vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Takim me Ambasadoren e Japonisë

Sot, kryetari i komunës së Strugës z.Ramis Merko priti Ambasadoren e Japonisë HE Keiko Haneda. Në takim u diskutua për situatën aktuale në komunën e Strugës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në sfera të ndryshme.
Në kuadër të vizitës së ambasadores, Shkëlqesia e saj Keiko Haneda vizitoi еdhe shkollën fillore “Shën Kliment Ohridski” në Drasllajce, ku ndoqi ceremoninë e përfundimit të projektit për renovimin e shkollës.
Shkolla fillore “Shën Kliment Ohridski” u rinovua me ndihmën e Programit të Granteve për Projektet e vogla të Japonisë –  GGP, me asistencë në shumën prej 63,676 euro. Me ndihmën e këtyre fondeve u zëvendësuan të gjitha dritaret dhe dyert e vjetra në shkollë dhe u ble një sistem mbrojtjeje nga zjarri.

Nisen punimet për rrethrrotullimin te Ura e Moroishtës

Nga sot 25.05.2018 filluan punimet për Rekonstruimin e udhëkryqit katërkrahësh aktual në kryqëzim me rrethrrotullim ndërmjet rrugës regjionale rr. P1201 (Strugë-Dibër) dhe rrugës regjionale rr. P2243 (lidhja me rrugën regjionale P1201- f. Drasllajcë) apo tek vendi i ashtuquajtur “URA E MOROISHTËS” në Komunën e Strugës.

Ky projekt finansohet nga Komuna e Strugës me vlerë rreth 7.7 milion denarë.  Кy investim do të lehtësohej komunikacionin dhe lidhjen e qytetit të Strugës me fshatrat për rreth saj si dhe evitimin e bllokimit të trafikut në këtë udhëkryq.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko uron maturantët

Të dashur maturantë,

Mbarimi i mësimeve në shkollën e mesem është një çast shumë i rëndësishëm për ju dhe të gjithë njerëzit. Është çast i kalimit nga faza e adoleshencës në fazën e pjekurisë, çdo shoqëri ka nevoj për rini të arsimuar të shëndoshë dhe përparimtare.
Uroj nga zemra që secili nga ju të marrë një vendim të drejtë për jetën e vet, familjen dhe shoqërinë. Gjithashtu uroj që secili nga ju nesër të vazhdojë rrugëtimin  e tij sepse kështu mund të garantohet ardhmeri e ndritur për veten dhe shoqërinë.

Në emer të komunës së Strugës ju uroj nga zemra ju priftë e mbara.

Dr. Ramis Merko

 

Njoftim

Komuna e Strugës ka nisur me shpërndarjen e vendimeve të Tatimit në pronë dhe taksë komunale – firmë për vitin 2018

Njësia për administrimin e tatimeve dhe taksave komunal në komunën e Strugës njofton se Vendimet e Tatimit në Pronë për vitin 2018, janë bërë gati dhe tashmë kanë filluar të shpërndahen në qytet dhe në disa vendbanime lokale.
Komuna u bënë thirrje tatimpaguesve që të fillojnë ti kryejnë obligimet e tyre.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Nënshkruhet iniciativë për mbrojtjen e malit Jabllanicë

Dje në ambientet e komunës së Strugës u nënshkruajt iniciativë për mbrojtjen e malit Jabllanicë nëpërmjet shpalljes së malit zonë e mbrojtur e kategorisë së Parkut Nacional nga kryetari I komunës së Strugës z. Ramis Merko dhe kryetari i komunës së Vevçanit Sasho Jankoski.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Parkut Nacional Kombëtar “Shebenik” si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Kryetari i komunës së Strugës i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për iniciatrivën e marrë. “Iniciativa për mbrojtjen e malit Jabllanicë dhe krijimit të një parku nacional së bashku me malin Shibenicë do krijojne një mundësi shumë të madhe për mbrojtje jo vetëm të atij diversiteti që egziston atje qoft në bimësi apo gjëra të tjera mirëpor për mbrojtjen e një ekologjie të tërë që nesër duhet të jetojnë gjeneratat që vinë. Sëbashku me kryetarin e Vevçanit e përkrahim këtë iniciativë ashtu sic e kanë përkrahur të gjithë kryetarët e fshatrave përskaj këtëj masivi malor” theksoi Merko.
Me këtë iniciativë do të mundësohet mbrojtja e përhershme e karakteristikave të rralla gjeo-morfologjike, do të pengohet degradimi i mëtejshëm dhe asgjësimi I përhershëm i vlerave natyrore dhe kulturore përmes eksploatimit të pakontrolluar.

Gëzuar muajin e shejntë të Ramazanit

Të dashur besimtarë musliman,

Jemi në prag të muajt të Ramazanit, muaj ky që paraqet simbol të sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë, adhurimit dhe mëshirës, kam kënaqësin që në emër të komunës së Strugës dhe në emrin tim personal, t’u uroj të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të besimit islam këtë muaj të shenjtë.

Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bamirësinë.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë, dhe lutje të pranuara!

Kryetari i komunës së Strugës
Ramis Merko

Takim mes përfaqësuesve të Search for Common Ground dhe përfaqësuesve të komunës së Strugës

Sot në ambientet e komunës, u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të komunës së Strugës dhe përfaqësuesve të “Search for Common Ground”. Qëllimi i takimit ishte diskutim rreth USAID- projektit “Avancimi i kohezionit shoqëror” – projekt ky që përfshin aktivitete sportive me mbi 80 nxënës të etniteteve të ndryshme.

Në takim morrën pjesë edhe drejtorët e shkollave pjesmarrëse në aktivitet, për të diskutuar mbi detajet e organizimit. Akrivitete sportive do të zhvillohen më datë 05 Qeshor.

Lajmërim

Të nderuar,
Komuna e Strugës, në kuadër të programit për punësime të qëndrueshme të UNDP-së, Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, do të aplikojë për zbatimin e programit për asistentë edukues dhe personal për fëmijët me pengesa më të lehta në zhvillim e shkollave fillore.
Me qëllim të projektimit të suksesshëm të propozim-projektit, i lusim të gjithë prindërit e interesuar që të paraqiten në hapësirat e Komunës së Strugës, çdo dite pune, më së voni deri ne datë 18.05.2018 (e Premte).
Me respekt,
Komuna e Strugës

Vizitë e nxënësve

Edhe sot hapësirat e komunës së Strugës u vizituan nga nxënësit e paraleleve të ulta të shkollës fillore në fshatin Bixhovë, të  cilët shprehën dëshirë ta takojnë kryetarin e komunës së Strugës z. Ramis Merko  për ta përgëzuar për punën e deritanishme dhe për tu informuar më hollësisht  mbi punën e administratës komunale dhe funksionit të saj.