vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş
shqyrtim publik i Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2-Industri e lehtë farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumështit, produkteve konditoriale, pijeve joalkoolike, ujë, përpunimi i produkteve të kopshtit dhe frutave, duhan e të tjera në Pk.nr. 1063/14,1063/15,1063/16,1063/17,1063/18,
1063/19,1063/20,1063/21,1063/22,1063/23,1063/24
1063/25,1063/26,1063/27,1063/28,1063/29 dhe pjesë e 1063/1 KK Morovisht komuna e Strugës
Për realizimin e shqyrtim publik të Projektit urbanistik jashtë vendbanimit dhe jashtë përfshirjes së planeve urbanistike për sistemin e kolektorit – Radozhd – Kalisht komuna e Strugës destinim E1.6 (infrastrukturë e ujrave të zeza – fekal dhe atmosferik)
Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 16 nga Ligji për veëtqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M.” nr. 5/02) dhe nenit 74 paragrafi 3 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori Zyrtar i Komunës së Strugës” nr.17/02, 30/03), kurse në lidhje me nenin 6 të Vendimit për përcaktimin e procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës, organizatat nga sfera e sportit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe sektorit joqeveritar nr. 07-1842/9 të datës 20.06.2012, Kryetari i Komunës së Strugës, shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, organizatat qytetare nga sfera e kulturës dhe organizatat qytetare dhe fondacionet
Qëllimi i këtij konkursi është që ta përforcojë dhe përparojë bashkëpunimin e Komunës me organizatet qytetare, klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kulturës përmes vendosjes së relacioneve partnerike dhe nxitjes së zgjidhjes së problemeve lokale nëpërmjet kyçjes të qytetarëve dhe organizatave qytetare.
Të drejtë për pjesmarrje në këtë konkurs kanë klubet sportive dhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e regjistruara në territorin e Komunës së Strugës sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve.
Shoqatat të cilat kanë marrë mjete finansiare vitin e kaluar duhet të parashtrojnë raport finansiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera për vitin e kaluar, sëbashku me formularët e aplikimit. Thirrjen publike me formularët e nevojshëm mund ti gjeni në web faqen e Komunës së Strugës www.struga..gov.mk
MUNICIPALITY OF STRUGA
Department for International Cooperation and European Funds
Project: Struga & Pogradec for promoting tourism and cultural heritage – COOLTOUR
Interreg-IPA II Cross-Border Cooperation Programme 2018-2020
Grant Contract Number: IPA/2021/429-005
E-mail: info@struga.gov.mk kryetari@struga.gov.mk
Komuna e Strugës si implementuese e aktiviteteve projektuese të projektit “Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore COOLTOUR”, i finansuar nga Bashkimi Evropian nga programi i IPA II për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, i fton të gjithë subjektet e interesuar me veprimtari turistike të regjistruar të marrin pjesë në sesionin informativ më date 02.03.2023 (e enjte) në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, me fillim në ora 12:15, ku do të prezantohen aktivitetet e proektit.
Gjegjësisht është planifikuar të finansohen 40 eko ose eko bizense potenciale, 20 në Komunën e Strugës dhe 20 në Komunën e Pogradecit, për përmirësimin e konsumimit të energjisë të sipërmarrësve të bizneseve turistike, promovimin e energjisë së gjelbërt përmes instalimit të paneleve solare.
Me respekt Komuna e Strugës
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 20 (njëzetë)
të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 20 (njëzetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 24.02.2023, (E premte) me fillim në ora 13:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi
Në bazë të nenit 40 nga Ligji për vetëqeverisje
lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.
5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e jashtëzakonshme të
Këshillit të komunës së Strugës, për datën 09.02.2023, (E
enjte) me fillim në ora 12:00, në sallën e madhe të Këshillit
të komunës së Strugës:
Në mbledhje do të punohet sipas
R E N D T Ë D I T Ë S
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi