vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

KUJDES!

Të nderuar qytetarë,

Me që kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta apelojmë deri te qytetarët që të tregoen më të kujdeshëm sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri. Kujdes me rregulluesit teknik të instalimeve elektrike, mos i leni të ndezur paisjet në kuzhinë, mos shfrytëzoni kabllo vazhdues të improvizuara dhe të montuara joprofesionalisht, sepse kështu mund të shkaktoni zjarre dhe përveq se do të veni në rrezik sigurinë e pronës tuaj dhe te fqinjëve do të veni në rrezik jetën tuaj dhe të tjerëve pranë jush.
Si masa të domosdoshme për zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së zjarreve, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Strugë apelon deri te të gjithë qytetarët:
– të mos ndezin zjarre në mjedise të hapura dhe në vende të pasigurta;
– të mos hedhin qelqe, shishe nga qelqi dhe mbeturina tjera nga qelqi;
– të mos ndezin mbeturina dhe materiale tjera që mund te shkaktojnë zjarr;
– të mos hedhin mbetje të cigareve.
Përndryshe, do të ballafaqoheni me sanksione të parapara me ligj – dënime adekuate.
Është obligim i çdo qytetari që në rastet kur vërejnë zjarre në mjedise të hapura ti paraqesin ato në një afat sa më të shkurtër kohorë deri te institucionet kompetente.

Zjarret e tilla duhet të paraqiten në shërbimin zjarrfikës në numrin 193

 

Puntori me temën: Avancimi i Qeverisjes Lokale

Sot në Hotel Mirage u mbajtë puntori njëditore në kuadër të projektit “Përmirësimi i qeverisjes lokale”, për prezantimin e Shemës së granteve për Qendrat për zhvillim të rajoneve planore.

Në puntori morrën pjesë edhe përfaqësues nga komuna e Strugës ku u diskutua në lidhje me konceptet për tre projekt-propozime nga Lista vjetore e projekteve prioritare për vitin 2018.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Përfundoi edicioni i 27-të i Këngë Jeho

Gjatë fundjavës së kaluar, në Strugë u mbajt një nder festivalet më me rëndesi për qytetin e Strugës, festival I cili ndër vite bart vlerat tradicionale dhe kulturore të trevave shqipëtare. Me paraqitjen e shoqërive kulturore artistike dhe ansambleve gjatë tre netëve të festivalit “Këngë Jeho-Strugë 2018”, ky manifestim tradicional mbylli edicionin e 27-të me radhë.

Në datat 6,7 dhe 8 korrik shoqëri kulturore artistike nga Elbasani, Korça, Kaçaniku, Tetova e të tjera kanë në sheshin kryesor të qytetit duke nisur prej ora 20:30.

Në natën e parë të festivalit I pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit të R. Maqedonisë, z. Talat Xhaferi i cili morri fjalën përshëndetëse dhe theksoi:

“Këtë vit, jam krenar edhe për faktin se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, është mbështetës i këtij evenimenti kulturor i cili është vlerë e shtuar në ofertën kulturore verore të këtij qyteti i cili frymon dhe jeton me këngët, folklorin dhe vallet që janë kategori civilizuese universale, respektivisht janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore”.

Si përfundim, u shpërndanë edhe mirnjohje me të cilat u vlersuan pjesmarrësit për kontributin që dhanë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

 

 

Takim në Ambasadën e Republikës Sllovene

Përfaqësues nga komuna e Strugës dhe nga NPN Proaqua Strugë do të zhvillojnë një takim pune me Ambasadorin e Republikës Slovene H.E. Prof. Dr. Milan Jazbec për përdorimin dhe thithjen e fondeve evropiane, shfrytëzimin e përvojave sllovene për thithje të fondeve evropiane si dhe shqyrtimi e mundësive për investim nga ana e kompanive sllovene në Strugë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 11 (njëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 11 (njëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 11 (njëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 10.07.2018,   (E  martë) me fillim në ora 9,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S (more…)

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës

Njoftohen qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës se në territorin e komunës së Strugës më datë 05.07.2018 (të enjten) do të kryhet spërkitje nga toka ( teristike) për shfarosjen e mushkonjave.
Spërkitja do të kryhet nga ora 20:00 e deri në orën 06:00 ( të mëngjesit ) me aparaturë të posaçme UV për spërkitje te ftohtë.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e komunës të Strugës.

I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Në rast se ka ndryshime moti ( shi, erë ) atëherë dezinsektimi do të shtyhet dhe do të kryhet në ditët e ardhshme.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

 

Ju njoftojmë se nga sot (E Martë), do të vihet në lëvizje Merimanga.

Parkimi pa kriter i automjeteve në rrugët e Strugës, është një fenomen i gjithanshëm dhe shumë prezent por aktivizimi i merimangës do të ndikojë pozitivishtë në këtë drejtim

Angazhimi i merimangës bëhet me qëllimin e vetëm që edhe në këtë drejtim të vendoset një rregull permanent.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

Takim mes përfaqësuesve të komunës dhe drejtorëve të shkollave

Sot, në ambientet e komunës së Strugës, shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi përgjegjës për arsimin sëbashku me kryesusin e këshillit komunal z. Resul Kaba zhvilluan takim informues me drejtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillore si dhe përfaësues të inspektoratit të arsimit.

Në takim u bisedua në lidhje me gjendjen e shkollave si dhe detyrat dhe angazhimet që duhen bërë nëpër shkolla në lidhje me mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor për vitin shkollor 2017/2018.

Poashtu në takim u diskutua që vendet e punës të cilat lirohen me pensionimin e ndonjë mësimdhënësi të plotësohen me ndonjë kuadër të ri arsimor me qëllim parandalimin e largimit te tyre nga vendi.

Njëkohësishtë vlen të theksojmë se mësimdhënësit para pensionimit paraprakisht do të kenë takim me përgjegjësin për arsim z. Dashmir Nasufi.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

NP Komunale-Strugë

NP Komunale-Strugë në bashkëpunim me Komunën e Strugës, në periudhën e kaluar dhe atë duke filluar nga data 25.06.2018,zbatoi aksionin për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës.Përkrah mbeturinave komunale nga deponitë e egra u ngritën edhe mbetje nga mobilje të vjetra,mbeturina ndërtimore,degë të thata dhe tallash druri.Në këtë aksion ishin ngritur gjithsej 20 metër kub mbeturina.
Aksioni për ngritjen e mbeturinave nga deponitë e egra do të vazhdojë edhe më tej me të njëjtën dinamikë.

 

NP Komunale