vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

L A J M Ë R I M

Të nderuar,
Komuna e Strugës organizon një forum të hapur buxhetor për qytetarët, ku do të diskutohet mbi prioritetet dhe propozimet për buxhetin komunal për vitin 2026. Forumi do të mbahet të mërkurën, më 17 dhjetor, në orën 11:00, në ambientet e Komunës së Strugës.
Kjo nismë ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e krijimit të politikave komunale dhe mundësimin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në përcaktimin e projekteve dhe aktiviteteve që do të financohen nga buxheti komunal, i cili do t’u përgjigjet nevojave dhe dëshirave të qytetarëve për vitin 2026.

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i Komunës,
Mendi Qyra

Miratim i projektit urbanistik jashtë vendbanimit për rritjen e kapacitetit të ndërtimit ekzistues me destinim G2.6. (Pk.nr.2356/1, Pk.nr.2353, Pk.nr.2350/1 dhe Pk.nr.2349/1)

Miratim i projektit urbanistik jashtë vendbanimit për rritjen e kapacitetit të ndërtimit ekzistues me destinim G2.6. Objektet e tjera të industrisë së lehtë dhe jondotëse, e evidentuar në fletëpronësi me nr.3550, me objekte të depove me destinim G4 Vendshkarkim, magazinë dhe mbeturina në Pk.nr.2356/1, Pk.nr.2353, Pk.nr.2350/1 dhe Pk.nr.2349/1 KK misleshovë jashtë q. Komuna e Strugës, nr.tek.04-04/2022 nga muaji Tetor 2025, e punuar nga “PRO-INZHINIERING” – Tetovë.

Aktvendim

Projektit urbanistik

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 2 (dytë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 47 paragrafi 5 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 2 (dytë) të Këshillit të Komunës së Strugës

         E konvokoj mbledhjen e dytë të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 10.12.2025,  (Еmërkurë) në ora 12.00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  1. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për urbanizëm
  2. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për veprimtari shoqërore
  3. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për veprimtari publike dhe komunale dhe mbrojtje e mjedisit jetësor
  4. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për turizëm.
  5. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për vetëqeverisje vendore,
  6. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për bashkëpunim me OJQ,
  7. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për barazi gjinore mes grave dhe burrave.
  8. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit Statutor – juridik.
  9. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për shënimin e festave dhe manifestimeve, ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve.
  10. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e II/ 2025.
  11. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e III/ 2025.
  12. Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të Vendimit për heqjen e Reversit për kompjuterë personal.

Materialet e mbledhjes së dytë

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Anëtari më i moshuar
Nafi Jonuzi

THIRRJE PUBLIKE

për subvencionimi i personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe avanturizmit

1. Lëndë e përkrahjes:

Subvencionim i personave fizikë, organizatave joqeveritare, shoqatave dhe subjekteve të tjera që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe avanturizmit.

3. E drejta e pjesëmarrjes:

Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat fizikë, organizatat joqeveritare, shoqatat dhe subjektet tjera që veprojnë në territorin e Komunës së Strugës dhe që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në zonat malore, me ç’rast promovohet turizmi malor në të gjitha format e tij (ecje, alpinizëm, ngjitje sportive, çiklizëm malor, ski dhe snowboard, kalërim, eko-ture, aktivitete aventuriere, speleologji, turizëm kulturor dhe etno turizëm, si dhe turizëm fotografik).

3. Dedikimi i mjeteve:

Me qëllim promovimin e Strugës si destinacion turistik, me theks të veçantë në promovimin e turizmit malor dhe rural në të gjitha format e tij, por sidomos për mbështetjen e të gjithë personave fizikë, OJQ-ve, shoqatave dhe subjekteve të tjera që si veprimtari organizojnë dhe udhëheqin grupe turistike në mal, Njësia për turizëm parashikon dhënie të subvencioneve.

4. Shuma e mjeteve për subvencionim:

Shuma e mjeteve që do t’u ndahet personave fizikë, OJQ-ve dhe shoqatave është 300.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim.

5. Mënyra e aplikimit:

Personat fizikë, OJQ-të, shoqatat dhe subjektet e tjera të përmendura më lart në tekst, dorëzojnë kërkesë në formularin e veçantë që është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale, së bashku me dokumentacionin shoqërues.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Kërkesë,
– Kopje e letërnjoftimit për personat fizikë,
– Llogari transaksionale për personat fizikë,
– Liçencë/çertifikatë për udhëheqje me grupe në mal,
– Akt regjistrimi/akt themelimi (për organizatat joqeveritare dhe shoqatat),
– Statut ose dokument tjetër me të cilin dëshmohet veprimtaria e lidhur me turizmin malor/rural dhe aventurizmin
– Vërtetim ose referenca për aktivitete të mëparshme/projekte të realizuara në fushën e turizmit malor,
– Dokumentacion tjetër.

7. Afati i fundit për aplikim:

Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 10 dhjetor 2025, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

SHËNIM:

Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.

Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

Projektit urbanistik për tokëkë ndërtimore të parcelizuar për përpunimin e parcelës ndërtimore 1.1(nr.tek.30/25)

Projektit urbanistik  për tokëkë ndërtimore të parcelizuar për përpunimin e parcelës ndërtimore  1.1 të DPUL për komplekse hotelierike, IZGREV, me destinim B5 – hotele dhe komplekse hotelierike, v.q. elensko KK Kalisht komuna e Strugës me nr.tek.30/25 nga muaji Tetor 2025, punuar nga TIM PROEKT Shkup, eshte Miratuar i Kushtëzuar  

Projekt urbanistik

Vërtetim për miratim

Aktvendim për thirrjen e mbledhjes së pаrë të jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 40 paragrafi 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
për thirrjen e mbledhjes së perë të jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strugës

E thirrë mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.11.2025, (E premte) me fillim në ora 15:15, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës.

Në mbledhje do të punohet sipas:

R E N D T Ë D I T Ë S

  1. Ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2025.
  2. Ndryshim dhe plotësim të Programeve zhvillimore të Komunës së Strugës për periudhën 2025-2027.
  3. Programe zhvillimore të Komunës së Strugës për periudhën 2026-2028.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Anëtari më i vjetër i Këshillit
Nafi Jonuzi

Aktvendim рër konvokimin e Mbledhjes së parë (konstituive) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 37 paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24 miratoj:

A K T V E N D I M
рër konvokimin e Mbledhjes së parë (konstituive) të Këshillit të Komunës së Strugës

Konvokoj mbledhje konstituive të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.11.2025, (E premte) me fillim në ora 11:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  1. Zgjedhje e Komisionit verifikues.
  2. Raport me propozim për verifikimin e anëtarëve të Këshillit të komunës së Strugës.
  3. Zgjedhje e Komisionit kandidues.
  4. Zgjedhje e Kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës.
  5. Zgjedhje e Komisionit për çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime.
  6. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal.

VËREJTJE: Anëtarët e zgjedhur për Këshillin e komunës së Strugës nga zgjedhjet lokale 2025 për mbledhjen konstitutive me vete të dorëzojnë:
– Çertifikatë për anëtarë të zgjedhur të Këshillit nga komisioni zgjedhor komunal.
– Letërnjoftim ose dokument udhëtimi, për arsye të identifikimit të identitetit.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryesues,
Arbëresha Vlashi