vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

KONKURS PUBLIK

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 9 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), nenit 19-а dhe nenit 23 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit për ndërmarrjet publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.38/96, 9/97, 6/02, 40/03, 49/06, 22/07, 83/09, 97/10, 6/12, 119/13, 41/14, 138/14, 25/15, 61/15, 39/16, 64/18 dhe 35/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, 89/22, 274/22, 208/24 dhe 193/25), Kryetari i komunës së Strugës, shpall

KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e Drejtorit të
NP “KOMUNALE” – Strugë

1.Komuna e Strugës ka nevojë për zgjedhjen e Drejtorit të NP “KOMUNALE” – Strugë me mandat prej 4 (katër) viteve.
1.1.Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme si në vijim

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • ta njohë mirë gjuhën maqedonase,
  • të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore dhe
  • të mos i jetë shqiptuar dënim ndalese për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
  • 1.2.Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e posaçme si në vijim:
  • të ketë më së paku 240 kredi sipas EKTS ose shkallën e kryer të VII/1;
  • të ketë minimum 5 (pesë) vjet përvojë pune;
  • të posedojë njërën prej sertifikatave ndërkombëtare ose çertifikatave për njohjen aktive të gjuhës angleze jo më e vjetër prej 5 (pesë) vjetëve dhe atë: TOEFEL IBT – më së paku 74 pikë, IELTS (IELTS) – më së paku 6 pikë, ILEC (Cambridge English: Legal) – më së paku niveli B2, FCE (Cambridge English: First)-të kaluar, BULLATS (BULATS) – më së paku 60 pikë ose APTIS – më së paku B2.
  • 2.Kandidatët ndaj fletëparaqitjes duhet të parashtrojnë:
  • lutje (me adresë të saktë banimi dhe nr. telefoni), duke theksuar për cilin vend pune konkuron;
  • biografi të shkurtër (CV);
  • Propozim program për punë dhe zhvillim të ndërmarrjes;
  • Çertifikatë për nënshtetësi;
  • Dëshmi për aftësi shëndetësore, të mos jetë më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj;
  • Dëshmi se nuk i është shqiptuar dënim ndalese për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, të mos jetë më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj;
  • dëshmi për arsim të kryer (origjinal ose kopje të vërtetuar në noter),
  • dëshmi për përvojë pune e dhënë nga Agjencia për punësim;
  • çertifikatë të njohur ndërkombëtare ose çertifikatë për njohje aktive të gjuhës angleze jo më e vjetër se 5 (pesë) vjet;

3.Orari i punës është 40 orë në javë (prej të hënën deri të premten) nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Rroga neto themelore 75.000,00 denarë.

 4.Konkursi zgjat 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së tij.

 5.Dokumentacioni i paplotësuar, jo në kohë dhe e parregulluar nuk do të jetë lëndë shqyrtimi nga ana e komisionit për selektim të kandidatëve.

  6.Zgjedhjen e Drejtorit e kryen Kryetari i komunës së Strugës në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të dokumentacionit nga ana e komisionit.        

    7.Fletëparaqitjen me dokumentet e nevojshme të dorëzohen: në Arkivin e komunës së Strugës ose me postë në adresën e Komunës së Strugës rr.”Marshall Tito” p.n. – Strugë, me shenjë për Konkursin publik të NP “KOMUNALE”.

KONKURS PUBLIK

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës
z.Mendi Qyra

Plani për mobilitet urban të qëndrueshëm për Strugën

Plani për Mobilitet Urban të Qëndrueshëm për Strugën është hartuar në kuadër të Mbështetjes Teknike për përgatitjen e Planeve për Mobilitet Urban të Qëndrueshëm për pesë komuna dhe ofrimin e trajnimeve për përgatitjen dhe zbatimin e Planeve për Mobilitet Urban të Qëndrueshëm (RFP nr.: LRCP-9034-MK–REoICS-CQS-A.1.1.5), në kuadër të Projektit për Lidhjen e Rrugëve Lokale (LRCP) nr. P170267, i financuar me kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore dhe i zbatuar nga Ministria e Transportit – Njësia për Zbatimin e Projekteve.

Me qëllim të përfshirjes së komunitetit më të gjerë gjatë hartimit të Planit për Zhvillim të Qëndrueshëm, për të siguruar zgjidhje dhe propozime më cilësore, planin e publikojmë për shqyrtim publik nga qytetarët.

Plani për Mobilitet Urban të Qëndrueshëm për Strugën

Projekti urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore për ndërtim të kompleksit të ndërtimeve me destinim G2.1-Ndërtesa të industrisë së lehtë ndërtimore në pjesë të Pk.nr.960/1 KK Morovisht komuna e Strugës

Projekti urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore për ndërtim të kompleksit të ndërtimeve me destinim G2.1-Ndërtesa të industrisë së lehtë ndërtimore në pjesë të Pk.nr.960/1 KK Morovisht komuna e Strugës

Vërtetim për miratim

Projekti urbaninstik

Thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare nga Programi për sport dhe rekreacion i Komunës së Strugës për vitin 2026

Në bazë të Programit për sport dhe rekreacion të Komunës së Strugës për vitin 2026 dhe Rregullores për përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurës për ndarjen e mjeteve financiare, Komuna e Strugës shpall:

  1. Lënda e thirrjes publike
    Lënda e kësaj thirrjeje publike është ndarja e mjeteve financiare për mbështetje të:
    • klubeve dhe shoqatave sportive
    • manifestimeve dhe aktiviteteve sportive
    • sportistëve individualë
    • sportistëve të talentuar
    • trajnerëve
  2. Buxheti total
    Shuma totale e mjeteve është 4.000.000 denarë.
  3. Shpërndarja e mjeteve
    🥇 Klube dhe shoqata sportive
    • Gjithsej: 2.400.000 denarë
    • Pjesë fikse: 25.000 denarë për klub (për klubet që e kalojnë pragun)
    • Pjesa tjetër ndahet sipas pikëve
    • Maksimumi: 200.000 denarë për klub

🥈 Manifestime dhe aktivitete sportive
• Gjithsej: 1.200.000 denarë
• Mjetet ndahen sipas pikëve
• Maksimumi: 150.000 denarë për projekt

🥉 Sportistë individualë
• Gjithsej: 200.000 denarë
• Maksimumi: 30.000 denarë

🥉 Sportistë të talentuar
• Gjithsej: 100.000 denarë
• Maksimumi: 50.000 denarë

🥉 Trajnerë
• Gjithsej: 100.000 denarë
• Maksimumi: 30.000 denarë

  1. E drejta e pjesëmarrjes
    Të drejtë pjesëmarrjeje kanë:
    • klubet dhe shoqatat sportive
    • organizatorët e manifestimeve sportive
    • sportistët individualë dhe të talentuar
    • trajnerët
    të cilët janë të regjistruar ose kanë vendbanim në territorin e Komunës së Strugës dhe janë të evidentuar në Regjistrin e Komunës.
  2. Kushtet për pjesëmarrje
    Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me Rregulloren, përfshirë:
    • të jenë të regjistruar sipas ligjit
    • të mos kenë obligime të papaguara ndaj Komunës
    • të kenë dorëzuar raport për mjetet e mëparshme (nëse kanë qenë përfitues)
  3. Dokumentacioni i nevojshëm
    Aplikantët janë të obliguar të dorëzojnë dokumentacion në përputhje me Rregulloren, përfshirë:
    • formularin e plotësuar të aplikimit
    • gjendje aktuale
    • vërtetime nga institucionet përkatëse
    • program pune / plan aktivitetesh
    • deklarata
  4. Mënyra e aplikimit
    Aplikimet dorëzohen në formë të shtypur (fizikisht) në arkivin e Komunës së Strugës, në zarf të mbyllur me shënimin:
    „Për thirrje publike për sport – MOS E HAP“
  5. Afati për aplikim
    Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë nga dita e publikimit.
  6. Procedura e vlerësimit
    Aplikimet do të:
    • kontrollohen administrativisht
    • vlerësohen nga Komisioni sipas kritereve të Rregullores
    Pragu minimal është:
    • 50 pikë për klube dhe manifestime
    • 60 pikë për sportistë dhe trajnerë
  7. Ndarja e mjeteve
    Mjetet ndahen:
    • sipas numrit të pikëve të fituara
    • sipas shpërndarjes së përcaktuar
    • duke respektuar kufijtë maksimalë
    Komuna e Strugës rezervon të drejtën për të bërë rishpërndarje të mjeteve në përputhje me cilësinë e aplikimeve.
  8. Obligimet e përfituesve
    • përdorimi i mjeteve vetëm për qëllimin e përcaktuar
    • dorëzimi i raportit narrativ dhe financiar
    • mundësimi i kontrollit nga Komuna
  9. Informata shtesë
    Komuna e Strugës rezervon të drejtën:
    • të mos ndajë mjete
    • të kërkojë informata shtesë
    • të kryejë kontroll mbi realizimin

Thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet nga Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2026

Në bazë të Programit për sport dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Strugës për vitin 2026 dhe Rregullores për përcaktimin e procedurës, kritereve dhe mënyrës së ndarjes së mjeteve financiare, Komuna e Strugës shpall:

  1. Lënda e thirrjes publike
    Lënda e kësaj thirrjeje publike është ndarja e mbështetjes financiare për realizimin e programeve dhe projekteve me interes publik në territorin e Komunës së Strugës.
  2. Fushat prioritare
    • Kulturë
    • Mjedis jetësor
    • Të rinj
    • Arsim
    • Barazi gjinore
    • Mbrojtje sociale
  3. Buxheti total dhe llojet e granteve
    Shuma totale e mjeteve është 1.200.000 denarë, e ndarë si vijon:
    • Mini-grante (Aplikim për mini-grant):
    deri në 30.000 denarë për projekt
    gjithsej 300.000 denarë (10 grante)
    • Grante (Formulari 1 и Formulari 2):
    deri në 100.000 denarë për projekt
    gjithsej 900.000 denarë (9 grante)
    Komuna e Strugës rezervon të drejtën të bëjë shpërndarje të ndryshme të mjeteve në përputhje me cilësinë e aplikimeve të pranuara ose të sigurojë shpërndarje të barabartë.
  4. E drejta e pjesëmarrjes
    • Të drejtë pjesëmarrjeje kanë shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet që:
    • janë të regjistruara me seli në territorin e Komunës së Strugës
    • janë aktive së paku 12 muaj
    • nuk kanë obligime financiare të papaguara ndaj Komunës së Strugës
    • janë të regjistruara në Regjistrin e organizatave të Komunës së Strugës
    Çdo organizatë mund të paraqesë vetëm një aplikim dhe mund të përfitojë vetëm një financim gjatë vitit.
  5. Partneritetet
    Aplikimet me partnerë lejohen, por nuk janë të detyrueshme.
  6. Kohëzgjatja dhe realizimi i projekteve
    • Projektet duhet të zgjasin nga 1 deri në 3 muaj
    • Të gjitha projektet duhet të përfundojnë më së voni deri më 15 tetor 2026
    • Aktivitetet duhet të realizohen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Strugës
  7. Kushtet financiare
    • Lejohet bashkëfinancimi
    • Mjetet e ndara mund të përdoren edhe si bashkëfinancim
    • Pagesa bëhet paraprakisht (avans)
    • Pagesa bëhet ekskluzivisht në llogarinë bankare të organizatës
  8. Aktivitetet e pranueshme
    Mjetet janë të destinuara ekskluzivisht për:
    • realizimin e aktiviteteve të drejtpërdrejta
    • ngjarje, punëtori, fushata dhe aktivitete të tjera me interes publik
    Nuk lejohen:
    • honorare
    • blerje pajisjesh
    • shpenzime të tjera që nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me aktivitetet
  9. Obligimet e përfituesve
    • Përdorimi i detyrueshëm i logos së Komunës së Strugës në të gjitha materialet promovuese
    • Dorëzimi i raportit për realizimin e projektit në përputhje me kontratën
  10. Dokumentacioni i nevojshëmAplikimi duhet të përmbajë:
    • formularin e plotësuar të aplikimit
    • buxhetin
    • gjendjen aktuale (ekstrakt)
    • statutin
    • vërtetim/deklaratë për mungesë të obligimeve ndaj Komunës së Strugës
    • deklaratë për saktësinë e të dhënave
  11. Mënyra e aplikimit
    Aplikimet dorëzohen në formë të shtypur (fizikisht) në arkivin e Komunës së Strugës.
  12. Afati për aplikim
    Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë nga dita e publikimit të thirrjes publike.
  13. Procedura e vlerësimit
    Procedura përbëhet nga:
    • kontrolli administrativ
    • vlerësimi cilësor
    Pragu minimal për financim është 60 pikë.
  14. Informata shtesë
    Komuna e Strugës rezervon të drejtën:
    • të mos ndajë mjete nëse nuk ka aplikime me cilësi të mjaftueshme
    • të kërkojë informata shtesë
    • të përshtatë shpërndarjen e mjeteve.

Aplikimi për mini grant
Formulari 1
Formulari 2

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 5 (pestë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 5 (pestë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 5 (pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 23.04.2026, (e ejnte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Strugës, mbajtur më 14.11.2025
  • procesverbal nga seanca e 1 e jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës
  1. Propozim – Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2026.
  2. Plan vjetor për punësimin e Shkollës fillore komunale të muzikës –Strugë për vitin 2027.
  3. Program për punën e NP “Ujësjellës dhe kanalizim” Strugë për vitin 2026.
  4. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit drejtues në NP “Komunallno” – Strugë.
  5. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës për kontroll të punës materialo financiare në NP “Komunallno” – Strugë.
  6. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit drejtues në NPK “Higjiena” – f.Llabunishtë.
  7. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës për kontroll të punës materialo financiare në NPK “Higjiena” – f.Llabunishtë.
  8. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit drejtues në NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë.
  9. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës për kontroll të punës materialo financiare në NP Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë.
  10. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit drejtues në NP “Oktis” – f.Oktis.
  11. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës për kontroll të punës materialo financiare në NP “Oktis” – f.Oktis.
  12. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit drejtues në NP “Eko Struga” – Strugë.
  13. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës për kontroll të punës materialo financiare në NP “Eko Struga” – Strugë.
  14. Propozim – Aktvendim për formim të Komisionit për vlerësim dhe përcaktim të lartësisë së dëmit shkaktuar nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësi tjera.
  15. Propozim – Program për kulturë të Komunës së Strugës për vitin 2026
  16. Llogaria përfundimtare e SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin 2025
  17. Llogaria përfundimtare e SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin 2025
  18. Llogaria përfundimtare e SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin 2025
  19. Llogaria përfundimtare e SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorishtë për vitin 2025
  20. Llogaria përfundimtare e SHFK “Bashkimi” – f.Oktis për vitin 2025.
  21. Llogaria përfundimtare e SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin 2025
  22. Llogaria përfundimtare e SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin 2025
  23. Llogaria përfundimtare e SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin 2025
  24. Llogaria përfundimtare e SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunishtë për vitin 2025
  25. Llogaria përfundimtare e SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë për vitin 2025
  26. Llogaria përfundimtare e SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i poshtëm për vitin 2025
  27. Llogaria përfundimtare e shkollës fillore komunale të muzikës për vitin 2025
  28. Llogaria përfundimtare e SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin 2025
  29. Llogaria përfundimtare e SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë për vitin 2025
  30. Plan vjetor për punësim të SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin 2027.
  31. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Dimko Markoski.
  32. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Luljeta Xhila.
  33. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Marina Prentoska.
  34. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Nafis Bakiu.
  35. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Neshat Ibushoski.
  36. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Oliver Pavleski.
  37. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Sllavica Tanevska.
  38. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Snezhana Poposka.
  39. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së sendit të luajtshëm – kamionetë për nevojat e NPK Kumunale – Strugë, automjet ngarkimi B-MINI TRUCK C31,
  40. Propoyim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së sendit të luajtshëm – kamionetë për nevojat e NPK Kumunale – Strugë, automjet ngarkimi DFSK K01X, B-MINI TRUCK CHL.
  41. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarit të këshillit të shkollës nga ana e themeluesit të SHFK “Ashim Agushi“- f. Ladorisht.
  42. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarit në Këshillin shkollor të SHFK “Ashim Agushi“- f. Ladorisht.
  43. Propozim – Vendim për miratimin e Ndryshimit dhe plotësimit të PGJU për bllokun 30, pjesa veriore e qytetit të Strugës K.O Morishtë, Komuna e Strugës.
  44. Inicijativ nga PTUD “HAXHI LAÇKA LM” Import – eksport SH.P.K.NJ.P f. Moroisht, Strugë për Punimin e e Projektit urbanistik për destinime ekonomike dhe industriale për një pjesë të K.P 931/8 në K.O Moroishtë, për ndërtimin e objektit me destinim G2 – Industri e lehtë përpunuese dhe më pak ndotëse – Komuna e Strugës.
  45. Inicijativ për punimin e projektit urbanistik për qëllime ekonomike dhe industriale për forminimin e një parcele ndërtimore me destinim G2 – Industri e lehtë përpunuese dhe industri më pak ndotëse, si dhe impiante më pak ndotëse për prodhimin e energjisë, në parcelat kadastrale nr. 932/3, 932/8 dhe 932/12 K.K. Morovishtë në NJU 12 (zonë industriale), pjesë e bllokut 30, Komuna e Strugës, dërguar nga Mendim Zhuta nga f.Veleshtë.
  46. Propozim – Program për mirëmbajtjen e pastërtisë publikenë territorin e Komunës së Strugës për vitin 2026.
  47. Propozim – Vendim për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të Programeve Zhvillimore të Komunës së STRUGËS për periudhën 2026–2028 nr.08-5399/4.
  48. Propozim – Vendim për dhënien me shfrytëzim afatgjat pa kompenzim hapësirat e objektit të vjetër të komunës në katin e 3 zyrat nr.3, 5, 7, 9 për nevojat e NP “Eko Struga”.
  49. Rregullore për mënyrën, kriteret dhe procedurën për ndarjen e mjeteve financiare për projekte dhe aktivitete programore nga fusha e kulturës me interes për Komunën e Strugës.
  50. Propozim-vendimin për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës.
  51. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e programit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës vitin 2026 për shqyrtim dhe miratim.

Materialet e mbledhjes së 5-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

Vendim për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2026

 

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 nr.99/2022 ,208/2024, 114/25,252/25,266/25), Kryetari i Komunës së Strugës,

         V E N D I M

 për zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2026

  1. ADM0101B02000 me shifër të vendit të punës Udhëheqës Sektori , në Sektorin për çështje finansiare- 1 (një) realizues zgjidhet kandidati:
    Stojanço Shoposki.
  2. Nëpunësi administrativ do të avansohet në vendin e punës nga paragrafi paraprak, pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, në bazë të vendimit të miratuar.
  3. Ky vendim do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.

                 A r s y e t i m

        Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.02/2026.

        Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 03.04.2026.

          Me Aktvendim numër 04-1973/8 të datës 07.04.2026  u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.02/2026,  e  cila e realizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-1973/9 të datës 08.04.2026 dhe procesverbalin e intervistës nr.04-1973/11të datës 08.04.2026

         Në bazë të Listës përfundimtare me kandidatin e intervistuar dhe propozim vendmi për zgjedhjen e kandidatit të renditur në vendin e parë  me nr. 04-1973/ 14 të datës 08.04.2026, e përgatitur nga ana e Komisionit për selektim për avansim, bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi.

UDHËZIM JURIDIK:
Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës

Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,
-Njësia për menaxhim me resurse njerëzore

Vendim

KOMUNA E STRUGËS
Kryetari Komunës,
Mendi Qyra

Vendim për mos zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2026

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 nr.99/2022, 208/2024, 114/25,252/25,266/25), Kryetari i Komunës së Strugës,

V E N D I M
për mos zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.02/2026

  1. Pë vend pune me nr. rëndor 2, INS0101V02000 me shifër të vendit të punës Inspektor i pavarur për përcaktimin dhe pagesën e tatimeve dhe taksave, Sektori për mbikqyrje inspektoriale- Njësia për mbikqyrje inspektoriale për veprimtari publike, veprimtari hotelieriko-turistike dhe tatime – 1 (një) realizues, NUK BËHET PËRZGJEDHJE.
  2. Ky vendim do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.

    Arsyetim

Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.02/2026.
Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 03.04.2026.
Me Aktvendim numër 04-1973/8 të datës 07.04.2026 u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.02/2026, e cila e realizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-1973/10 të datës 08.04.2026 Komisioni konstatoj se në shpallje për vendin e lartëshënaur u paraqitën gjithësej 1 kandidat nga të cilët 0 kandidat i rregullt dhe 1 kandidat i parregullt. Shkaku i parregulhmërisë përshkruhet se kandidati nuk i plotëson kushtet në lidhje me Ligjin për mbikqyrje inspektorale ( aktvendim për sistemim në vend pune). Në bazë të lartëshënuarës, nuk bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi.

UDHËZIM JURIDIK:
Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës

Dorëzuar deri:
-kandidati,
-Arkivi,

Vendimi

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i Komunës,
Mendi Qyra

Projekt i miratuar urban jashtë zonës së planit urbanistik me destinim A.4.3(P.K.nr. 2839/38 P.K.nr. 2839/37…)

Projekt i miratuar urban jashtë zonës së planit urbanistik me destinim A.4.3 – Shtëpi vikendi dhe objekte të tjera për akomodim të përkohshëm për P.K.nr. 2839/38 P.K.nr. 2839/37, P.K.nr.2839/36, P.K.nr. 2839/35, P.K. nr. 2839/34, P.K. nr. 2839/33,P.K.nr.2839/32,P.K.n2839/30,P.K.nr2839/29,P.K.nr.2839/28, P.K.nr.2839/27, pjesë të P.K.nr.2839/3, dhe pjesë P.K.nr.2845, , KK Strugë- komuna e Strugës, nr.tek.08-03/24 nga muaji Nëntor 2025 punuar nga ,,ÇIP GROUP,, shpknjp Shkup.

Aktvendim

Projekti urbanistik

SHPALLJE INTERNE numër 02/2026 për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës

    Në bazë të nenit 30, paragrafi  (1) alineja (2) paragrafi (3) dhe paragrafi (4) dhe neni 48 paragrafi (4) nga Ligji për nëpunës administrativ administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 ,nr.99/2022,208/24, ),, si dhe neni 2 i Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrës së parashtrimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrës së realizimit të selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrës së vlerësimit dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura e selektimit, varësisht kategorisë së vendit të punës për të cilin është publikuar shpallje interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 259/2024), në përputhjme me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Strugës numër 09-3840/1 të datës 05.10.2016, nr. 09-798 të datës 27.02.2017 nr.09-1969/1 të datës 04.04.2018, nr.09-2858 të datës 25.06.2018,  dhe nr.09-3112 të datës 23.07.2019, nr.09-3604/4 nga 23.09.2019, nr.09-4988/2 të datës 16.12.2019, nr.04-103/1 të datës 09.01.2020, nr.09-3480 të datës 28.10.2020 09-4175/1 të datës 10.11.2021, nr. 09-4175/2   të datës 10.11.2021, nr. 09-2742/4 të datës 29.07.2021, nr. 03-3020/2 16.11.2021 dhe 09-3987/1 të datës 19.09.2022, 09-5233/1 nga data 13.12.2023,  04-520/1  nga data 21.01.2025 dhe и 09-2581/1 nga data 13.05.2025, 04-3462/2 nga data 08.07.2025 бр.09-3576/1 од 15.07.2025, бр.04-3787/1 nga 28.07.2025, 09-1867/1 nga 26.03.2026  si dhe në përputhje me nenin 50 paragrafi  1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale  (,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02, Gazeta zyrtare e RSM” 202/24), në bazë të Planit vjetor për punësim për vitin 2026 me nr.35-3737/3 të datës 27.08.2025 dhe mendimi pozitiv nga Ministria për administrat publike-Shkup  me nr.35-3737/5 të datës 17.09.2025, Komuna e Strugës Shpall:

SHPALLJE INTERNE numër 02/2026
për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës

Komuna e Strugës nxjerr shpallje interne për avancim të 2 (dy) nëpunësave administrativ në vendet e punës:

  1. ADM0101B02000 me shifër të vendit të punës Udhëheqës Sektori , në Sektorin për çështje finansiare, – 1 (një) realizues –

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Kushte të veçanta:

  • VI A sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
  • Shkencat shoqërore- ekonomi dhe biznes,
    -njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë,
  • më se paku 5 (pesë) vite përvojë pune në drejtim, nga të cilat më së paku 2 (dy) vitë përvoj pune në sektorin publik, gjegjësisht më së paku tetë vjet përvoj pune në drejtim nga të cilat tre vjet në përvojën si udhëheqës në sektorin privat,
    -njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),
  • vërtetim për dhënjen e provimit për menaxhim të administratës

Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të ulët:

  • mësimi dhe zhvillimi
  • komunikimi
  • arritjen e rezultateve
  • duke punuar me punë të tjera/ekipore;
  • ndërgjegjësimin strategjik;
  • orientimin тек palët e interesuara;dhe
  • menaxhimi financiar.

Orari i punës:
-orë pune në javë: 40,
-orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
-Shuma financiare në rrogën neto është 57.574,00 denarë.

  1. INS0101V02000 me shifër të vendit të punës inspektor i pavarur për përcaktimin dhe pagesën e tatimeve dhe taksave, sektori për për mbikqyrje inspektoriale- inspektorat, për mbikqyrje inspektoriale për veprimtari publike, veprimtari hotelieriko-turistike dhe tatime – 1 (një) realizues Kushte të përgjithshme:
  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Kushte të veçanta:

  • VI B sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 180 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
  • shkencat ekonomike ose shkenca juridike,
    -njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë,
    -më se paku 2 (dy) vit përvojë pune në profesion,
    -njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),

Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të lartë:

  • mësimi dhe zhvillimi
  • komunikimi
  • arritjen e rezultateve
  • duke punuar me punë të tjera/ekipore;
  • ndërgjegjësimin strategjik;
  • orientimin ndaj klienteve/palët e interesuara;
  • menaxhment; dhe
  • menaxhimi financiar.

Orari i punës:
-orë pune në javë: 40,
-orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
-Shuma financiare në rrogën neto është 42.822,oo ose 41.359, oo denarë.

       Nëpunësit adminsitrativ të interesuar për avancim duhet t'i plotësojë kushtet e përgjithshme dhe kushtet е veçanta të caktuara me Rregulloren për sistematizim në vendet e punës në Komunën e Strugës, si dhe: 

-të jetë i notuar mе notë “А“ ose “B” në notimin e fundit,
-të jetë në vend pune në nivel respektivisht më të ulët në kornizat e kategorisë së njëjtë për të cilin vend pune është publikuar shpallja interne,
-të ketë kaluar më së paku dy vite në të njëjtin nivel dhe
-të mos i jetë dhënë masë disiplinore në vitin e fundit para publikimit të shpalljes interne.

       Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nëpunësit administrativë të punësuar në Komunën e Strugës që i plotësojnë kushtet për konkurim. 
    Kandidatët, ndaj fletëparaqitjes mund t'i dorëzojnë faktet e mëposhtme: 

-Vërtetime për realizim me sukses të trajnimeve dhe/ose,

  • Vërtetim për realizim me sukses të mentorimit. Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 (pesë) ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t'i plotësojnë në momentin e paraqitjes. Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen perms arkivit të Komunës së Strugës deri te Njësija për menaxhim me resurse njerëzore në adresën Komuna e Strugës, rr. Sheshi Nënë Tereza p.n. Strugë si dhe deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk Aplikim i parashtruar jo në kohën e duhur, fletëparaqitje jo e plotë dhe e çrregullt, nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit. Procedura do të zbatohet nga Komisioni për selektim dhe avansim I formuar nga nga Sekretari i Komunës së Strugës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

Shpallja