vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

THIRRJE E PËRGJITHSHME PUBLIKE

PËR MBAJTJEN E DISKUTIMIT PROFESIONAL DHE PREZANTIMIT PUBLIK ME DEBAT PUBLIK, për ndryshimin dhe plotësimin e Planit gjeneral Urbanistik të Strugës (2007–2017) për bllokun 2 të NJU 11, Komuna e Strugës – periudha planifikuese 2022–2032 – PROPOZIM-PLAN- në procedurë të sikronizuar.

Ftesë për takim profesional.

Fletë anketimi profesional.

Ftesë për takim – debat publik.

Fletë anketimi publik.

Projekt-plan i PGJU

Thirrje Publike

Shqyrtimit publik të Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik (Pk.nr.584/3 dhe pjesë të Pk.nr.578/3 KK Radozhd)

Shqyrtimit publik të Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore  në Pk.nr.584/3 dhe pjesë të Pk.nr.578/3 KK Radozhd me destinim A4-banim i përkohshëm ,A4.7 shtëpi tradicionale për nevojat e turizmit (shtëpi fshati, malore dhe të liqenit) komuna e Strugës.

Vendim për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.03/2026

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 nr.99/2022 ,208/2024, 114/25,252/25,266/25), Kryetari i Komunës së Strugës,

         V E N D I M
për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.03/2026

  1. ADM0101V02000 me shifër të vendit të punës Bashkëpuntor i lart për zbatimin e rregullave,procedurave dhe standardeve për burime njerëzore,Njësia për menaxhimin e burimeve njerëzore – 1 (një) realizues zgjidhet kandidati: Amir Sheji.
  2. Nëpunësi administrativ do të avansohet në vendin e punës nga paragrafi paraprak, pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, në bazë të vendimit të miratuar.
  3. Ky vendim do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.

                 A r s y e t i m

        Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.03/2026.

        Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 04.09.2026.

          Me Aktvendim numër 04-5120/7 të datës 16.09.2026  u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.03/2026,  e  cila e realizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-5120/8 të datës 17.09.2026 dhe procesverbalin e intervistës nr.04-5120/9 datës 17.09.2026

         Në bazë të Listës përfundimtare me kandidatin e intervistuar dhe propozim vendmi për zgjedhjen e kandidatit të renditur në vendin e parë  me nr. 04-5120/10 të datës 21.09.2026, e përgatitur nga ana e Komisionit për selektim për avansim, bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi

UDHËZIM JURIDIK:
Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës

Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,
-Njësia për menaxhim me resurse njerëzore

Vendimi

KOMUNA E STRUGËS
Kryetari Komunës
Mendi Qyra

SHPALLJE INTERNE nr. 03/2026

        Në bazë të nenit 30, paragrafi  (1) alineja (2) paragrafi (3) dhe paragrafi (4) dhe neni 48 paragrafi (4) nga Ligji për nëpunës administrativ administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 ,nr.99/2022,208/24, ),, si dhe neni 2 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrës së parashtrimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrës së realizimit të selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrës së vlerësimit dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e selektimit, varësisht kategorisë së vendit të punës për të cilin është publikuar shpallje interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 259/2024), në përputhjme me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Strugës numër 09-3840/1 të datës 05.10.2016, nr. 09-798 të datës 27.02.2017 nr.09-1969/1 të datës 04.04.2018, nr.09-2858 të datës 25.06.2018,  dhe nr.09-3112 të datës 23.07.2019, nr.09-3604/4 nga 23.09.2019, nr.09-4988/2 të datës 16.12.2019, nr.04-103/1 të datës 09.01.2020, nr.09-3480 të datës 28.10.2020 09-4175/1 të datës 10.11.2021, nr. 09-4175/2   të datës 10.11.2021, nr. 09-2742/4 të datës 29.07.2021, nr. 03-3020/2 16.11.2021 dhe 09-3987/1 të datës 19.09.2022, 09-5233/1 nga data 13.12.2023,  04-520/1  nga data 21.01.2025 dhe и 09-2581/1 nga data 13.05.2025, 04-3462/2 nga data 08.07.2025 бр.09-3576/1 од 15.07.2025, бр.04-3787/1 nga 28.07.2025, 09-1867/1 nga 26.03.2026  dhe nr.09-4597/1 nga data 11.08.2026,  si dhe në përputhje me nenin 50 paragrafi  1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale  (,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02, Gazeta zyrtare e RSM” 202/24), në bazë të Planit vjetor për punësim për vitin 2026 me nr.35-3737/3 të datës 27.08.2025 dhe mendimi pozitiv nga Ministria për administrat publike-Shkup  me nr.35-3737/5 të datës 17.09.2025, Komuna e Strugës Shpall:

SHPALLJE INTERNE numër 03/2026
për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës

Komuna e Strugës nxjerr shpallje interne për avancim të 1 (një) nëpunësi administrativ në vendin e punës:

  1. UPR0101V02000 me shifër të vendit të punës – Bashkëpunëtori I lart për zbatimin e rregullave, procedurave dhe standardeve për burime njerëzore, Njësia për menaxhimin e burimeve njerëzore – 1 (një) realizue.– Kushte të përgjithshme:
  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Kushte të veçanta:

  • VI B sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 180 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
  • Shkencat shoqërore,
    -njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë,
    -më se paku 2 (dy) vit përvojë pune në profesion,
    -njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),

Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të lartë:

  • mësimi dhe zhvillimi
  • komunikimi
  • arritjen e rezultateve
  • duke punuar me punë të tjera/ekipore;
  • ndërgjegjësimin strategjik;
  • orientimin ndaj klienteve/palët e interesuara;
  • menaxhment; dhe
  • menaxhimi financiar.

Orari i punës:
-orë pune në javë: 40,
-orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
-Shuma financiare në rrogën neto është 41.359,00 denarë.

Nëpunësit adminsitrativ të interesuar për avancim duhet t’i plotësojë kushtet epërgjithshme dhe kushtet е veçanta të caktuara me Rregulloren për sistematizim në vendet e punës në Komunën e Strugës, si dhe:

-të jetë i notuar mе notë “А“ ose “B” në notimin e fundit,
-të jetë në vend pune në nivel respektivisht më të ulët në kornizat e kategorisë së njëjtë për të cilin vend pune është publikuar shpallja interne,
-të ketë kaluar më së paku dy vite në të njëjtin nivel dhe
-të mos i jetë dhënë masë disiplinore në vitin e fundit para publikimit të shpalljes interne.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nëpunësit administrativë të punësuar në Komunën e Strugës që i plotësojnë kushtet për konkurim.
Kandidatët, ndaj fletëparaqitjes mund t’i dorëzojnë faktet e mëposhtme:

-Vërtetime për realizim me sukses të trajnimeve dhe/ose,
Vërtetim për realizim me sukses të mentorimit.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 (pesë) ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen perms arkivit të Komunës së Strugës deri te Njësija për menaxhim me resurse njerëzore në adresën Komuna e Strugës, rr. Sheshi Nënë Tereza p.n. Strugë si dhe deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk

Aplikim i parashtruar jo në kohën e duhur, fletëparaqitje jo e plotë dhe e çrregullt, nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit.

Procedura do të zbatohet nga Komisioni për selektim dhe avansim I formuar nga nga Sekretari i Komunës së Strugës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

Shpallja

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i Komunës,
Mendi Qyra

  

                      
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 9-të (nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe ,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi:

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 9-të (nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 9-të (nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 31.08.2026, (e hënë) me fillim në ora 11:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

              Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  1. Raport financiar (kuartali I/2026) i NP “Eko Struga” – Strugë.
  2. Raport financiar (kuartali II/2026) i NP “Eko Struga” – Strugë
  3. Propozim – Vendim për pjesëmarrje financiare për projekt “Përgatitja e dokumentacionit teknik për përfundimin e kolektorit tranzit për f.Bixhovë, f.Livadhi dhe f.Dollogozhdë.
  4. Propozim – Vendim për ndërprerjen e aktivitetit arsimor në SHV “Liria” – f.Bogovicë pranë SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm, Komuna e Strugë.
  5. Propozim – Vendim për ndërprerjen e aktivitetit arsimor në SHV “Rexhep Fejza” – f.Zhepin dhe SHV “Bajram Asani” – f.Pohum pranë SHFK “Nuri Mazari – f.Dollogozhdë, komuna e Strugës.
  6. Propozim – Vendim për ndërprerjen e aktivitetit arsimor në SHV në f.Nerezi pranë SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë, Komuna e Strugës
  7. Raporti vjetor për punën e SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2025/2026.
  8. Raporti vjetor për punën e SHFK “Murat Labunishti” – f.Labunisht për vitin shkollor 2025/2026
  9. Raporti vjetor për punën e SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin shkollor 2025/2026
  10. Raporti vjetor për punën e SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin shkollor 2025/2026
  11. Raporti vjetor për punën e Shkollës fillore komunale e muzikës Strugë për vitin shkollor 2025/2026.
  12. Program vjetor për punën e SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2026/2027.
  13. Program vjetor për punën e SHFK “Ashim Agushi” – f.ladorisht për vitin shkollor 2026/2027.
  14. Program vjetor për punën e SHFK “Bashkimi” – f.Oktis për vitin shkollor 2026/2027.
  15. Program vjetor për punën e SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin shkollor 2026/2027.
  16. Program vjetor për punën e SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë për vitin shkollor 2026/2027.
  17. Program vjetor për punën e SHFK “Shën Kliment Ohridski – f.Drasllajcë për vitin shkollor 2026/2027.
  18. Program vjetor për punën e SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkollor 2026/2027.
  19. Program vjetor për punën e SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunishtë për vitin shkollor 2026/2027.
  20. Program vjetor për punën e SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm për vitin shkollor 2026/2027.
  21. Program vjetor për punën e SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin shkollor 2026/2027.
  22. Program vjetor për punën e SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin shkollor 2026/2027.
  23. Program vjetor për punën e Shkollës fillore komunale e muzikës Strugë për vitin shkollor 2026/2027.
  24. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për vlerësim dhe përcaktimin e lartësisë së dëmit shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi tjera.
  25. Propozim – aktvendim për formimin e komisionit për marrëdhënie midis bashkësive.
  26. Propozim – Aktvendim për formimin e Këshillit për shëndet publik.
  27. Propozim – Aktvendim për formimin e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.
  28. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të EPÇKF “8 Marsi” – Strugë.
  29. Propozim – Rregullore për subvencionimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) për personat fizikë ofrues të shërbimeve të akomodimit të turistëve në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2026.
  30. Propozim – Rregullore për subvencionimin e personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, të cilët janë interesante për promovimin e turizmit të Strugës për vitin 2026.
  31. Propozim – Rregullore për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe avanturizmit për vitin 2026
  32. Propozim – Rregullore për subvencionimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) për personat fizikë ofrues të shërbimeve të akomodimit të turistëve në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  33. Propozim – Rregullore për subvencionimin e muzeve (ekspozitave muzeore) dhe galerive artistike lokale në pronë private për vitin 2026
  34. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për Adilhane Reçin.
  35. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për Arbëresha Elmazin.
  36. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për Jovo Marinoskin.
  37. Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të NJU 9 Bllokun 24 (ndryshim dhe plotësim të PGJU Strugë 2007 – 2017) dhe përpunim i PDU për pjesë nga NJU 9 Bllokun 24 në procedurë të përbashkuar – Komuna e Strugës, parashtruar nga Brane Demjanoski, Natasha Ljusheva, Goce Cvetkoski, Brankica lakoska dhe Riste Damjanoski nga Struga.
  38. Studim fizibilitiv për arsyeshmërinë e ndarjes së koncesionit për të mirën e interesit të përgjithshëm ose kontratë për vendosjen e partnerit publiko-privat “Kontrollim dhe menaxhim me problemin e qenve endacak”.
  39. Propozim – Vendim për fillimin e procedurës për ndarjen e kontratës për vendosjen e partnerit publiko privat.
  40. Propozim – Vendim për shfuqizimine aktit të miratuar juridik nga ana e Këshillit të Komunës së Strugës nr. Vendim për përcaktimin e tokës për kampim të përkohshëm nr. 08- 3877/4 të datës 7.7.2026.
  41. Propozim – Vendim për përcaktimin e tokës për kampim të përkohshëm. në kërkesë të Shoqatës së turizmit, hotelierisë, rekreacionit dhe sportit ESM MOLIKA SHPKNJP Manastir me numër 08-4676/1 të datës 13.08.2026.

    Materialet e mbledhjes

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

Kërkesë për dhenjen e B – lejes të integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 111/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 89/22, 171/22, 3/25 dhe 124/25), Kryetari i Bashkisë së komuna e Strugës,
SHPALLJE e
Kërkesë për dhenjen e B – lejes të integruar ekologjike
         Kryetarit të Komunës së Strugës i është dorëzuar kërkesa e plotë për lëshimin e B – Lejes Ekologjike të Integruar me nr. nr. i akteve 12-4587/1 nga data 11.08.2026.

Parashtrues i Kërkesës: Shoqëri për transport, tregti dhe shërbime „MI TRANS“ import-eksport Veleshtë SHPKNJ – Strugë
Veprimtaria prioritare: 23.610 – Prodhimi i produkteve të betonit për qëllime ndërtimi
Lokacioni i instalimit: f. Veleshtë, Strugë. Lokacioni i separacionit në f. Belicë e Poshtme PK nr. 161/2 dhe lokacioni i bazës së betonit në f. Vranisht në PK nr. 346, 347, 350, 356, 357, 358 ZK Vranisht jashtë qytetit, Strugë
Personi kontaktues: MISER HANI
Kategoria e instalimit:
Sipas Rregullores, Shtojca 2. Pika
3.2 – Instalimi për gërmim, thyerje, bluarje, sitje, ngrohje të lëndëve të para minerale
3.3 – Baza stacionare betoni me kapacitet të përgjithshëm të siloseve për beton më të madh se 50 m3, nëse nuk janë të përfshira në Shtojcën 1 të rregullores.

Dokumentacioni i plotë me përmbajtjen e Kërkesës, i nevojshëm për formimin dhe dorëzimin e opinioneve dhe qëndrimeve, është i qasshëm për publikun e interesuar në afat prej 15 ditësh, edhe atë nga data 24.08.2026 deri më 07.09.2026 në www.struga.gov.mk.

Kërkesa

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra

SHPALLJE PUBLIKE-NP “OKTISI,, -Oktis

Në bazë të nenit 36, paragrafi 1, pika 15 e Ligjit për vetëqeverisje lokale(“Gazeta Zy. e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 202/24), neni 17-a paragrafi 2, neni 26 dhe neni 26~a i Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zy. e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 9/97, 6/02, 40/03, 49/06, 22/07, 8/3/09, 97/10, 6/12, 119/13, 41/1.4, 138/14, 25/15, 61/15, 39/16, 64/18 dhe 35/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19, 89/22, 274/22 dhe 208/24), neni 2 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes së thirrjes publike për shprehje interesi për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të një ndërmarrjeje publike, mënyra e dorëzimit të aplikimit, formularët e aplikimit dhe mënyra e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 213/2024) dhe neni 88 paragrafi 2 i Statutit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 2/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22), dhe me propozimin e Kryetarit të Komunës, Këshilli i Komunës së Strugës shpall:

SHPALLJE PUBLIKE
PËR SHPREHJE INTERESI PËR APLIKIM TË KANDIDATËVE PËR
ZGJEDHJEN E ANËTARËVE NË KËSHILLIN DREJTUES DHE MBIKËQYRËS PËR FUNKSIONIMIN MATERIALO-FINANCIARE TË NP “OKTISI,, -Oktis

LËNDA E SHPALLJES PUBLIKE
Lënda e shpalljes publike është zbatimi i një procedure për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të këshillit drejtues dhe tre anëtarëve të Këshilli Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe financiare të NP “Oktisi” me seli në f.Oktis, Strugë.
Procedura do të kryhet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike për shprehje interesi për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të një ndërmarrjeje publike, mënyrën e paraqitjes së aplikimit, formularët e aplikimit dhe mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 213/2024).
TË DREJTË PËR PJESËMARRJE
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë personat që shprehin interes për të aplikuar dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në shpalljen publike.
Shpallja publike me të gjitha kushtet është publikuar në faqen e internetit të Komunës së Strugës https://www.struga.gov.mk/ .

KUSHTE QË DUHET TË PËRMBUSHEN NË PËRPUTHJE ME LIGJIN PËR NDËRMARRJET PUBLIKE
Anëtar i këshillit drejtues dhe këshillit mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe financiare të NP “Oktisi” Oktis ,mund të jetë personi i cili i plotëson kushtet e mëposhtme:
 të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
 të ketë fituar së paku 240 kredi sipas ECTS ose të ketë përfunduar nivelin VII të arsimit në fushën e shkencave juridike, shkencave ekonomike ose në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjes publike dhe në momentin e emërimit nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion i kundërvajtës, me vendim gjyqësor të formës së prerë ndalim për kryerjen e profesionit, aktivitetit ose detyrës.

Anëtarët e këshillit drejtues të NP “Oktisi” Oktis duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune, nga të cilat:
Së paku një anëtar i këshillit drejtues me përvojë pune në fushën e operacioneve financiare dhe
Së paku një anëtar i këshillit drejtues me përvojë pune në fushën e çështjeve juridike.

Anëtarët e këshillit mbikëqyrës të NP “Oktisi” Oktis duhet të kenë edhe përvojë të duhur pune si më poshtë:
një anëtar i këshillit mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune,
një anëtar i këshillit mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e operacioneve financiare dhe
një anëtar i këshillit mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve ligjore.

Kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të këshillit drejtues dhe këshillit mbikqyrës për kontrollin e punës materiale financiare në NP “Oktisi” Oktis është katër vjet,me të drejtën e një mandati tjetër rradhazi.

DETYRAT E PUNËS, PËRGJEGJËSITË, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES DHE TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS PËR KONTROLLIN E PUNËVE MATERIALE-FINANCIARE


Në përputhje me nenin 19 të Ligjit për ndërmarrjet publike, këshilli i drejtorëve i ka këto detyra, përgjegjësi, të drejta dhe detyrim :
Këshilli i drejtorëve të ndërmarrjes publike sjell statutin e ndërmarrjes publike, miraton programin për punën dhe zhvillimin e ndërmarrjes publike, përcakton politikën afariste, miraton raportin tremujor që përmban tregues për performancën financiare, llogarinë vjetore dhe raportin mbi performancën e ndërmarrjes publike, vendos për përdorimin e fondeve të gjeneruara nga funksionimi i ndërmarrjes publike dhe mbulimin e humbjeve, merr vendime për investime, përcakton çmimet e produkteve dhe shërbimeve, vendos për organizimin e brendshëm të ndërmarrjes publike, miraton aktin për përcaktimin e shumës së vlerës së pikëve për llogaritjen e pagave të punonjësve në ndërmarrjen publike, e më shumë.
Në përputhje me nenin 27 të Ligjit për ndërmarrjet publike, këshilli mbikëqyrës i ka këto detyra, përgjegjësi, të drejta dhe detyrime :
Për të kryer aktivitetet e tij të kontrollit, këshilli mbikëqyrës i kontrollit mund të kryejë një shqyrtim në vend të të gjitha dokumenteve dhe të dhënave të ndërmarrjes publike. Këshilli mbikëqyrës i kontrollit, për të shqyrtuar dokumentet dhe të dhënat e ndërmarrjes publike, mund të thërrasë ekspertë për ta ndihmuar atë në zgjidhjen e mbikëqyrjes.
Anëtarët e këshillt mbikëqyrës për kontroll mund të marrin pjesë në seancën e këshillit të drejtorëve dhe u jepet një ftesë me të gjitha materialet që u ofrohen anëtarëve të këshillit të drejtorëve.
Këshilli Mbikëqyrës i kontrollit shqyrton detyrimisht raportet tremujore që përmbajnë tregues të performancës financiare, llogaritë vjetore dhe raportin mbi funksionimin e ndërmarrjes publike dhe i jep një mendim këshillit të drejtorëve mbi shqyrtimin. Këshilli i drejtorëve nuk mund të miratojë raportet tremujore që përmbajnë tregues të performancës financiare, llogaritë vjetore dhe raportin mbi funksionimin e ndërmarrjes publike nëse nuk ka marrë më parë një mendim pozitiv nga këshilli mbikëqyrës i kontrollit.
Këshilli mbikëqyrës për kontroll mund të miratojë aktet e miratuara nga këshilli drejtues, nëse kjo përcaktohet me statutin e ndërmarrjes publike.
Raportin mbi shqyrtimin e llogarive vjetore dhe raportin mbi operacionet e ndërmarrjes publike, së bashku me mendimin e tij, këshilli mbikëqyrës i kontrollit ja dorëzon ministrit të financave.Në raportin drejtuar ministrit të financave, këshilli mbikëqyrës i kontrollit e informon atë për gjendjen e ndërmarrjes publike, operacionet e së cilës kontrollon. Këshilli mbikëqyrës i kontrollit i paraqet gjithashtu një kopje të raportit ministrit përgjegjës për çështjet e aktivitetit përkatës.
Kryetari i këshillit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike ose, nëse kryetari nuk mund të marrë pjesë për arsye të justifikuara, anëtari i këshillit mbikëqyrës i autorizuar nga kryetari, është i detyruar të marrë pjesë në seancën e Këshillit komunal, kur diskutohen dhe vendosen çështje dhe dokumente nga kompetenca e këshillit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike.
Këshilli  mbikëqyrës duhet të mblidhet të paktën katër herë në vit.

MËNYRA E PARAQITJES NË SHPALLJEN PUBLIKE
Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen si provë e përmbushjes së kushteve për anëtar të këshillit drejtues dhe këshillit mbikëqyrës NP “Oktisi” Oktis janë:
Certifikatë shtetësie e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Certifikatë ose diplomë e arsimit të lartë të përfunduar dhe 240 ECTS të fituara ose niveli i përfunduar i arsimit VII/1;
Vërtetim se nuk ka asnjë dënim ose sanksion kundërvajtës me vendim gjyqësor të formës së prerë që i ndalon personit të kryejë një profesion, aktivitet ose detyrë;
Vërtetim për përvojë pune të regjistruar nga Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Historiku i punësimit nga Agjencia e punësimit e RMV;
– Biografi e shkurtër;
Çertifikata, licenca, vërtetimet, diploma në fushën për të cilat anëtarët e këshillit drejtues ose mbikëqyrës duhet të lëshohen nga institucione të autorizuara ose të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin.

PROCEDURA PËR PËRZGJEDHJEN E ANËTARËVE
Procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të këshilli drejtues dhe këshillit mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe financiare të NP “Oktisi” Oktis përbëhet nga dy faza dhe atë :
Faza 1- përzgjedhja administrative (një fazë në të cilën të dhënat e futura në aplikim kontrollohen në raport me kushtet e thirrjes publike, të cilat duhet të jenë identike me kushtet e përcaktuara në Ligjin për ndërmarrjet publike, si dhe provat e paraqitura, dhe kryhet vlerësimi i tyre) dhe
Faza 2-intervista (fazë në të cilën përmes pyetjeve situacionale dhe profesionale,detyra praktike testohen dhe vlerësohen kompetencat e përgjithshme dhe specifike të kandidatit dhe kryhet vlerësimi I tyre ,si dhe bëhen pyetje të përgjithshme me të cilat testohet interesi dhe motivimi I kandidatit për punën,pyetje për përvojat e punës së mëparshme,pritshmëritë e kandidatit dhe të ngjajshme.)

Data e saktë ,ora dhe vendi i intervistës do të shpallet në web faqen e Komunës së Strugës .

AFATI DHE MËNYRA E DORËZIMIT TË APLIKIMIT
Thirrja publike publikohet më 13.08.2026 dhe zgjat 5 (pesë) ditë, pra jo më vonë se 19.08.2026.
Kandidatët e paraqitur dokumentacionin përkatës në formë letre në origjinal ose një kopje të noterizuar së bashku me formularin e aplikimit të plotësuar (shtojca nr. 1) duhet ta dorëzojnë tek:

Arkiva e Komunës së Strugës ,,,Rr.Marshall Tito” pn, Strugë (me treguesin e mëposhtëm: Për një shpallje publike për shprehje interesi për aplikimin e një kandidati për zgjedhje si anëtar i këshillit të drejtorëve/ këshillit  mbikëqyrës për kontrollin e operacioneve materiale dhe financiare të NP “Oktisi”- Oktis.

         Kandidatët e pakënaqur me përzgjedhjen për anëtarë të këshillit drejtues dhe këshillit mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe financiare të ndërmarrjes publike kanë të drejtë të iniciojnë një konflikt administrativ në gjykatën kompetente në përputhje me Ligjin për kontestet administrative.    

     Shënim: Aplikimet pa dokumentacion të plotë ose të dorëzuara pas afatit të caktuar nuk do të shqyrtohen.

FORMULAR

KRYETAR i Këshillit të Komunës së Strugës
Mite Stefoski

Shpallje B – Lejes së integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 111/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 89/22, 171/22, 3/25 dhe 124/25), Kryetari i Komunës e Strugës,

SHPALLJE
B – Lejes së integruar ekologjike

Kryetarit të Komunës së Strugës i është dorëzuar kërkesa e plotë për lëshimin e Lejes Ekologjike të Integruar – B me nr. 12-2372/1 nga data 05.05.2026.

Parashtrues i Kërkesës: SHPTNU NOMAS 79 SHPKNJP import-eksport, dega Gurorja NIÇE TRANS, Boroec – Strugë.
Veprimtaria prioritare: 08.12 – Nxjerrja e zhavorrit, rërës, argjilës dhe kaolinit.
Lokacioni i instalimit: Boroec në një pjesë të PK. Nr. 224/1 KK Boroec jashtë qytetit, Komuna e Strugës, me sipërfaqe prej 0.214532 km².
Personi kontaktues: Dijana Toleska.

Kategoria e instalimit:
Në përputhje me Rregulloren, Shtojca 2. Aktivitetet e instalimeve për të cilat kërkohet B- lejes sëintegruar ekologjike.
Shtojca 2, pika :
3.2 – Instalimi për gërmimin, thërrmimin, bluarjen, sitjen, ngrohjen e lëndëve të para minerale, nëse nuk përfshihen në Shtojcën 1 të rregullores.

B – Lejes së integrurar ekologjike në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat e : Komunës së Strugës, heshi „Nënë Tereza” p.n., 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Përmbajtja e plotë e PROJEKT-Lejes B, e nevojshme për formësimin dhe dorëzimin e opinioneve dhe qëndrimeve, do të jetë e disponueshme për publikun e interesuar brenda një afati prej 15 ditësh, gjegjësisht nga data 10.08.2026 deri më 24.08.2026 në www.struga.gov.mk.

B – Leja e integruar ekologjike

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,  
Mendi Qyra

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 8-të (tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe ,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 8-të (tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 8-të (tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 20.07.2026, (e hënë) me fillim në ora 15:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

              Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  1. Informacion mbi problemin me personat lypës në territorin e Komunës së Strugës.
  2. Propozim – Vendim për vazhdimin e orarit të punës së objekteve hotelierike.
  3. Propozim – Raport Kuartal për realizimin e buxhetit të komunës së Strugës për periudhën 01.01-30.06.2026.
  4. Raport mbi punën e NP „Komunale“ – Strugë, për periudhën 01.01–31.03.2026, si dhe krahasim me rezultatet financiare të arritura për periudhën 01.01–31.03.2025.
  5. Raport mbi punën e NPK „Higjiena“ – Llabunishtë, për periudhën 01.01.2026–31.03.2026, si dhe krahasim me rezultatet financiare të arritura për periudhën 01.01.2025–31.03.2025.
  6. Raport tremujor mbi punën financiare të NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë, për tremujorin e parë (01.01.2026–31.03.2026).
  7. Raport vjetor mbi punën financiare të NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë, për periudhën 01.01.2025–31.12.2025.
  8. Raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara për furnizimin me ujë për periudhën 01.2025–12.2025 dhe raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara për largimin e ujërave të zeza për periudhën 01.01.2025–31.12.2025 të NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë.
  9. Propozim për emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të EPKKF „8 Marsi“ – Strugë.
  10. Kërkesë për dhënien e pëlqimit për funksionimin e grupeve me numër më të vogël të fëmijëve dhe pëlqim për numër më të madh të fëmijëve se ai i lejuar me ligj në EPKKF „8 Marsi“ – Strugë.
  11. Vendim për përcaktimin e orarit të punës së të punësuarve në EPKKF „8 Marsi“ – Strugë.
  12. Propozim – Vendim për ndryshimin e Vendimit për kryerjen e transportit komunal linjor të udhëtarëve në territorin e Komunës së Strugës.
  13. Plani vjetor i punësimit për vitin 2027 në SHFK „Goce Dellçev“, f. Jabllanicë.
  14. Plani vjetor i punësimit për vitin 2027 në SHFK „Goce Dellçev“, f. Podgorc.
  15. Raporti vjetor mbi punën e SHFK „Goce Dellçev“, f. Jabllanicë, për vitin shkollor 2025/2026.
  16. Raporti vjetor për vitin shkollor 2025/2026 i SHFK „Bashkimi“, f. Oktisë.
  17. Raporti vjetor mbi punën e SHFK „Josip Broz Tito“ – Strugë, për vitin shkollor 2025/2026.
  18. Programi vjetor i punës së veprimtarisë edukativo-arsimore të Konviktit për vitin shkollor 2026/2027.
  19. Raporti i katërt tremujor mbi punën e NP „Oktisi“, f. Oktisë, për vitin 2025.
  20. Llogaria vjetore e NP „Oktisi“, f. Oktisë, për vitin 2025.
  21. Programi i punës dhe zhvillimit për vitin 2026 i NP „Oktisi“, f. Oktisë.
  22. Raporti vjetor i SHFK „Shën Klimenti i Ohrit“, f. Drasllajcë, për vitin 2025.
  23. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Mite Mižimakoski.
  24. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Valentina Spaseska Pereska.
  25. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Mereme Elezi.
  26. Programi vjetor për punën e veprimtarisë edukativo-arsimore të Konviktit për vitin shkollor 2026/2027.

    Materialet e mbledhjes

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski