vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş
Ju njoftojmë se seanca e 25 – të e Këshillit të komunës së Strugës, e caktuar për datën 28.07.2023, në ora 10:00, ËSHTË SHTYRË. Për datën e mbajtjes së seancës do ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 25 (njëzetë е pestë)
të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 25 (njëzetë е pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 28.07.2023, (E premte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S
– Procesverbal nga seanca e njëzetë е tretë e Këshillit të komunës së Strugës.
– Procesverbal nga seanca e njëzetë е katër e Këshillit të komunës së Strugës.
– Procesverbal nga seanca e dytë jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës.
Shkarko materialet e mbledhjes së 25-të
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi
Në kuadër të projektit “Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore – KULTUR”, financuar nga BE – IPA/2021/429-005, në lidhje me zbatimin e aktivitetit të parashikuar Forcimi i kapaciteteve të ofruesve turistikë dhe operatorët në komunat e Strugës dhe Pogradecit do te mbahet një varg me trajnime për qëndrueshmërinë e turizmit me temat e mëposhtme:
TRAJNIM 1: ÇFARË DO TË THOTË TË JETOSH NË NJË RAJON TË UNESCO-S DHE NDIKIMI NË TURIZËM – 04.07.2023.
TRAJNIM 2: ROLI I KOMUNITETEVE DHE BIZNESEVE LOKALE NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM – 05.07.2023.
TRAJNIM 3: AFTËSITË E KOMUNIKIMIT NË SEKTORIN E TURIZMIT – 06/07/2023.
TRAJNIM 4: SI TË KRIJONI NJË PËRVOJË TURISTIKE? – 10.07.2023
TRAJNIM 5: ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURËS TURISTIKE PËR QËNDRUESHMËRINË E TURIZMIT- 11.07.2023.
Trajnimet do të mbahen në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës duke filluar nga ora 10:00.
Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni Ketu .
Përveç këtij emali, ju dërgojmë ftesë dhe agjenda për trajnimet te ardhshme.
Për trajnimin që do të mbahen më 10 dhe 11 korrik, agjendat do t’i merrni gjatë javës së punës.
Për çdo pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni.
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 24 (njëzetë е katërt) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 24 (njëzetë е katërt) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 07.06.2023, (E mërkurë) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S
– Procesverbal nga seanca e njëzetë е dy e Këshillit të komunës së Strugës.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,Arbëresha Vlashi
NJ O F T I M
Për realizimin e shqyrtim publik të Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2-industri e lehte farmaceutike dhe prodhime ushqimore, prodhimet konditoriale, pije joalkoolike, ujë, përpunim I prodhimeve tëkopshtit dhe frutave, duhan etj, në pjesë të PK nr. 2829/3, 2829/25, 2829/26, 2829/27,2829/28 dhe pjesë të pk nr. 2830/1, KK Strugë, v.q. Popovo Bllato, Komuna e Strugës.
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 23 (njëzetë е tretë)
të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 23 (njëzetë е tretë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 18.05.2023, (E enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S
– Procesverbal nga seanca e njëzetë е një e Këshillit të komunës së Strugës.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi