vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Mendi Qyra – Kryetari i Komunës së Strugës

Mendi Qyra ka lindur më 19 shkurt 1960, në fshatin Bixhovë, Komuna e Strugës. Ai është Kryetar i Komunës së Strugës, sipërmarrës dhe veprimtar shoqëror me përvojë shumëvjeçare në menaxhim, ekonomi dhe zhvillim lokal.

Në vitin 1985, diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në degën Agronomi, ndërsa studimet master në Agro-Ekonomi i përfundoi në Universitetin e Zagrebit në vitin 1991.

Që nga viti 1992, është themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “Trim & Lum”, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Gjatë karrierës së tij ka ushtruar edhe funksione drejtuese në sektorin e hotelerisë dhe sigurimeve, përfshirë detyrën e drejtorit në Hotel Izgrev Strugë dhe në “Signa Insurance”.

Në vitin 2015, themeloi klubin F.C. Struga, ku shërben si President, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit dhe të rinjve.

Nga viti 2022 deri në 2025, ishte Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ndërsa nga viti 2015 ka qenë pjesë e Bordit drejtues dhe nënkryetar i OEMVP. Në vitin 2020 u bë bashkëthemelues i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, ndërsa aktualisht është nënkryetar i kësaj organizate.

Në korrik 2025, Mendi Qyra themeloi Hotel & SPA “Ëmbla”, si pjesë e investimeve në zhvillimin e turizmit lokal.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, Mendi Qyra u kandidua si kandidat i pavarur dhe, nga 2 nëntori 2025, ushtron detyrën e Kryetarit të Komunës së Strugës. Paga neto e Kryetarit, në shumën prej 122.045 denarë, përdoret për mbështetje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në nevojë, duke përfshirë familjet nga kategoritë e rënda sociale dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Përveç angazhimit profesional dhe institucional, ai është i njohur për kontributin e tij filantropik dhe shoqëror, duke mbështetur iniciativa në fushën e sportit, arsimit dhe ndihmës sociale.

Mendi Qyra është i martuar dhe ka tre fëmijë.