vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së tetë të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së tetë të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 8 (tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.04.2018,     (E hënë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S (more…)

Njoftim

Në pajtim me shkresën e pranuar nga Drejtoria  për mbrojtje dhe shpëtim – Njësia rajonale për mbrojtje dhe shpëtim – Strugë, dhe prognozën meterologjike me të cilën njoftohen se pritet  rritje të madhe të derdhjes së ujit në  derdhjen e ujit në teritorrin e lumit Drini Zi dhe rritje të nivelit në liqenin akumullues Glloboçicë.
Për atë shkak pritet  që vërshimi i ujit nëpërmjet pusetës së digës dhe lëshimit të ujit në shtratin e vjetër të lumit Drini Zi, përtej digës, me çka pritet  përmbytje në Rrugën regjionale Strugë – Dibër, përtej digës ku në pjesën më të ulët të rrugës (para f.Llukovë) pritet lartësi e nivelit të ujit të arrijë rreth 1 metër. Vërshimet më të mëdha të ujit pritet të jenë në orët e mbrëmjes më 31.03.2018 dhe të zgjasin  deri në orët e pasditës më 01.04.2018 kur pritet  stabilizim të caktuar të rrjedhës së  ujit.
Për atë shkak i rekomandohet qytetarëve, në datat e lartëpërmendura, të mos udhëtojnë në rrugën regjionale Strugë – Dibër, përtej digës Glloboçicë.
Për shkak të rreshjeve të pritura të shiut të cilët do të përcillen me erë të fuqishme jugore me shpejtësi prej 80km/h rekomandohen pronarët e objekteve në pjesën e Liqenit të Ohrit të ndërmarrin masa dhe aktivitete për mbrojtje nga vërshimet.

Komuna e Strugës.

Lajmërim

Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 199/2014  44/2015 193/2015 31/2016  dhe 163/16) Kryetari I Komunës së Strugës, e sjell këtë:

L A J M Ë R I M

Njoftohen qytetarët dhe personat juridikë të Komunës së Strugës se bëhet shpallje për Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për punim të Planeve urbanistike
Thirrja publike shpallet në pajtim me nenin 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 199/2014 44/2015 193/2015 31/2016  dhe 163/16)  në kuartalin e pare për vitin 2018.
Në periudhë prej 31 ditëve, të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik duhet të dorëzojnë iniciativa për përpunimin e Planeve urbanistike nga neni 7 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik.
Lëndë e iniciativave mund të jetë sjellja e  Planit të ri urbanistik ose ndryshim dhe plotësim të Planit ekzistues urbanistik ose Dokumentacion planor urbanistik me propozim konkret nga parashtruesi I iniciativës.
Thirrja publike do të zgjas nga data 30.03.2018 deri në date 30.04.2018 – 31 ditë .
Thirrja publike do të publikohet në  faqen e zyrtare të Komunës së Strugës www.struga.gov.mk, në tabelën publikuese të komunës, në sistemin informativ e-urbanizëm, permes publikimit në informatorin zyrtar të komunës, dhe në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe në një gazetën ditore në gjuhën shqipe.
Personat e interesuar fizik dhe juridik iniciativat t’i dorëzojnë në formë të shkruar permes arkivit të Komunës së Strugës ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e përcaktuar.
Për të gjitha iniciativat e pranuara parashtruesit do të informohen në formë të shkruar ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afat prej 15 ditëve nga përfundimi I afatit për parashtrimin e iniciativave.
Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike  do të përfshihen në programin për punim të planeve urbanistike për Komunën e Strugës  për vitin 2018.
Mjetet për iniciativat e pranuara për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm duhet të sigurohen nga parashtruesit e iniciativave – personat fizik ose juridik.

PROJEKTI PËR PËRMISIMIN E SHËRBIMEVE KOMUNALE – MSIP GRANTET E INVESTIMEVE IPA MSIP-IPA-NCB-078-18

  1. Kjo Ftesë për Oferta ndjek Njoftimin e përgjithshëm për furnizim për këtë Projekt i botuar në edicionin e UN Development Business, me nr. 767, nga 31 Janari, 2010 (gazetë e botuar) dhe publikim elektronik në 06 Janar, 2010.
  2. Republika e Maqedonisë fitoi të ardhura grant nga komisioni Evropian në kuadër të IPA fondit për investime rurale të Komisionit Evropian për rekonstruimin dhe zhvillim për Projektin për përmisimin e shërbimeve komunale (MSIP) dhe ka për qëllim pjesë të fondeve të fituara nga kjo kredi t’i shfrytëzojë për pagesë sipas kontratës për: Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Strugës.
  3. Komuna e Strugës i fton ofertuesit e përshtatshëm dhe të kualifikuar të japin oferta të mbyllura për punë ndërtimore të cilat përfshijnë Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për fshatin Frangovë në komunën e Strugës.
  4. Procesi i ofertimit do të kryhet nëpërmjet procedurave për ankand publik nacional siç është i specifikuar në Udhëzimet e bankës Botërore: Furnizimi me mjetet e fituara nga IBRD Hua dhe IDA Kredite, nga janari 2011 dhe është i hapur për të gjithë ofertuesit nga shtetet e përshatshme siç është definuar në dokumentacionin e tenderit.
  5. Ofertuesit e përshtatshëm, të interesuar, mund të marrin informacione plotësuese në adresën e shënuar më poshtë nga 08:00 deri 16:00;

Adresa: Sheshi Nënë Tereza p.n  Strugë  6330  R. Maqedonisë

Telefon: +389 (0)46 781 335; 781 223 Fax: +389 46 781 434

Adresa  elektronike:  v.zupan@struga.gov.mk           info@struga.gov.mk

Dokumentacioni i tenderit mund të merret nëpër mjet postës elektronike ose mund të merret direkt në Komunën e Strugës.

  1. Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e dhënë më poshtë deri në ora 12:00, 18.04.2018. Dorëzimi elektronik i ofertave nuk lejohet. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen fizikisht në prani të ofertuesve, që do të zgjedhin të jen prezent personalisht në adresën e dhënë më posht në ora 12:00, 18.04.2018.
  2. Të gjitha ofertat duhet të jenë të shoqëruara me garancion Bankar prej 450.000,00 MKD.
  3. Adresa: Sheshi Nënë Tereza p.n Strugë  6330   Arhiva  R.Maqedonisë
    Me respekt,

KOMUNA E STRUGËS

Kryetar i komunës,

Dr. Ramis Merko

SHMK  ‘’Dr. Ibrahim Temo’’, kremtoi përvjetorin e 12- të të saj.

Sot SHMK  ‘’Dr. Ibrahim Temo’’, kremtoi përvjetorin e 12- të të saj. Me këtë rast shkolla organizoi festë për shënimin e kësaj dite.

I pari e mori fjalën  drejtori i SHMK ‘’Dr. Ibrahim Temo’’, z. Shaban Hyseini i cili i falenderoi të pranishmit  dhe ua uroi të gjithëve patronatin. Kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi ato për patrionatin e shkollës në tre gjuhë shqip, maqedonisht dhe turqisht.

“Rinia është e ardhmja jonë, kurse arsimi është faktori më I rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Ato janë ardhmëria dhe për to duhet të kontribojmë mund që të kenë arsim më të mirë dhe më të sigurtë” – theksoi kryetari.

Programi vazhdoi me aktivitete të cilat ishin përgaditur nga ana e nxënësve dhe profesorëve.

SHFK “Murat Llabunishta”feston patronatin e saj.

Për nder të kësaj figure sot shkolla fillore e fshatit Llabunishtë, që trashëgon këtë emër, me një program të pasur kulturoro-artistik e nderoi këtë figurë nën praninë e disa qindra banorëve. Të pranishëm gjithashtu ishin , përfaqësues nga Komuna e Strugës, drejtorë të shkollave të tjera brenda Komunës së Strugës, arsimtarë, veteranë të arsimit, etj. Fjalën përshëndetëse e mori edhe Kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko i cili ndër të tjera tha: “ Ne krenohemi me faktin që tashmë këto fëmijë lirisht flasin dhe shkruajnë në gjuhën amtare, në Gjuhën Shqipe. Më lejoni që në emirn tim tua uroj përvjetorin e 10 me emrin Murat Llabunishti” Programi vazhdoi me disa pika mjaft interesante muzikore, recituese, vallëzuese nga ana e nxënësve të kësaj shkolle dhe u krijua një atmosferë tepër festive dhe emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Global Consulting & Development Associates nga Kosova

Sot në ambientet e komunës së Strugës kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko dhe Shef i kabinetit z.Dashmir Nasufi patën takim me përfaqësues të kompanisë Global Consulting & Development Associates nga Kosova.

Në takim u diskutua për implementimin e projektit B2B të financuar nga UNDP – Kosovë, si dhe për zhvillimin e një takimi të përbashkët të 50 biznismenëve nga Kosova me biznismenët nga Struga dhe Kërçova, i cili do të zhvillohet në muajin prill.

Takim me ambasadorin e Malit të Zi

Sot, kryetari i komunës së Strugës z.Ramis Merko priti ambasadorin e Malit të Zi z. Predrag Mitrovic, znj. Tatijana Perović Mitrova – shef e departamentit pwr çwshtje ekonomike dhe turizwm, Jelena Milačić – sekretare dhe Milorad Andrijaševič – konzul.
Në takim u diskutua për situatën aktuale në komunën e Strugës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në sferën e turizmit dhe investimit nw zonwn e lirw ekonomike zhvillimore.

 

Përfaqësues të komunës së Strugës sot ishin mikpritës të ekipit internacional të maratonëve

Përfaqësues të komunës së Strugës sot ishin mikpritës të ekipit internacional të maratonëve të cilët vrapuan për të promovuar paqe ndërkomëtare, unitet, miqësi dhe mirëkuptim.
Vrapimi për paqe është shtafet globale e cila nuk ka karakter gare.Është e përbër nga ekipi internacional maraton-vullnetar dhe ka për qëllim të promovoj paqe ndërkombëtare, unitet, miqësi, mirëkuptim. Duke shtuar dhe faktin dorë në dorë, gara kalon në shumë shtete, kontinente të ndryshme dhe në këtë mënyrë lidh shum shkolla, organizata, qytete dhe njerëz nga nacionalitete të ndryshme dhe kultura nga mbarë bota.
Komuna e Strugës vazhdon ti përkrahë aktivitetet e këtilla dhe të vendosë rëndësi në unitet, miqësi dhe mirëkuptim.

Kryetari nderon me prezencen e tij autoren e re

Sot kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko nderoi me prezencën e tij autoren e librit “Mbi betejën e humbur” znjsh. Zimrisha Kupa.
Ne ambientet e SHMK “Dr – Ibrahim Temo” sot u zhvillua promovimi i librit të shkrimtares më të re Zimrisha Kupa, nxënëse në këtë shkollë. Në promovim ishin të pranishëm shkrimtarë, familjare, drejtori, mësues dhe nxënësit e gjimnazit.
Merko bëri një përshëndetje ku i falenderoi të gjithë të pranishmit dhe përkujtoi edhe njëhërë vitin 2006, kur për herë të parë u hap SHMK “Ibrahim Temo”. Gjithashtu përgëzoi autoren e re Zimrisha Kupa dhe udhëheqësinë e gjimnazit për  mbështetjen e treguar ndaj gjeneratave të reja.