vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vërtetohet verifikimi i Programit projektues për hartimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore në Pk.nr.723 KK Kalisht komuna e Strugës për ndërtim të kompleksit turistik nga shtëpitë për banim për banim të përkohshëm – shtëpi fundjave (destinimi A4.3), me nr.tek.09/2023 nga muaji korrik 2023, punuar nga “TD NJU VIZHEN” shpk Ohër

Vërtetim për verifikim

Programit projektues

Propozim – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Ndryshim dhe plotesim të pjesës nga plani urbanistik General për qytetin e Strugës.NJU 6 dhe pjes nga NJU 8,bllok 18, bllok 19 dhe bllok 23,me perpunim detal të pjesës nga blloku 18 dhe pjes nga blloku 23 (procedura e unifikuar me PGJU dhe dhe PGU) KK Strugës Komuna e Strugës.

Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Ndryshim dhe plotesim të pjesës nga plani urbanistik General për qytetin e Strugës.NJU 6 dhe pjes nga NJU 8,bllok 18, bllok 19 dhe bllok 23,me perpunim detal të pjesës nga blloku 18 dhe pjes nga blloku 23 (procedura e unifikuar me PGJU dhe dhe PGU) KK Strugës Komuna e Strugës.

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, dhe 99/18 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 11.07.2023, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

  1. Për Programin planor për Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
  1. Si organe të prekura nga implementimi për Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese :
    Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni Maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e Komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
  2. Për Programin planor për Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 Komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është IN – PUMA SHPK Shkup
    , a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, Ndryshim dhe plotesim të planit detal urbanistik për UE4 PJESË E BLLOKUT 15 PËRFSHIRJA 3 Komuna e Strugës do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
    4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.
    5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.
  1. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.


    Formular

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (PK nr. 193 , KK Frëngovë, Komuna e Strugës)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, dhe 99/18 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 05.07.2023, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

  1. Për Programin projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtimin e objektit me Qëllim A4.3-SHTËPI VIKENDI DHE OBJEKTE TË TJERA PËR BANIM TË PËRKOHSHËM , në PK nr. 193 , KK Frëngovë, Komuna e Strugës, të cilën e miraton Kryetari i komunës së Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
  1. Si organe të prekura nga implementimi për Programin projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtimin e objektit me Qëllim A4.3-SHTËPI VIKENDI DHE OBJEKTE TË TJERA PËR BANIM TË PËRKOHSHËM , në PK nr. 193 , KK Frëngovë, Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet vijuese :
    Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
  2. Për Programin projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtimin e objektit me Qëllim A4.3-SHTËPI VIKENDI DHE OBJEKTE TË TJERA PËR BANIM TË PËRKOHSHËM , në PK nr. 193 , KK Frëngovë, Komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është SHPKNJP ,, IN-PUMA ,, a të cilën e miraton Kryetari i Komunës së Strugës, e miraton programin projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtimin e objektit me Qëllim A4.3-SHTËPI VIKENDI DHE OBJEKTE TË TJERA PËR BANIM TË PËRKOHSHËM , në PK nr. 193 , KK Frëngovë, Komuna e Strugës, do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.

4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

  1. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

Formular

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 26 (njëzetë e gjashtë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 26 (njëzetë e gjashtë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 26 (njëzetë e gjashtë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 22.08.2023, (E martë) me fillim në ora 12:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e dytë nga viti 2023.
  2. Ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2023.
  3. Plan vjetor për punësim në NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2024.
  4. Raport për punën në NP “Komunallno”-Strugë, për periudhën prej datës 01.04 deri në datën 30.06.2023.
  5. Raport finansiar për punë në kuartalin e dytë prej datës 01.04-30.06.2023 të NP “Eko Struga” – Strugë.
  6. Raport për punën në NPK “Higjiena”f.Llabunishtë për periudhën nga data 01.04.2023 deri në datën 30.06.2023.
  7. Raport vjetor për punën e Shkollës Fillore Komunale  të Muzikës – Strugë për vitin shkollor 2022/2023.
  8. Program vjetor për punë në Shkollën Fillore Komunale  të Muzikës – Strugë për vitin shkollor 2023/2024.
  9. Raport vjetor për punë në SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2022/2023.
  10. Program vjetor për punë në SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2023/2024.
  11. Program vjetor për punë në SHFK “Bashkimi” – f.Oktis për vitin shkollor 2023/2024.
  12. Program vjetor për punë në SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për vitin shkollor 2023/2024.
  13. Program vjetor për punë në SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm për vitin shkollor 2023/2024.
  14. Program vjetor për punë në SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin shkollor 2023/2024.
  15. Program vjetor për punë në SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë për vitin shkollor 2023/2024.
  16. Raport vjetor për punë në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin shkollor 2022/2023.
  17. Program vjetor për punën në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin shkollor 2023/2024.
  18. Kërkësë për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formimin e paraleleve të kombinuara në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin shkollor 2023/2024.
  19. Kërkësë për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formimin e paraleleve të kombinuara në SHFK “Bashkimi” – f.Oktis për vitin shkollor 2023/2024.

Shkarko materialet e mbledhjes së 26-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (NJU 11 bllok 2 pjesa 1)

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

  1. Për Programin e planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsimeve në Planin Detal urbanistik për NJU 11 bllok 2 pjesa 1, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2027) dhe Programi i planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotësimeve në Planin Gjeneral Urbanistik të Strugës (2007-2017) për bllokun 2 NJU 11, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2032), të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
  1. Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e Programit të planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsimeve në Planin Detal urbanistik për NJU 11 bllok 2 pjesa 1, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2027) dhe Programi i planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotësimeve në Planin Gjeneral Urbanistik të Strugës (2007-2017) për bllokun 2 NJU 11, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2032), përcaktohen subjektet vijuese :
    Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
  2. Për përpunimin e Programit të planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsimeve në Planin Detal urbanistik për NJU 11 bllok 2 pjesa 1, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2027) dhe Programi i planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotësimeve në Planin Gjeneral Urbanistik të Strugës (2007-2017) për bllokun 2 NJU 11, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2032), për të cilën përgjegjëse është ÇIP GROUP SHKUP, a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, miratimi i Programit të planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsimeve në Planin Detal urbanistik për NJU 11 bllok 2 pjesa 1, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2027) dhe Programi i planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotësimeve në Planin Gjeneral Urbanistik të Strugës (2007-2017) për bllokun 2 NJU 11, komuna e Strugës (periudha planore 2022-2032), do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
    4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

Formulari

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

N J O F T I M

Ju njoftoj se seanca e 25-së e Këshillit të Komunës së Strugës është ricaktuar për datën 22.08.2023 (e martë), me fillim në orën 09:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës.
Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e njëzetë е tretë e Këshillit të komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e njëzetë е katër e Këshillit të komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e dytë jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Plan vjetor për punësim në SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin 2024.
  2. Plan vjetor për punësim në SHFK “Goce Delçev” – f.Jabllanicë për vitin 2024.
  3. Plan vjetor për punësim në SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin 2024.
  4. Plan vjetor për punësim në SHFK “Murat Labunishti” – f.Labunishtë për vitin 2024.
  5. Propozim – Vendim për qëllimin e realizimit të projekteve me huazime nga Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik (PSEEP).
  6. Kërkesë nga Golden Fist.
  7. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e grupeve në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë, me numër më të ulët respektivisht më të madh të fëmijëve nga numri ligjërisht i përcaktuar.
  8. Vendim për caktimin e orarit të punës për të punësuarit në EPÇKF “8 Marsi”-Strugë.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi, d.v.