vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(Pk.nr.2000/1 dhe Pk.nr.2001/1 KK Misleshovë)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16,99/18, 89/22 и 171/22), Kryetari i Komunës së Strugës më 03.09.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3 – Shtëpi banimi për banim të përkohshëm – shtëpi fundjave në Pk.nr.2000/1 dhe Pk.nr.2001/1 KK Misleshovë jashtë qytetit komuna e Strugës., është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të prekura nga implementimi e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3 – Shtëpi banimi për banim të përkohshëm – shtëpi fundjave në Pk.nr.2000/1 dhe Pk.nr.2001/1 KK Misleshovë jashtë qytetit komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijues :
    Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
    3.Për Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3 – Shtëpi banimi për banim të përkohshëm – shtëpi fundjave në Pk.nr.2000/1 dhe Pk.nr.2001/1 KK Misleshovë jashtë qytetit komuna e Strugës,për të cilën përgjegjëse është SHPKNJP „PRO INZHENERING – TETOVË“ të cilën e miraton Këshilli i Komunës, e miraton Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3 – Shtëpi banimi për banim të përkohshëm – shtëpi fundjave në Pk.nr.2000/1 dhe Pk.nr.2001/1 KK Misleshovë jashtë qytetit komuna e Strugës,do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
    4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(FTTH Turistike në veri)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), Kryetari i Komunës së Strugës më 28.10.2024, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për PROJEKTI URBANISTIK PËR INFRASTRUKTURË për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikacionit – FTTH Turistike në veri , KK Strugë, Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.

  1. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
  2. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PROJEKTIT URBANISTIK PËR INFRASTRUKTURË për ndërtimin e infrastrukturës optike të telekomunikacionit – FTTH Turistike në veri , KK Strugë, Komuna e Strugës, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor .
    4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(FTTH Globoçica përëndimore)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), Kryetari i Komunës së Strugës më 28.10.2024, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për PROJEKTI URBANISTIK PËR INFRASTRUKTURË për përpunimin e infrastrukturën optike të komunikacionit – FTTH Globoçica përëndimore, KK Strugë, Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.

  1. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
  2. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PROJEKTI URBANISTIK PËR INFRASTRUKTURË për përpunimin e infrastrukturën optike të komunikacionit – FTTH Globoçica përëndimore, KK Strugë, Komuna e Strugës, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor .
    4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(Bllok 4 në NJU 11)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 99/18, 89/22 dhe 171/22), Kryetari i Komunës së Strugës më 03.10.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, Komuna e Strugës (Procedur e përbashkët), të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, Komuna e Strugës (Procedur e përbashkët), përcaktohen subjektet vijuese : Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe të qytetarëve.
  2. Për Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, Komuna e Strugës (Procedur e përbashkët), për të cilën përgjegjëse është ,, NJU VIZHEN SHPK OHËR ,, , a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, miratimi i Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Komuna në pëllëmbë të dorës

Komuna e Strugës i bashkohet fushatës „ Komuna në pëllëmbë të dorës “. 
Kemi kënaqësinë të njoftojmë mbështetjen tonë për fushatën ” Komuna në pëllëmbë të dorës “, një nismë që synon të  rrisë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale përmes përdorimit të përmirësuar të faqeve të internetit të  komunave.

Fushata u përgatit nga Projekti i USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, në bashkëpunim  me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Komuna jonë bashkëpunon në mënyrë aktive me këtë projekt me qëllim për të:

∙Përmirësuar menaxhimin e financave publike komunale;
∙Planifikim dhe realizim më efikas i buxhetit;
∙Rritjen e transparencës dhe llogaridhënies fiskale;
∙Përmirësimin e mbledhjes së të hyrave nga burimet vetanake;
∙qasje më i madh në burimet e jashtme të financimit;
∙Krijimin e kushteve për përfshirjen e sektorit privat

Qëllimi i fushatës “Komuna në pëllëmbë të dorës” është informimi i qytetarëve dhe bizneseve për të drejtat dhe  detyrimet e tyre, si dhe për t’u siguruar atyre qasje më të lehtë në shërbimet komunale.

Në kuadër të fushatës, ne do të përditësojmë rregullisht kanalet tona të komunikimit me informacione të reja nën  juridiksionin e komunës, të cilat do të inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të  informohen në mënyrë aktive për funksionimin e komunës.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të mbështesin fushatën, e cila do të  rrisë transparencën dhe llogaridhënien në vetëqeverisjen lokale.

Vizitoni faqen e bashkisë, kërkoni dhe merrni informacionin e nevojshëm.

Përfshihuni në krijimin e një komune transparente

Mëso më shumë për:

Prokurimi publik i 42 sistemeve të paneleve diellore (5 kW) për Komunën e Strugës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Bashkinë e Pogradecit, në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të projektit “Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore KULTUR” financuar nga Bashkimi Evropian me kontratën nr. IPA/2021/429005 në kuadër të aktivitetit
2.2: Përmirësimi i konsumit të energjisë nga ofruesit e shërbimeve turistike që promovojnë energjinë e gjelbër, instalimin PV, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm Mjedisor, GREEN INSTITUTI shpall thirrje për:
Prokurimi publik i 42 sistemeve të paneleve diellore (5 kW) për Komunën e Strugës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Bashkinë e Pogradecit, në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentacionin e plotë për aplikim në këtë thirrje mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: 14 dhjetor 2024
Dokumentacionin e plotë të tenderit duhet ta dorëzoni me postë ose në sportelin e institucionit, në adresën:
Zelen Institut, Blvd. Koco Racin 20/23, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kontakt email : project.cooltour2022@gmail.com
Thirrja me dokumentacionin e tenderit për këtë prokurim publik gjendet edhe në ueb faqen e mëposhtme:

https://www.greeninstitute.mk/mk/vesti/225-invitation-to-tender-for-supply-of-40-photovoltaic-panels-systems-5kw-municipality-of-struga-north-macedona-and-municipality-of-pogradec-albania

A ktvendim për konvokimin e mbledhjes së 41 (dyzetë e një) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 41 (dyzetë e një) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 41 (dyzetë e një) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.11.2024, (E premte) me fillim në ora 09:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e tridhjetë e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e tridhjetë e nëntë të Këshillit të komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e dyzetë të Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e tretë 2024.
  2. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  3. Propozim – Plan i programit për zhvillim të Komunës së Strugës – Ndërtim dhe rikonstruim i ujësjellësve.
  4. Propozim – Plan i programit për zhvillim të Komunës së Strugës – Ndërtim i rrugëve dhe rrugicave lokale.
  5. Raport financiar për punën e NP “Komunallno” – Strugë për periudhën nga data 01.07. deri më 30.09.2024.
  6. Raport financiar për punë- kuartali tretë 01.07.-30.09.2024 i NP “Eko Struga” – Strugë.
  7. Program për punë dhe zhvillim të NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2025.
  8. Raport për gjendjen e sferës së kriminalistikës, rendit publik dhe sigurimit të komunikacionit rrugor në territorin e SP nga kompetenca e përgjithshme – Strugë për periudhën nga 01.01.2024 deri më 30.06.2024.
  9. Raport vjetor për punën e EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin shkollor 2023/2024.
  10. Program vjetor për punën e EPÇKF “8 Marsi”–Strugë për vitin shkollor 2024/2025.
  11. Program vjetor për punën e veprimtarisë edukativo-arsimor të Konviktit për vitin shkollor 2024/2025.
  12. Kërkesë nga Bashkësia vendore e f.Belicë e Sipërme dhe Shoqata “Qendra e gjelbërt rajonale” – Ohër.
  13. Raport për programet e sektorit për veprimtari publike për vitin 2023.
  14. Raport për realizimin e Programit për përkrahje dhe financim i OJQ komuna e Strugës për vitin 2023.
  15. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e kulturës për vitin 2023.
  16. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e sportit dhe të rinjve në vitin 2023.
  17. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2023
  18. Propozim – Program për aktivitetet në sferën e arsimit të Komunës së Strugës për vitin 2025.
  19. Propozim – Vendim përpranimin e Informacion.
  20. Propozim – Program për finansimin e përpunimit të planeve urbanistike për vitin 2025.
  21. Propozim – Program për punë në sferën e zotërimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e komunës së Strugës.
  22. Propozim – Vendim për emërimin e anëtarit të këshillit shkollor në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë.
  23. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me dedikim G2-Industri e lehtë dhe jondotëse në PK 2321/1 kk Misleshovë jashtë qytetit Komuna e Strugës.
  24. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Demirka Zeqiroska.
  25. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Gëzime Nasufi.
  26. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Roza Tortoska.
  27. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Albulena Alla.
  28. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Mensur Xhakoski.
  29. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare nga Elijesa Alushi.

Materialet e mbledhjes së 41

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,Arbëresha Vlashi

Ftesë

Të nderuar,
Në nder të 80 vjetorit të çlirimit të Strugës, Këshilli i komunës së Strugës ka nderin T’ju ftojë në seancen solemne në këtë rast të rëndësishëm.
Seanca solemnde do të mbahet në datë 8 Nëntor me fillim në orën 09:00 në sallën e Këshillit të komunës së Strugës.
Ju ftojmë të jeni pjesë e ketij manifestimi dhe së bashku ta festojmë jubileun e madh te qytetit tonë.

A K T V E N D I M për konvokimin e Seancës solemne të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 23 paragrafi 1 dhe nenit 25 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 2/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22) dhe nenit 58 të Rregullores për punën e Këshillit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 4/12), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e Seancës solemne të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj Seancën solemne të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 08.11.2024, (E premte) me fillim në ora 09:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  1. Shënimi i 80 vjetorit të lirimit të Strugës nga fashistët.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi