vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vijezim horizontal

Gjatë mbrëmjes së kaluar kompania e kontraktuar nga Komuna e Strugës, u përkujdes që të vendoset sinjalizimi adekuat horizontal 🚧gjegjësisht vijëzimi i anësoreve dhe rregullimi i vijave të bardha për 🚶🏻‍♂️këmbësor.
Ky projekt u realiziua me qellim që 🚙shoferët dhe kalimtarët ta kenë më të lehtë dhe pa pengesa.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Urime F.C. STRUGA Trim & Lum

Urime për kualifikimin dhe arritjen historike F.C. STRUGA Trim & Lum

Suksese të jashtëzakonshme për ngjitjen në Ligën e Parë të Maqedonisë, historike për një ekip si F.C. Struga. Komuna e Strugës mbështet gjithmon arritjet e tilla.

Kryetari i Komunës z. Merko në ditët në vazhdim do të realizojë edhe një takim me stafin dhe futbollistët e F.C. Strugës.

🏆🥇 CHAMPIONS 🥇🏆

Urime Ramazanin

Të dashur besimtarë musliman,

Jemi në prag të muajit të Ramazanit, muaj ky që paraqet simbol të sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë, adhurimit dhe mëshirës, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës t’uа uroj të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam këtë muaj të shenjtë.

Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bamirësinë.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë, dhe lutje të pranuara!

Kryetari i Komunës së Strugës,
Ramis Merko

Merko shpreh shqetësimin e tij në lidhje me ngjarjet e fundit në BFI

Ndjehem i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit që ndodhën në Bashkësin Islame Fetare, dhe jam kundër aktit të marrjes të pushtetit me dhunë. Ky veprim duhet dënuar.
BFI si institucion fetar i besimit islam duhet të jetë autonom andaj në vijën e pamvarësis së institucionit problemet brenda për brenda duhet ti zgjidhin organet autonome të BFI-së. Akti i marrjes me dhunë të pushtetit cënon rendin kushtetues dhe proceset demokratike të një vendi.
Janë të dënueshme ngjarjet e ditës së djeshme, shpresojmë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe qytetarët besimtarë musliman të informohen drejt.

Kryetari I Komunës së Strugës
Dr. Ramis Merko

Komuna e Strugës në bashkëpunim me USAID, sjellin projekt për një shoqëri multietnike

Sot, në ambientet e komunës së Strugës shefi I kabinetit z. Dashmir Nasufi mirëpriti dhe u takua me kordinatorin e projektit “Avancimi i kohezionit social” z. Pajtim Saiti.
Në takim u bisedua për projektin “Avancimi i kohezionit social“ i financuar nga USAID i cili do të implentohet në dhjetë komuna të vendit. Projekti në fjalë ka për qëllim ndërveprimin ndëretnik mes fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet aktiviteteve sportive përfshirë elemente të bashkëpunimit, komunikimit, inkuadrim, për të thyer barrierën e përkatësisë etnike.
Komuna e Strugës vazhdon dhe më tej të mbështes realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të tilla. Në ditët në vazhdim Kryetari i Komunës sëbashku me kryetarët e nëntë komunave tjera do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim dhe realizimin e aktiviteteve të këtij projekti.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Përfаqësues nga Partia e Gjelbërt e Austrisë vizitojnë Komunën e Strugës

Sot,në hapësirat e Komunës së Strugës u zhvillua takim mes kryetarit të Komunës së Strugës , shefit të kabinetit dhe përfaqësueseve të Partisë së Gjelbërt të Austrisë.
Mbledhja kryesisht kishte karakter informativ ku u diskutua rreth çështjes ekologjike dhe rolin e komunës si insitucion në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe pasurive natyrore që ka Struga si qytet.
Përfaqësuesit e Partisë së Gjelbërt shprehën se Struga me të vërtetë u kishte lënë mbresa të mira dhe se shpresonin ta vizitonin si dhe të bashkëpunonin me komunën e Strugës në të ardhmen.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim Për konvokimin e mbledhjes së 23 (njëzetë е tretë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 23 (njëzetë е tretë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

E konvokoj mbledhjen e 23 (njëzetë e tretë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.04.2019,  (E martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 21-të e Këshillit të komunës së Strugës,

– Procesverbal nga seanca e 22-të e Këshillit të komunës së Strugës

 

  1. Raport kuartal për punën e Komunës së Strugës, kuartali I/2019,
  2. Kalendari buxhetor për komunën e Strugës për vitin 2020
  3. Raport i Qendrës për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor për vitin 2018
  4. Raport për realizimin e Programit për plane urbanistike për vitin 2018
  5. Raport për realizimin e Programit për zhvillim ekonomik lokal për vitin 2018
  6. Raport për realizimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2018,
  7. Raport për realizimin e Programit për barazi gjinore për vitin 2018,
  8. Raport për realizimin e Programit për mbrojtjen e mjedisit jetësor për vitin 2018,
  9. Raport për realizimin e Programit për kulturë për vitin 2018,
  10. Raport për realizimin e Programit për turizëm dhe propagandë turistike për vitin 2018,
  11. Raport për realizimin e Programit për mbrojtje dhe shpëtim për vitin 2018,
  • Raport për realizimin e Programit të Njësisë për Bashkësitë vendore për vitin 2018
  1. Raport vjetor financiar për punën e NPN “Proakva” – Strugë për vitin 2018,
  2. Plan vjetor për punësim të NPN “Proakva” – Strugë për vitin 2019,
  3. Vendim për dhënie në shfrytëzim të automjetit motorik rrugor “Llada-niva” pronësi e komunës së Strugës të NP “Oktisi” – Oktis
  4. Vendim për dhënie me koncesion të Sallës sportive nga SHMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë,
  5. Plan vjetor për ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor për punësim të komunës së Strugës për vitin 2019,
  6. Plan vjetor për punësim të komunës së Strugës për vitin 2020,
  7. Iniciativë nga Kryetari i komunës së Strugës për ndryshim të Statutit të komunës së Strugës,
  8. Raport për punën e NP “EKO-Struga” – Strugë për vitin 2018,
  9. Program për punën e NP “EKO-Struga” Strugë për vitin 2019,
  10. Vendim për ndërtim shtesë të „Shtegut për këmbësor„
  11. Korrigjim i gabimit të Vendimit për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga Skender Mayari nga f.Dollogozhdë,
  12. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga Ibraim Ibraimi.
  13. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga Vasfi Kupa nga f. Veleshtë.
  14. Program – elaborat për vendosjen e pajisjes urbane për fushë të mbyllur sportive.
  15. Vendim për miratimin e raportit të komisionit regjistrues të Komunës së Strugës me gjendje të datës 31.12.2018.

Materialet e mbledhjes së 23 

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Demant

Komuna e Strugës  demanton se në shkollën fillore “ Vëllezërit Milladinov “ nuk ka patur ngrohje për tre javë rresht . Në komunikim me drejtoreshën e shkollës e cila na informoi se në SHFK ““ Vëllezërit Milladinov “  nxemje nuk ka patur vetëm gjatë ditës së djeshme,  andaj dhe mësimi ka vijuar me orar të shkurtuar. Problemi qëndron në  furnizimin e vonuar të drujve për të cilin veçse po merren masa dhe që nesër arsimi do të zhvillohet me orar të plotë dhe me nxemje të rregullt.
Komuna e Strugës  përveç se iu eshtë përgjigjur dhe ka mbuluar të gjitha kërkesat e shkollës për furnizim me dru  dhe naftë për ngrohje ka shlyer  edhe borxhet e mandatit të kaluar, edhe atë janë  paguar rreth 4 milionë denarë për rrymë elektrike ndërsa janë  marrë përsipër të pagohen edhe 693, 100 denarë për dru për vitin 2018-2019.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Komuna e Strugës dhe PHE “ Drini i Zi “ bashkëpunojnë në interes të qytetarëve të Komunës së Strugës

Komuna e Strugës njofton qytetarët e Strugës se niveli i ujit të lumit Drini i Zi gjatë dy ditëve të fundit u ul për një nivel të caktuar për arsye të punimeve ndërtimore në një nga lokalitetet buzë Drinit, për të cilat ishte e nevojshme që disa nga mehanizmat të vepronin nga shtrati i lumit. Për këtë arsye investitori iu drejtua Komunës së Strugës dhe më pas sëbashku i kërkuan degës së ELEM-it në Strugë, PHE “Drini i Zi” nën kompetencat e të cilëve është sistemi për rregullimin e nivelit të ujit të lumit, të ndalojnë rrjedhën e ujit që të mund të kryhen ndërhyrjet e nevojshme në kohën më të shkurtër të mundshme, duke lejuar qasje të sigurtë.

Demantojmë të gjitha akuzat për pasojat ekologjike dhe theksojmë se SH.A ELEM dhe Komuna e Strugës bashkëpunojmë vite të tëra vetëm në interes të popullatës lokale si dhe se Komuna e Strugës i përkrah të gjitha aktivitet e ELEM që janë në interes të qytetarëve siç janë, pastrimi i barishteve të lumit, një ose dy herë mbrenda vitit ku niveli i lumit ulet deri në nivelin më të ulët të mundshëm, shumimin e Liqenit të Ohrit me peshq një herë në vit, ndaljen e rrjedhës së ujit si shenjë preventimi, në kërkesë të vetë qytetarëve gjatë pritjes të reshjeve, si dhe pastrimin e rërës nga shtrati i lumit Drin i Zi gjë që ndihmon në rrjedhën e ujit të lumit , aktivitet që SH.A ELEM dega PHE “Drini i Zi” e ka paraparë për këtë vit.

Ky veprim, i cili nuk është ndërmarrë nga as edhe një organizatë për 38 vite, do të rrisë sigurinë e qytetit të Strugës nga përmbytjet për një periudhë afatgjatë, do të ndikojë në kullimin e ujërave nëntoksore si dhe do të zvogëlojë mundësinë që uji të del nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje nëpër tokat bujqësore apo tokave tjera përgjatë shtratit/ rrjedhës së ujrave të lumit Drin i Zi.