vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

           Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14,  44/15, 129/15, 192/15, 99/18, 89/22, 171/22 dhe 3/25),  Kryetari i Komunës së  Strugës më 01.10.2025, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Programi projektues për përpunimin dhe mirtatimin e  PROJEKTIT URBANISTIK jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim  E1.8- INFRASTRUKTURË për transmetim të energjisë elektrike, përçues elektrik nëntokësor dhe mbitokësor ndërqytetar me tension të lartë dhe të mesëm dhe përçues me tension të mesëm dhe të ulët nga rrjeti i distribuimit me shtylla përçuese të trasmetimit, stacione transformatore dhe objekte ndihmëse në KK Frëngovë jashtë qytetit , Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.

2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në  www.struga.gov.mk

3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen  dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PROJEKTIT URBANISTIK jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim  E1.8- INFRASTRUKTURË për transmetim të energjisë elektrike, përçues elektrik nëntokësor dhe mbitokësor ndërqytetar me tension të lartë dhe të mesëm dhe përçues me tension të mesëm dhe të ulët nga rrjeti i distribuimit me shtylla përçuese të trasmetimit, stacione transformatore dhe objekte ndihmëse në KK Frëngovë jashtë qytetit , Komuna e Strugës, nuk do te ketë ndikim në mjedisin jetësor.  4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor(Pk.nr.2832/69)

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G3.1-Servise industriale, servise për mirëmbajtjen e automjeteve motorike, servise për mekanizimet bujqësore dhe ndërtimore në Pk.nr.2832/49 dhe pjesë të Pk.nr.2832/69 në KK Strugë komuna e Strugës.

 Projekt – Raport

Mendim

Shqyrtimit publik të Projektit urbanistik jashtë vendbanimit(Pk.nr.2356/1, Pk.nr.2353, Pk.nr.2350/1 dhe Pk.nr.2349/1 KK misleshovë )

Shqyrtimit publik të Projektit urbanistik jashtë vendbanimit për rritjen e kapacitetit të ndërtimit ekzistues me destinim G2.6. Objektet e tjera të industrisë së lehtë dhe jondotëse, e evidentuar në fletëpronësi  me nr.3550, me objekte të depove me destinim G4 Vendshkarkim, magazinë dhe mbeturina në Pk.nr.2356/1, Pk.nr.2353, Pk.nr.2350/1 dhe Pk.nr.2349/1 KK misleshovë jashtë q. Komuna e Strugës.

Njoftim
Projekti urbanistik
Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4

Shqyrtimit publik të Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik ( PK.nr. 2832/50, Pk.nr. 2832/47, Pk.nr. 2832/68, Pk.nr. 2832/67, Pk.nr. 2832/52 dhe pjesë e PK.nr. 2832/2 KK Struga,)

Shqyrtimit publik të Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtimin e objekteve me klasë qëllimi B2.2 – Qendrat tregtare në PK.nr. 2832/50, Pk.nr. 2832/47, Pk.nr. 2832/68, Pk.nr. 2832/67, Pk.nr. 2832/52 dhe pjesë e PK.nr. 2832/2 KK Struga, Komuna e Strugës.

NJoftim

Projektit urbanistik

Shqyrtimit publik të Рrojektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit (Pk.nr.1787/1 KK Misleshovë)

Shqyrtimit publik të Рrojektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objektit me destinim A4.3-Shtëpi banimi për banim të përkohshëm dhe objekte tjera për banim të përkohshëm në Pk.nr.1787/1 KK Misleshovë ,komuna e Strugës.

NJoftim
Projektit urbanistik (pjesa 1)
Projektit urbanistik (pjesa 2)
Projektit urbanistik (pjesa 3)

SH P A LL J E Kërkes për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike(PK.nr. 83, dhe PK.Nr. 93/2)

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“ nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015, 39/16, 99/18, 89/22, 171/22, dhe 03/25), si në vijim

SH P A LL J E
Kërkes për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 99/18 , 89/22 ,171/22 dhe 03/25), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike ме nr. 12-4544/1 të datës 09.09.2025

Dorëzues i kërkesës:
Shpknjp:“ Zagraçani Komerc“ f.Zagracan, Strugë
Lokacioni: Babaush
PK.nr. 83, dhe PK.Nr. 93/2
Adresa: f.Zagracan, Strugë

-Sipërfaqja S=10,274 ha
Personi për kontakt:
Lundrim Rahmani
Tel: 072-263-303

Kategoria e instalacionit:
Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale.

Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:
www.struga.gov.mk

FORMULAR

Me respekt,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 54 (pesëdhjetë e katër) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 54 (pesëdhjetë e katër) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 54 (pesëdhjetë e katër) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 10.10.2025, (E premte) me fillim në ora 10:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës.

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

-Procesverbal i seancës së 53 i Këshillit të Komunës së Strugës.

  1. Program vjetor për punë në ShFK “Ashim Agushi” f.Ladorishtë për vitin shkollor 2025/2026.
  2. Program vjetor për punë në ShMK Gjimnaz “Dr-Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2025/2026.
  3. Raport për punë në ShMK Gjimnaz “Dr-Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2024/2025.
  4. Programi vjetor për punë në ShMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkollor 2025/2026.
  5. Vendim për dhënie pëlqim për paralele me numër më të vogël se 20 nxënës paralele të kombinuara për ShFK “Goce Delçev” f.Jabllanicë për vitin shkollor 2025/2026.
  6. Vendim për dhënie pëlqim për paralele me numër më të vogël se 25 nxënës për ShMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkollor 2025/2026.
  7. Vendim për dhënie pëlqim për paralele me numër më të vogël se 25 nxënës për ShMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2025/2026.
  8. Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve nga minimumi i lejuar me ligj për vitin shkollor 2025/2026 për ShFK “Vëllezërit Miladinovci” – Strugë.
  9. Vendim për dhënie pëlqim për hapjen e paraleles të re për nxënësit e klasës së dytë në gjuhën Shqipe për shkak të rritjes të numrit të nxënësve në ShFK “Vëllezërit Miladinovci” – Strugë.
  10. Raport për punë në ShFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin shkollor 2024/2025.
  11. Pogram vjetor për punë në ShFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin shkollor 2025/2026.
  12. Program vjetor për punë në “Shkolla Fillore Komunale e Muzikës – ShFKM – Strugë” për vitin shkollor 2025/2026.
  13. Raporti vjetor për rezultatet e arritura gjatë vitit shkollor 2024/2025 në “Shkolla Fillore Komunale e Muzikës – ShFKM – Strugë”.
  14. Raport vjetor për punë të ShFK “Gocer Delçev” – Podgorcë për vitin shkollor 2024/2025.
  15. Program vjetor për punë të ShFK “Gocer Delçev” – Podgorcë për vitin shkollor 2025/2026.
  16. Vendim për dhënie mendim për Statutin e ShFK “Shën Kliment i Ohrit” – f.Drasllajcë.
  17. Program vjetor për punë për vitin shkollor 2025/2026 për EPKKF “8 Marsi” – Strugë.
  18. Raport vjetor për punë për vitin shkollor 2025/2026 për EPKKF “8 Marsi” – Strugë.
  19. Programi vjetor për punë në ShFK “Orhan Xhemaili” – f.Tateshi i Epërm – Strugë për vitin shkollor 2025/2026.
  20. Miratimi i Procesverbalit të seancës së 54 i Këshillit të Komunës së Strugës.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shpallje kërkesë për rinovim të projektë B- Lejes sëintegruar ekologjike(PK.83 dhe93/2)

Dorëzоhet te:VECHER
LËNDA: KËRKESËN SH P A LL J E

Të nderuar,

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05,81/05,24/07,159/08,83/09,48/10,124/10,51/11,123/12,93/13,42/14,44/15,129/15, 92/2015 39/16 dhe 03/25),si në vijim

SH P A LL J E
Kërkesë për rinovim të projektë B- Lejes sëintegruar ekologjike

 Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 39/16 dhe 03/25), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike me    Nr12 – 4544/1 nga data 09.09.2025

Dorëzues i kërkesës:
SHPKNJP„ZAGRAÇANI KOMERC“
Lokacioni : f.Zagraçan – Strugë

Adresa: Vendbanim pa sistem rrugor, Zagracan,Strugë
PK.83 dhe93/2

Koordinatat e lokacoinit në fushën e koncesionit
Pika Kordinata X Kordinata Y
T-1 4.561.890 7. 468.850;
T-2 4.562.250 7.468.780;
T-3 4.562.250 7.468.840;
T-4 4.562.100 7.469.070;
T-5 4.561.950 7.469.250,
T-6 4.561.900 7.469.250

-Sipërfaqja S=10,274 ha
Personi për kontakt:
Lundrim Rahmani
Tel:

Kategoria e instalacionit:
Shtojca 2, Pika3.2 Instalacionipërgërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëvetë para minerale; dhe3.3 Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.

Projekt Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës: www.struga.gov.mk

FORMULAR


Me respekt,
Komuna e Strugës

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik(P.K.nr. 2839/41 një pjesë të P.K.nr. 2839/40 P.K.nr. 2839/42 P.K.nr. 2839/43 P.K.nr. 2839/3 dhe P.K.nr. 2846 KK Strugë)

Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Projektin urbanistik  jashtë zonës së  planit urbanistik me destinim A4.3 -Shtëpi vikendi dhe objekte të tjera për akomodim të përkohshëm në P.K.nr. 2839/41 një pjesë të P.K.nr. 2839/40 P.K.nr. 2839/42 P.K.nr. 2839/43 P.K.nr. 2839/3 dhe P.K.nr. 2846   KK Strugë  – komuna e Strugës.

Propozim – Raport

Mendim