vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Ministri Bekteshi takim me kryetarin e komunës z.Ramis Merko

Në kuadër të Forumit Energjetik të Maqedonisë 2018 të mbajtur në Strugë, sot në komunën e Strugës, kryetari i komunës z. Ramis Merko priti në takim zyrtar Ministrin e Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi.

Në takim u diskutua mbi gjendjen aktuale të komunës së Strugës si dhe mbi politikat e energjisë në vend.  Ai u shpreh se jemi në drejtim të krijimit të një kornize ligjore që do të sigurojë bazë për një të ardhme të sigurt energjetike si nacionale ashtu edhe rajonale, me shumë projekte të përbashkëta të mbështetur nga komunitetit ndërkombëtar.
Takime të tilla do të vzhdojnë edhe në të ardhmen.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktivitete sportive

Më 5 qershor në fushën e hendboollit te qytetit të Strugës, u zhvilluan aktivitetet sportive ku morrën pjesë 85 nxënës të klasave të tretа nga komitete të ndryshme etnike nga shkollat fillore “Ashim Agushi”,  “Kliment Ohridski”, “Josip Broz Tito” dhe “Vëllezërit Milladinov”.
Aktivitetet e organizuara në kuadër të USAID Projektit “Avancim i kohezionit shoqëror”. që kishin për qëllim zhvillimin e interaktivitetit në marrëdhënie mes fëmijëve dhe të rinjve, si dhe të ngrisë nivelin e edukimit ndërkulturor të fëmijëve nëpër kopshte dhe shkolla fillore.
maltcasino

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Njoftim

Komuna e Strugës ju informon se kërkesat e parashtruara për objekte të ndërtuara  paleje të viteve 2015 dhe 2016 kanë afat për dorëzimin e elaboratëve gjeodezike deri më 30 qershor 2018.
Ju lutemi në afat sa më të shkurtër kohor të plotësoni dokumentacionin për legalizim me elaboratet përkatëse brenda këtyre ditëve, përndryshe në përputhje me Ligjin mbi objektet e ndërtuara pa leje, do të miratohet vendimi për refuzimin e kërkesës.

Për informacione më të detajuara:
Erkanda Bauta – Njësia për çështje juridike (zyra nr. 30)

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës se “Përmendorja çezmë e Çlirimtarëve të Strugës – Ura e Morovishtës”, në bazë të pëlqimit të marrë me nr. 03-24 nga data 31.05.2018 nga ana e OK e Lidhjes së luftëtrëve – Strugë, do të dislokohet në anën tjetër të rrugës, respektivisht përball lokacionit të tanishëm. Për dislokimin e të njëjtës është e nevojshme të intervenohet në themelin e përmendores sepse është me dimenzione dhe peshë të madhe. Përmendorja e njëjtë, e padëmtuar dhe me vlerat e njëjta historike do të vendoset në themel të betonit të armuar të ri, në afat prej një muaj.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Takim me Ambasadoren e Japonisë

Sot, kryetari i komunës së Strugës z.Ramis Merko priti Ambasadoren e Japonisë HE Keiko Haneda. Në takim u diskutua për situatën aktuale në komunën e Strugës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në sfera të ndryshme.
Në kuadër të vizitës së ambasadores, Shkëlqesia e saj Keiko Haneda vizitoi еdhe shkollën fillore “Shën Kliment Ohridski” në Drasllajce, ku ndoqi ceremoninë e përfundimit të projektit për renovimin e shkollës.
Shkolla fillore “Shën Kliment Ohridski” u rinovua me ndihmën e Programit të Granteve për Projektet e vogla të Japonisë –  GGP, me asistencë në shumën prej 63,676 euro. Me ndihmën e këtyre fondeve u zëvendësuan të gjitha dritaret dhe dyert e vjetra në shkollë dhe u ble një sistem mbrojtjeje nga zjarri.

KËRKESË PËR SHPALLJE (10-2531/3)

Të nderuar,
Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05,81/05,24/07,159/08,83/09,48/10,124/10,51/11,123/12,93/13,42/14,44/15,129/15, 92/2015 dhe 39/16,,),si në vijim

 SH P A LL J E
e projektë B- Lejes sëintegruar ekologjike

           Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 dhe 39/16), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike me    Nr.03-1304/1  të  datës 19.10.2009 dhe 10-1927/1të  datës 05.05.2016

Dorëzues i kërkesës:
SHPKNJP„ZAGRAÇANI KOMERC“ f.Zagraçan

Lokacioni „Babush,,
Adresa:
f.Zagraçan
Strugë
PK.83 dhe93/2

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit
Pika    Kordinata X      Kordinata Y

T-1             4.561.890         7. 468.850;

T-2             4.562.250         7.468.780; 

T-3             4.562.250         7.468.840;  

T-4             4.562.100         7.469.070;  

T-5             4.561.950         7.469.250,

T-6             4.561.900         7.469.250

 –SipërfaqjaS=0.96850км2

Personi për kontakt:
NesimRahmani
Tel: 070/212674

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika3.2 Instalacionipërgërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëvetë para minerale; dhe3.3 Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.
Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat  e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335
Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:
www.struga.gov.mk
Me respekt,
Komuna e Strugës

 

 

Nisen punimet për rrethrrotullimin te Ura e Moroishtës

Nga sot 25.05.2018 filluan punimet për Rekonstruimin e udhëkryqit katërkrahësh aktual në kryqëzim me rrethrrotullim ndërmjet rrugës regjionale rr. P1201 (Strugë-Dibër) dhe rrugës regjionale rr. P2243 (lidhja me rrugën regjionale P1201- f. Drasllajcë) apo tek vendi i ashtuquajtur “URA E MOROISHTËS” në Komunën e Strugës.

Ky projekt finansohet nga Komuna e Strugës me vlerë rreth 7.7 milion denarë.  Кy investim do të lehtësohej komunikacionin dhe lidhjen e qytetit të Strugës me fshatrat për rreth saj si dhe evitimin e bllokimit të trafikut në këtë udhëkryq.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko uron maturantët

Të dashur maturantë,

Mbarimi i mësimeve në shkollën e mesem është një çast shumë i rëndësishëm për ju dhe të gjithë njerëzit. Është çast i kalimit nga faza e adoleshencës në fazën e pjekurisë, çdo shoqëri ka nevoj për rini të arsimuar të shëndoshë dhe përparimtare.
Uroj nga zemra që secili nga ju të marrë një vendim të drejtë për jetën e vet, familjen dhe shoqërinë. Gjithashtu uroj që secili nga ju nesër të vazhdojë rrugëtimin  e tij sepse kështu mund të garantohet ardhmeri e ndritur për veten dhe shoqërinë.

Në emer të komunës së Strugës ju uroj nga zemra ju priftë e mbara.

Dr. Ramis Merko

 

Njoftim

Komuna e Strugës ka nisur me shpërndarjen e vendimeve të Tatimit në pronë dhe taksë komunale – firmë për vitin 2018

Njësia për administrimin e tatimeve dhe taksave komunal në komunën e Strugës njofton se Vendimet e Tatimit në Pronë për vitin 2018, janë bërë gati dhe tashmë kanë filluar të shpërndahen në qytet dhe në disa vendbanime lokale.
Komuna u bënë thirrje tatimpaguesve që të fillojnë ti kryejnë obligimet e tyre.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës