nga implementimi për Përpunimi i  Planit  Detal urbanistik (PDU) në NJU1, pjesë nga  Bllok 5, Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese: Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin  jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare,  përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe  të qytetarëve.

3. Për  Përpunimin e  Planit  Detal urbanistik (PDU) në NJU1, pjesë nga  Bllok 5, Komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është   ,, QIP-GROUP ,, SHPKNJP Shkup ,  a  të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, miratimi i Përpunimit të  Planit  Detal urbanistik (PDU) në NJU1, pjesë nga  Bllok 5, Komuna e Strugës,  do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.           

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6.Kundër këtij vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULARI

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 43 (dyzetë e tre) Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 43 (dyzetë e tre) Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 43 (dyzetë e tre) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 25.12.2024, (E mërkurë) me fillim në ora 09:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e Programit për punën e NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2025.
  2. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Vendimit për miratimin e Programit për punën e NPK “Higjiena” – Llabunishtë për vitin 2025.
  3. Aktvendim për ndalimin e publikimit e rregullores të miratuar nga Këshilli i i komunës së Strugës.
  4. Propozim – Program për punën e Këshillit të komunës së Strugës.
  5. Propozim – Buxhet i Komunës së Strugës për vitiin 2025.
  6. Propozim – Vendim për realizimin e Buxhetit të Komunës  për vitin 2025.
  7. Propozim – Vendim për lartësinë e maksimumit të arkës për vitin 2025 të llogarisë së komunës së Strugës.
  8. Propozim – Vendim për përcaktimin  e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim fillor për vitin 2025.
  9. Propozim – Vendim për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim të  mesëm për vitin 2025.

Materialet e mbledhjes se 43

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Aktvendim për shtyrjen e mbledhjes së 42 ( dyzetë e dy) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për shtyrjen e mbledhjes së 42 ( dyzetë e dy) të Këshillit të Komunës së Strugës

Shtyhet seanca e 42 (dyzet e dytë) e Këshillit të Komunës së Strugës, e caktuar për datën 13.12.2024.

Seanca shtyhet për datën 16.12.2024 (e hënë) me fillim në ora 10:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Komunës së Strugës.

A r s y e t i m

Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, më 06.12.2024, ka miratuar Aktvendim për thirrjen e seancës së 42-të të rregullt të Këshillit të Komunës së Strugës.
Për shkak se salla e mbledhjeve të Këshillit është e zënë në atë datë, për çështje urgjente, mbledhja do të shtyhet dhe do të ricaktohet për datën 16.12.2024 duke filluar nga ora 10:30.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 42 (dyzetë e dy)të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 42 (dyzetë e dy)të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 42 (dyzetë e dy) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 13.12.2024, (E premte) me fillim në ora 09:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e dyzet e një të Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Raport për gjendjen në fushën e kriminalistikës, rendit publik, qetësisë dhe sigurisë në komunikacionin rrugor në zonën e SP të kompetencës së përgjithshme – Strugë për periudhën prej datës 01.01.2024 deri më 30.06.2024.
  2. Kërkesë nga Bashkësia Lokale e fshatit Belicë e Epërm dhe Shoqata “Qendra e Gjelbër Rajonale” – Ohër.
  3. Vendim për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve nga Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2024.
  4. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e raportit financiar të NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për periudhën 01.07.2024-30.09.2024.
  5. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e raportit financiar të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Strugë për periudhën 01.01.2024-30.09.2024.
  6. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e Programit për punën e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Strugë.
  7. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e planit financiar të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Strugë.
  8. Propozim – Vendim për mnërmarrjen e borxhit.
  9. Propozim – Vendim për nisjen e procedurës për ndërprerjen e funksionimit të NP “Ujësjellës Dollogozhdë” dhe hapjen e procedurës së falimentimit.
  10. Propozim – Programi për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në zonën e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  11. Propozim – Program për punën e Njësisë territoriale të zjarrfikjes pranë Komunës së Strugës për vitin 2025.
  12. Programi i Njësia për Zhvillim lokal ekonomik të Komunës së Strugës për vitin 2025.
  13. Propozim – Program për aktivitetet në fushën e arsimit të Komunës së Strugës për vitin 2025.
  14. Propozim – Program për kulturë.
  15. Propozim – Program për sport dhe organizata joqeveritare.
  16. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës për të rinjtë në vitin 2025.
  17. Propozim – Programi për mbrojtje sociale dhe mbrojtje shkëndetësore të fëmijëve.
  18. Program për barazi gjinore.
  19. Programi për propagandën e përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrimin e turistëve për vitin 2025.
  20. Programi për mbrojtjen e mjedisit jeësor për vitin 2025.
  21. Propozim – Program për vendosjen e pajisjeve urbane në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  22. Propozim – Rregullore për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e pajisjeve urbane dhe kampingut.
  23. Propozim – Vendim për përcaktimin dhe pagesë të taksës komunale 2025.
  24. Propozim – Vendim për nevojën e vendosjes së pajisjeve urbane.
  25. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për vendosjen e pajisjeve urbane dhe kushtet, mënyrën dhe procedurën për dhënien e miratimit për vendosjen e pajisjeve urbane dhe leje për kryerjen e veprimtarive jashtë objektit afarist në territorin e komunës së Strugës.
  26. Propozim – Program për ndërtimin e sinjalizimit të komunikacionit në Komunën e Strugës për vitin 2025.
  27. Propozim – Program për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale në Komunën e Strugës për vitin 2025.
  28. Iniciativa për përpunimin e proketit urbanistik me plan për parcelimi për PK 17.28, PK 17.28.1, PK.2 dhe PK 17.50 nga PDU për Vreshtat e Liqenit pjesa 1 dhe 2, Komuna Strugë.
  29. Iniciativa për përpunimin e proketit urbanistik me plan për parcelimi për PK 17.37, PK 17.38 dhe PK 17.39 nga PDU Vreshtat e Liqenit pjesa 1 dhe 2, Komuna e Strugës.
  30. Propozim – Aktvenndim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e anëtarëve të Shtabit Hapësinor për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Strugës dhe zbatues për punën administrative-teknike dhe operative.
  31. Propozim – AKtvendim për shkarkimin e anëtarit të këshillit drejtues në NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë.
  32. Propozim – Aktvendim për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit shkollor të SHMK “Niko Nestor” – Strugë.
  33. Propozim – AKtvendim për emërimin e anëtarit të Këshillit drejtues të ISHP Shtëpia e Shëndetit – Vevçan.
  34. Rregullore për publikimin e rregulloreve dhe akteve në “Informatorin zyrtare të Komunës së Strugës”.
  35. Propozim – Vendim për dhënie të përkohshme me qera të sendeve të paluajtshme-hapësira afariste e objektit në f.Misllodezhdë pronësi e komunës së Strugës.
  36. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të sendit të paluajtshëm.
  37. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të sendit të paluajtshëm.
  38. Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formimin e paraleleve të kombinuara në SHFK “Murat Llabunishti” – f Llabunishtë për vitin akademik 2024/2025.
  39. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Marigona Zhaku Mena.
  40. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Afërdita Abdullah.
  41. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Elizabeta Dimoska.
  42. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Vesna Markoska.
  43. Propozim – Vendim për dhënie të ndihmës financiare për përsonin Flamur Xhila
  44. Propozim – Vendim për dhënien e ndihmës financiare për përsonin Asibe Jaya.

Materialet e mbledhjes se 42
pjesa e parë
pjesa e dytë
pjesa e tretë
pjesa e katërt

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik(Pk.nr.1111/1, Pk.nr.1111/3 dhe Pk.nr.1077/5 KK Morovisht)

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për  Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objekteve me destinim G2.1 -Ndërtesa industriale të industrisë së lehtë dhe jondotëse, komplekse fabrike, puntori industriale, salla për montim, kaldaja, stacione gjeneruese, baza për prodhim të asfaltit dhe betonit në Pk.nr.1111/1, Pk.nr.1111/3 dhe Pk.nr.1077/5 KK Morovisht komuna e Strugës.

Propozim – Raport

Njoftim

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(Podgorc)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16,99/18, 89/22 и 171/22), Kryetari i Komunës së Strugës më 27.08.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Рrojektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkteve konditoriale, pijeve joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe fruta, duhan e të tjera në Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc komuna e Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të prekura nga implementimi përРrojektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkteve konditoriale, pijeve joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe fruta, duhan e të tjera në Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijues :
    Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
  2. Për Рrojektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkteve konditoriale, pijeve joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe fruta, duhan e të tjera në Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc komuna e Strugëspër të cilën përgjegjëse është SHPKNJP ,, CIP-GROUP SHKUPa të cilën e miraton Këshilli i Komunës, e miratonРrojektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkteve konditoriale, pijeve joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe fruta, duhan e të tjera në Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc komuna e Strugës,do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(PK nr.1111/1, PK 1111/3 dhe PK 1075/5 KK Morovisht )

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18, 89/22 и 171/22), Kryetari i Komunës së Strugës më 23.07.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objekteve me Qëllim G2.1- ndërtesa industriale të industrisë së lehtë dhe jondotëse, komplekse fabrike, puntori industriale, salla për montim, kaldaja, stacione gjeneruese, baza për prodhim të asfaltit dhe betonit në PK nr.1111/1, PK 1111/3 dhe PK 1075/5 KK Morovisht Komuna e Strugës, të cilën e miraton Këshilli i Komunës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të prekura nga implementimi për Projektit urbanistik për ndërtim të objekteve me Qëllim G2.1- ndërtesa industriale të industrisë së lehtë dhe jondotëse, komplekse fabrike, puntori industriale, salla për montim, kaldaja, stacione gjeneruese, baza për prodhim të asfaltit dhe betonit në PK nr.1111/1, PK 1111/3 dhe PK 1075/5 KK Morovisht Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijues :
    Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
  2. Për Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objekteve me Qëllim G2.1- ndërtesa industriale të industrisë së lehtë dhe jondotëse, komplekse fabrike, puntori industriale, salla për montim, kaldaja, stacione gjeneruese, baza për prodhim të asfaltit dhe betonit në PK nr.1111/1, PK 1111/3 dhe PK 1075/5 KK Morovisht Komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është SHPKNJP ,, IN-PUMA,,- SHKUP a të cilën e miraton Këshilli i Komunës, e miraton Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objekteve me Qëllim G2.1- ndërtesa industriale të industrisë së lehtë dhe jondotëse, komplekse fabrike, puntori industriale, salla për montim, kaldaja, stacione gjeneruese, baza për prodhim të asfaltit dhe betonit në PK nr.1111/1, PK 1111/3 dhe PK 1075/5 KK Morovisht Komuna e Strugës, do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

  1. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.
  2. Me këtë Vendim shfuqëzohet Vendimi për realizimin e vlersimit strategjik nr. 12-2532 të datës 01.07.2024.

FORMULARI

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko