vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

NP Komunale-Strugë

NP Komunale-Strugë në bashkëpunim me Komunën e Strugës, në periudhën e kaluar dhe atë duke filluar nga data 25.06.2018,zbatoi aksionin për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës.Përkrah mbeturinave komunale nga deponitë e egra u ngritën edhe mbetje nga mobilje të vjetra,mbeturina ndërtimore,degë të thata dhe tallash druri.Në këtë aksion ishin ngritur gjithsej 20 metër kub mbeturina.
Aksioni për ngritjen e mbeturinave nga deponitë e egra do të vazhdojë edhe më tej me të njëjtën dinamikë.

 

NP Komunale

Struga nikoqire e Simpoziumit të 2-të ndërkombëtar të artit “Struga 2018”

Përfaqësuesit e Komunës së Strugës të udhëhequr nga shefi i kabinetit Dr. Dashmir Nasufi dhe Kryetari i Këshillit z.Resul Kaba morën pjesë ne ekspozitën ndërkombëtare të artit “Struga 2018”, ku me veprat e tyre u prezentuan artistë nga shumë vende të botës.
Me këtë rast Komunës iu ndau një certifikatë mirnjohjeje për suportin e dhënë.
Njëherit përfaqësuesit e Komunës së Strugës garantuan që nuk do të reshtin së mbështeturi artin dhe artistët edhe në të ardhmen.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës