vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Shpallje projektë B- Lejes së integruar ekologjike(SHPK „ING LULI “ )

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“,nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015, 39/16 dhe 99/18),si në vijim

SH P A LL J E
e projektë B- Lejes së integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015, 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B – Lejës së integruar ekologjike nr. 10-2581/1 të datës 20.06.2019.

Dorëzues i kërkesës:
SHPK „ING LULI “
Lokacioni: „KRASTA“ dhe MERA

Adresa:
f.Delogozhda, Strugë
Pk. nr. 910, 1616, 1617, 1618, 1619, 1620, 3536, 1633, 3528, 1634 dhe 1622 për КК Delogozhda dhe lokacioni për thërrmimin e lëndës së parë minerale në PK Nr.1081/1 të mv.Mera s.Morooista

-Sipërfaqja S= P=0.133904 км2

Personi për kontakt:
Gajur lloga
Tel: 070/212579

Kategoria e instalacionit:
Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale nëse nuk mbulohet nga Shtojca 1.

Projekt Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës: www.struga.gov.mk

Me respekt,
Komuna e Strugës

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(PDU për NJU 4 pjes e Bllokut 15)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), Kryetari i Komunës së Strugës më 05.28.2019, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1. Për Programin e Planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 4 pjes e Bllokut 15, Komunа e Strugës. i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 4 pjes e Bllokut 15, Komunа e Strugës, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

Formular

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

 

Nga Struga me respektin dhe nderimin më të lartë, Urime 4 korriku Amerikë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës shpreh urimet më të përzemërta për gjithë popullin amerikan, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776 përbën jo vetëm ngjarjen më të shënuar në historinë e kombit amerikan, por edhe një ndër stacionet më të rëndësishme të rrugëtimit të qytetërimit dhe vlerës më të lartë të shoqërisë njerëzore, lirisë, demokracisë dhe prosperitetit.
Nga Struga me respektin dhe nderimin më të lartë, Urime 4 korriku Amerikë.

Me respekt,
Dr. Ramis Merko
Kryetar i Komunës së Strugës

Timonie uron Ramis Merkon për punën që bën në Strugë dhe demanton portalet për deklaratën e tij

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës kryetari Merko mirëpriti ambasadorin e Francës Kristijan Timonie.Në takim morrën pjesë edhe shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi, drejtor i NP “Proakva” Jeton Shaqiri , këshilltari Inaet Dani dhe përfaqësues të tjerë të administratës komunale.
Ambasadori Timonie foli mjaft për përshtypjen që i kishte lënë Struga dhe bukuritë e saj natyore, përgëzoi kryetarin për mikpritjen dhe punën e tij të deritanishme.
Mes tjerash në takim u diskutua shumë për shpekulimet e shumta nëpër media dhe portale për djegien e kallamit , uzurpimin e plazheve dhe ndërtimeve joligjore. Kryetari Merko edhe njëherë u shpreh se në Strugë nuk ka ndërtime joligjore në bregun e liqenit të Ohrit dhe se nuk do të ketë kurrë të tilla.
Ambasadori Timonie u shpreh se ishe i bindur në punën e kryetarit Merko dhe se shpresonte se do të bashkëpunonin në të ardhmen në sferën e turizmit dhe arsimit, meqënëse të dy palet kishin interese të përbashkëta.
Sa i përket fushës së arsimit ambasadori tha se veçse bashkëpunonin me Komunën e Ohrit dhe Manastirit dhe tha se nuk guxonin të ishin të padrejtë ndaj Strugës sa u përket bashkëpunimeve.
“Ju jeni kryetari më bindës që kam takuar deri më tani” tha Timonie duke e përgëzuar për punën që ka bërë dhe duke u shprehur se deklarata e shumëpërfolur nëpër media ishte thjesht një keqinterpretim dhe manipulim i fjalëve të ambasadorit.
“Ne jemi me Strugën “ vazhdoi ambasadori Timonie dhe se së shpejti do të vizitonte përsëri Strugën dhe kryetarin e Komunës së Strugës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Filloi ndërtimi i murit mbrojtës tek salla e re sportive në f.Llabunishtë

Pas kërkesave të shumta të banorëve të f.Llabunishtë, Kryetari i Komunës së Strugës krahas realizimit të projektit të shumëpritur, ndërtimit të sallës së re sportive, realizoi edhe një kërkesë të banorëve. Kryetari Merko ndërtoi mur mbrojtës tek salla sportive, me qëllim sigurinë e kalimtarëve, fëmijëve dhe banorëve të vendit.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

bets10

Ministri Arbër Ademi viziton Komunën e Strugës

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës Kryetari Merko sëbashku me shefin e kabinetit dhe njëkohësisht udhëheqës në Departamentin për arsim z. Dashmir Nasufi, mirëpritën ministrin e arsimit dhe shkencës z. Arbër Ademi.
Gjatë takimit u diskutua rreth problematikave që has Komuna e Strugës në fushën e arsimit si dhe rreth disa projekteve të cilat Komuna ka për qëllim ti realizojë në të ardhmen.
Pas përfundimit të takimit, kryetari Merko sëbashku me ministrin Ademi ndoqën nga afër punimet e sallës së re sportive tek SHMK “Niko Nestor “ ku edhe u takuan me disa nga profesorët e kësaj shkolle të cilët patën mundësinë ti parashtronin pyetje dhe të diskutonin rredh disa çështjeve me ministrin.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 25 (njëzetë е pestë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 25 (njëzetë e pestë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

       E konvokoj mbledhjen e 25 (njëzetë e pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 27.06.2019,  (E enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas:

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 24-të e Këshillit të komunës së Strugës

  1. Propozim Rregullore për ndarjen e shpërblimeve për nxënësit e talentuar.
  1. Program për plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2019.
  2. Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për përcaktimin e pikës së pagës për EPÇKF “8 Marsi” – Strugë.
  3. Vendim i propozuar ligjor për ndryshim të Statutit të Komunës së Strugës.
  4. Propozim Vendim për dhënien me qira afatshkurtër të ndërtesës të ekonomisë së mbetur në pronësi të Komunës së Strugës në KK-Vranishtë.
  5. Propozim Vendim për ndryshim të Vendimit për formimin e KKSKRR -Strugë.
  6. Kërkesë për mbështetje financiare për Fetije Abdurrahmani-n.
  7. Kërkesë për mbështetje financiare për Nejat Bajramoski-n.
  1. Propozim Vendim për shpërndarjen e mjeteve tepricë ( fitim) nga puna e NPN “Proaqua”- Strugë për vitin 2018.
  2. (Propozim Vendim) Diskutim për gjendjen e regjimit rrugor në rrugët: “Korpusi i 15-të” dhe “Brigadat Proletare “.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personi Bogolub Poposki.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Menduje Mehmedi
  3. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Shefki Sulejmani.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Ilija Cvetanovski.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Grujoski Aleksandar.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Pllushkoski Branisllav.
  3. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Kajmakoski Pavle.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të  BFI Muftinija Strugë.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Amit Ajro.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Abdurahman Ahmedi.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Dimitri Cirkoski.
  3. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Kolonja Rexhep.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Ace Martinoski.

Materialet e mbledhjes së 25

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Strugës

Njoftohen qytetarët Spërkitja do të kryhet nga ora 21:00 e deri në orën 06:00 (të mëngjesit) me aparaturë të posaçme UV për spërkitje të ftohtë.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e komunës të Strugës.

I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Në rast se ka ndryshime moti (shi, erë) atëherë dezinsektimi do të shtyhet dhe do të kryhet në ditët e ardhshme.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës