vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(FTTH Globoçica përëndimore)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), Kryetari i Komunës së Strugës më 28.10.2024, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për PROJEKTI URBANISTIK PËR INFRASTRUKTURË për përpunimin e infrastrukturën optike të komunikacionit – FTTH Globoçica përëndimore, KK Strugë, Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.

  1. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
  2. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PROJEKTI URBANISTIK PËR INFRASTRUKTURË për përpunimin e infrastrukturën optike të komunikacionit – FTTH Globoçica përëndimore, KK Strugë, Komuna e Strugës, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor .
    4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(Bllok 4 në NJU 11)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 99/18, 89/22 dhe 171/22), Kryetari i Komunës së Strugës më 03.10.2024, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, Komuna e Strugës (Procedur e përbashkët), të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, Komuna e Strugës (Procedur e përbashkët), përcaktohen subjektet vijuese : Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe të qytetarëve.
  2. Për Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, Komuna e Strugës (Procedur e përbashkët), për të cilën përgjegjëse është ,, NJU VIZHEN SHPK OHËR ,, , a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, miratimi i Plotësim dhe ndryshim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) , në Strugë për Bllok 4 në NJU 11 dhe Plani Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 4 në NJU 11, KK Strugë dhe KK Misleshov – jasht qytetit, do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

6.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Komuna në pëllëmbë të dorës

Komuna e Strugës i bashkohet fushatës „ Komuna në pëllëmbë të dorës “. 
Kemi kënaqësinë të njoftojmë mbështetjen tonë për fushatën ” Komuna në pëllëmbë të dorës “, një nismë që synon të  rrisë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale përmes përdorimit të përmirësuar të faqeve të internetit të  komunave.

Fushata u përgatit nga Projekti i USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, në bashkëpunim  me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Komuna jonë bashkëpunon në mënyrë aktive me këtë projekt me qëllim për të:

∙Përmirësuar menaxhimin e financave publike komunale;
∙Planifikim dhe realizim më efikas i buxhetit;
∙Rritjen e transparencës dhe llogaridhënies fiskale;
∙Përmirësimin e mbledhjes së të hyrave nga burimet vetanake;
∙qasje më i madh në burimet e jashtme të financimit;
∙Krijimin e kushteve për përfshirjen e sektorit privat

Qëllimi i fushatës “Komuna në pëllëmbë të dorës” është informimi i qytetarëve dhe bizneseve për të drejtat dhe  detyrimet e tyre, si dhe për t’u siguruar atyre qasje më të lehtë në shërbimet komunale.

Në kuadër të fushatës, ne do të përditësojmë rregullisht kanalet tona të komunikimit me informacione të reja nën  juridiksionin e komunës, të cilat do të inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të  informohen në mënyrë aktive për funksionimin e komunës.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të mbështesin fushatën, e cila do të  rrisë transparencën dhe llogaridhënien në vetëqeverisjen lokale.

Vizitoni faqen e bashkisë, kërkoni dhe merrni informacionin e nevojshëm.

Përfshihuni në krijimin e një komune transparente

Mëso më shumë për:

Prokurimi publik i 42 sistemeve të paneleve diellore (5 kW) për Komunën e Strugës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Bashkinë e Pogradecit, në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të projektit “Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore KULTUR” financuar nga Bashkimi Evropian me kontratën nr. IPA/2021/429005 në kuadër të aktivitetit
2.2: Përmirësimi i konsumit të energjisë nga ofruesit e shërbimeve turistike që promovojnë energjinë e gjelbër, instalimin PV, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm Mjedisor, GREEN INSTITUTI shpall thirrje për:
Prokurimi publik i 42 sistemeve të paneleve diellore (5 kW) për Komunën e Strugës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Bashkinë e Pogradecit, në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentacionin e plotë për aplikim në këtë thirrje mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: 14 dhjetor 2024
Dokumentacionin e plotë të tenderit duhet ta dorëzoni me postë ose në sportelin e institucionit, në adresën:
Zelen Institut, Blvd. Koco Racin 20/23, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kontakt email : project.cooltour2022@gmail.com
Thirrja me dokumentacionin e tenderit për këtë prokurim publik gjendet edhe në ueb faqen e mëposhtme:

https://www.greeninstitute.mk/mk/vesti/225-invitation-to-tender-for-supply-of-40-photovoltaic-panels-systems-5kw-municipality-of-struga-north-macedona-and-municipality-of-pogradec-albania

Projekt urbanistik i miratuar me plan për parcelizim

Projektin urbanistik me plan për parcelizim për formimin e parcelës ndërtimore PN 30.10 sipas çertifikatës nga PDU për NJU 12 (zona industriale) pjesë e bllokut 30, me destinim G2-Industri e lehtë përpunuese dhe më pak ndotëse dhe pika më pak ndotëse për prodhimin e energjisë në komunën e Strugës me nr.tek.16-06/24 nga muaji gusht 2024, punuar nga ÇIP GROUP SHPKNJP Shkup.

Projektit urbanistik
Vërtetim për miratim

FTESË për pjesëmarrje në forumin e bashkësive në Komunën e Strugës në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”

Komuna e Strugës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nderin t’ju ftojnë në sesionin e dytë të forumit në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, që do të mbahet më 16 tetor (e mërkurë), duke filluar nga ora 10:30, në h. Drim – Strugë.
Qëllimi i sesionit të dytë të forumit është të paraqiten në detaje disa nga masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit, të cilat u diskutuan në sesionin e mëparshëm të forumit dhe për të cilat qytetarët do të bëjnë prioritetizimin. Në sesion do të diskutohen edhe kriteret që duhen marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së masave. Për kujtesë, fondi në dispozicion për zbatimin e masave është rreth 340,000 dollarë amerikanë. Komuna do të bashkëfinancojë gjysmën e mjeteve për këtë qëllim.

Prania dhe pjesëmarrja juaj aktive do të jetë me rëndësi të veçantë për realizimin me sukses të procesit të forumit.

Miratohet programi planor

Miratohet programi planor  për përpunimin e ndryshimit dhe plotësimit të planit gjeneral urbanistik të Strugës për bllokun 4 në NJU 11 dhe Planit detal urbanistik për bllokun 4 në NJU 11 në KK Strugë dhe KK Misleshovë jashtë qytetit,komuna e Strugës (procedurë e unifikuar) me nr.tek.10-/24 nga muaji gusht 2024  e punuar nga “TD NJU VIZHEN” shpk Ohër.

Aktvendim
Programi planor

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.09.2024, (E hënë) me fillim në ora 11:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  2. Raport i dytë kuartal 2024 të Komunës së Strugës.
  3. Raporti kuartal për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për kuartalin e dytë 01.01.2024-30.06.2024.
  4. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë, për periudhë nga 01.04 deri 30.06.2024.
  5. Raporti i dytë kuartal për punën e  NP “Eko Struga” – Strugë nga 01.04 – 30.06.2024.
  6. Raporti për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë, për periudhën nga data 01.04.2024 deri në 30.06.2024.
  7. Plan vjetor për punësim në NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për vitin 2025.
  8. Plan vjetor për punësim në NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2025.
  9. Plan vjetor për punësim në NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2025.
  10. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Rregullores për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në NPK “Higjiena”-Labunishtë.
  11. Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2024/2025.
  12. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për tokë ndërtimore të parcelizuar për përpunimin e Parcelës ndërtimore 1 e formuar në DPLU, destinuar për ndërtim të shtëpive të fundjavës – destinim A4 (banim i përkohshëm) në PK 2007 në KK Misleshovë jashtë qytetit, Komuna e Strugës.

Materialet e mbledhjes së 39-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi