SEKTORI PËR ÇËSHTJE FINANCIARE
Është përgjegjës për:
- ndjekjen dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga sfera e buxhetit dhe punës materiale-financiare;
- e udhëheq, koordinon dhe kontrollon punën për përgatitjen e buxhetit të komunës dhe llogarisë vjetore të Buxhetit të komunës;
- menaxhon, ndjek dhe kontrollon gjendjen dhe qarkullimin e mjeteve dhe burimeve të komunës të caktura me ligj;
- kryen kontroll financiar ex-ante dhe ex-post;
- punë që kanë të bëjnë me përgatitjen e planit (mujor, tremujor dhe vjetor) financiar për implementimin e buxhetit për komunën dhe njësitë shfrytëzuese të komunës,
- evidentimin kontabilistik për zbatimin e buxhetit;
- shpërndarjen e bllok dotacioneve për shrytëzuesit buxhetor;
- menaxhon, ndjek dhe kontrollon caktimin e pagesës për tatimet;
- mban regjistër për pronat e paluajtshme dhe të luajtshme të obliguesve tatimor dhe kujdeset për kontrollimin dhe verifikimin e regjistrit;
- zbaton mbledhjen me dhunë të tatimeve dhe taksave të komunës;
- kryen edhe punë të tjera që mund t’i besohen, në kuadër të kompetencave konform ligjit dhe akteve të tjera
Në suaza të sektorit për çështje financiare funksionojnë 5 njësi edhe atë:
- Njësia për koordinim buxhetor;
- Njësia për kontroll buxhetor;
- Njësia për kontabilitet dhe pagesa;
- Njësia për tatime dhe taksa komunale;
- Njësia për furnizime publike;
Linku për furnzime publike