vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 18.03.2019, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Programi i Planit për përpunimin e Plotësim dhe Ndryshim të Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 1 pjesë nga Blloku 7, Komunën e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të Plotësim dhe Ndryshim të Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 1 pjesë nga Blloku 7, Komunën e Strugës , nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Shpallje B- Leje SHPKNJP„MI – TRANS“ f.Veleshta

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05, 81/05 ,24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10 ,51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015,  39/16 dhe 99/2018),si në vijim:

                          SH P A LL J E
e projektë B- Lejes së integruar ekologjike

  Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015 , 39/16 dhe 99/18),  deri te  Kryetari i  komunës  së   Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike me    Nr. 03-726/1 të  dates 10.06.2009 Nr. 03-982/1 të  dates 27.03.2012

Dorëzues i kërkesës:

SHPKNJP„MI – TRANS“ f.Veleshta

Lokacioni  i Bazës së betonit „Gorni lozja” PK nr. 350 për KK Vranishtë, Lokacioni për kryerjen e aktivitetit për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale  kryhet në PK nr. 161/2 në v.q. Nanqovi Orasi f.Belicë e Poshtme, Lokacioni për gërmim të lëndëve të para minerale në v.q. Krasta f.Borovec.

Adresa:f.Veleshta, Strugë
PK nr.350 KK Vranisht dhe 161/2 f. Belicë e Poshtme dhe lokaliteti Krasta në f. Borovec.

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit:
Pika         Kordinata Y      Kordinata X

T-1              4.570.468     7. 467.526;
T-2              4.570.200     7.468.029;
T-3              4.570.240     7.468.050;
T-4              4.570.339     7.467.963;
T-5              4.570.430     7.467.933,
T-6             4.570.491     7.467.852;
Т-7              4.570.600     7.467/638

-Sipërfaqja               S=0.077945

Personi për kontakt:
Miser Hani
Tel: 070/304437

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëvetë para minerale; dhe 3.3 Bazat e Betonit të stacionuara me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.

Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat  e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.

Çdo ditë pune nga ora 08 – 16:00

Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

www.struga.gov.mk
Me respekt,
Komuna e Strugës

Komuna e Strugës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Universitar Bedër

Sot në ambientet e komunës së Strugës përfaqësues të administratës komunale si dhe Drejtori i NP ”Proaqua” zhvilluan takim me Prof.Dr. Ferdinand Gjana – Rektor në Kolegjin universitar Bedër.

Takimi kishte për qëllim lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimin në mes dy institucioneve në fushën e arsimit, shkëmbimin e përvojave të studentëve, realizimin e punës praktike si dhe bashkëpunime tjera ndërkufitare në kuadër të IPA fondeve.

“Në kuadër të Komunës së Strugës veprojnë dy shkolla të mesme publike dhe një private. Pikërisht, njëra nga shkollat publike e cila mban emrin e “Dr. Ibrahim Temo” është e themeluar nga Kryetari aktual i Komunës së Strugës”, theksoi Shaqiri.
z. Gjana prezantoi të gjitha programet të cilat i ofron Kolegji Universitar Bedër, llojet e ndryshme të bursave, si dhe bashkëpunimet e ndryshme me disa komuna nga Shqipëria dhe Kosova.

Komuna e Strugës është e hapur për cdo lloj bashkëpunimi, dhe është e gatshme për realizimin e projekteve të reja në të ardhmen.

KOMUNA E STRUGËS MERR PJESË NË PANAIRIN E TURIZMIT NË BARCELONË, SPANJË, 22-24 Mars 2019

Komuna e Strugës, nga data 22 deri më 24 Mars 2019, mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “B-TRAVEL”, në Barcelonë, Spanjë. Në këtë panair të turizmit, Komuna e Strugës mori pjesë si partner-lider në projektin “Promovo turizmin dhe kulturën – ToCulter”, në bashkëpunim me Komunën e Strumicës si bashkë-partner (dhe me disa komuna të Greqisë), nën projektin për bashkëpunim ndërkufitar CBC IPA 2, Pogrami Interreg midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë 2014-2020.
Panairi u organizua në sheshin e njohur të “Plaça Espanya – Montjuïc”, nga organizatori Fira Barcelona, e cila për këtë qëllim kishte në dispozicion 111.000 m2 hapësirë të brendshme për ekspozim, për destinacionet e ndryshme turistike botërore. Këtë vit në këtë panair morën pjesë 218 ekspozues nga vende të ndryshme të botës, me 100 lloje të paketa turistike, në 5 kategori të mëdha. Rradhët e vizitorëve për të hyrë në panair ishin shumë të gjatë dhe numëroheshin në dhjetra mijëra në ditë.
Komuna e Strugës e shpalosi ofertën e saj turistike para vizitorëve spanjollë, në stendë të rezervuar prej 16 m2, në Pavilionin 8, stenda A 170, përmes broshurës turistike, e cila u shpërnda dhe u dhurua për vizitorët e ndryshëm, si dhe përmes ekranit 50 polësh televiziv, në të cilin përgjatë tre ditëve të mbajtjes së panairit, me video promotive, u paraqitën edhe bukuritë e Strugës (vlerat natyrore dhe kulturore-historike).

Delegacioni i komunës u udhëhoq nga Kryetari i Komunës së Strugës, Dr.Ramis Merko, bashkë me punonjësit administrativ të komunës nga Njësia për fonde evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe nga Njësia për turizëm dhe përgjatë gjithë kohës së mbajtjes së panairit u realizuan shumë biseda me karakter promocional dhe informativ, me qëllim prezantimin sa më të denjë të Strugës si destinacion turistik.

Patëm rastin dhe fatin e mirë që shumë vizitorë shprehën kurreshtje dhe interesim për ta vizituar Strugën, sepse për ta qyteti jonë ishte i panjohur deri në atë çast në hartën turistike, biseduam edhe me vizitorë, të cilët e kishin vizituar Strugën dhe kishin qëndruar në disa nga auto-kampet tona, por kishte edhe vizitorë që kishin qenë në afërsi të Strugës, por nuk kanë patur mundësi ta vizitojnë qytetin tonë.
Shprehim bindjen tonë se prezantimi i Strugës në këtë panair ishte mjaft pozitiv dhe ambicioz, tepër produktiv dhe shpresdhënës, sepse para vizitorëve e prezantuam karakterin dhe shpirtin tonë strugan. Vizitorët në këtë panair e kuptuan se Struga si territor ka natyrë të rrallë e të paprekur, një trashëgimi të paçmueshme historike, vlera kulturore materiale dhe shpirtërore që nuk gjenden në tjetër vend të botës (folklor origjinal, xhami dhe kisha, manifestime kulturore unike, kuzhinë tradicionale, bukë e kripë e zemër).

Komuna e Strugës në këtë panair fitoi një përvojë tepër të rëndësishme, sa i përket organizimeve dhe prezantimeve në panaire turistike me karakter ndërkombëtar, kurse në të ardhmen komuna planifikon që Struga të promovohet edhe në panaire të tjera turistike, si pjesë e strategjisë për promovim turistik.

Komuna e Strugës,
26.03.2019

http://www.b-travel.com/en/home

https://ecatalogue.firabarcelona.com/BTravel/exhibitor/19205/detail?lang=en_GB

https://www.firabarcelona.com/

Demant

Në lidhje me lajmin për ndërtime të egra, Komuna e Strugës,mohon se ka dhënë leje ndërtimi për ndërtim të tillë në objektin e quajtur Fati Trade, në periudhën që me komunën udhëheq kryetari Ramis Merko. Përkundrazi, bëhet fjalë për leje rekonstruimi e lejuar nga ana e ish kryetarit të Strugës, Zijadin Selës siç mund ta shikoni edhe në foto.

 

Kryetari i Komunës së Strugës është kundër çdo keqpërdorimi në plazhet e Strugës

Sa i përket çështjes së plazheve dhe “uzurpimit” të tyre, Komuna e Strugës demanton se ka lidhje me djegien e kallamit. Përkundrazi, ne si insituticion nuk i mbështesim këto akte dhe bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që këto djegie të mos përsëriten.

Nga ana tjetër,rregullimi dhe pastrimi i plazhëve bëhet në interes të qyterarëve, për një mjedis më të pastër dhe më të përshtatshëm edhe për  turistët që e vizitojnë Strugën gjatë sezonit turistik. Pra, qëllimi i jonë si Komunë është që të zhvillojmë turizmin dhe të krijojmë mundësi pune për qytetarët tanë.

Gjithashtu mendojmë se shkaktar kryesor i këtij kaosi dhe disorganizimi është zgjidhja e statusit të koncesionerëve, andaj kërkojmë nga ana e Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve  që të mos veprojë në mënyrë selektive dhe e ftojmë të ulemi  dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Strugës.

 

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 21 (njëzetë е një) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 21 (njëzetë е një) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 21 (njëzetë e një) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.03.2019, (E enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë   D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 20-të e Këshillit të komunës së Strugës

1. Llogaria vjetore e komunës së Strugës për vitin 2019,
2. Raport për punën e Komunës së Strugës, kuartali i IV/2018,
3. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë, kuartali i IV/2018,
4. Akte për organizim dhe sistematizim të NP “Eko-Struga” – Strugë,
5. Raport për realizimin e Programit për ndërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje e rrugëve lokale të komunës së Strugës për vitin 2018,
6. Tarifor për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për shfrytëzimin e objekteve për sport në territorin e komunës së Strugës
7. Plan vjetor për punësim të NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2020.
8. Ndryshim i Planit vjetor për punësim në NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2019.
9. Pyetje këshilltarësh

Materialet e mbledhjes së 21 

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Gëzuar 7 Marsin pishtar të diturisë!

Të dashur mësimdhënës, misionarë të dijes, udhërrefyes të jetës dhe qytetërimit, më lejoni t’ju uroj festën e 7 Marsit, dhe t’ju përgëzoj nga zemra për punën e palodhshme që bëni çdo ditë, për të edukuar, arsimuar dhe për të nxjerrë në dritë një komb të tërë.

Mirënjohje për punën tuaj dhe arritjet e tuaja. Mirënjohje për fisnikërinë që rrezatoni dhe vlerat që përcillni.

Gëzuar 7 Marsin pishtar të diturisë!

Kryetari I Komunës së Strugës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(Njësia Urbane 4, pjesë nga Blloku 13)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 14.02.2019, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për programin e planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për Njësin Urbane 4, pjesë nga Blloku 13, KK Strugë, Komuna e Strugës, periudha planore 2018 – 2023, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk .
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të e Planit Detal Urbanistik (PDU) për Njësin Urbane 4, pjesë nga Blloku 13, KK Strugë, Komuna e Strugës, periudha planore 2018 – 2023, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

Nr. 10 – 680/2
14.02.2019
STRUGË

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko