Si çdo javë, edhe sot shef i kabinetit të komunës së Strugës z. Dashmir Nasufi realizoi takim kordinativ me udhëheqësit e njësive dhe sektorëve të administratës komunale.
Takimi kishte karakter informative, ku udhëheqësit përkatës raportuan për punët e realizuara gjatë kësaj jave dhe morën përsipër detyra të reja për punën në vazhdim.
Dje, në ambientet e komunës së Strugës, u zhvillua një takim pune mes shefit të kabinetit z. Dashmir Nasufi me shefin e stacionit policor-Strugë, z.Valon Hani, inpektorin shtetëror të tregut z. Shpendim Iljazi, si dhe inspektorëve komunal.
Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi i ndërsjelltë i më shumë institucioneve të cilat tangohen nga të njëjtat probleme dhe marrjen e masave për sezonin turistik.
Si prioritet u shpalosën koordinimi, komunikimi, dhe bashkëpunimi me të gjitha institucione për zgjedhjen e problemeve të ndryshme që paraqiten në qytet siç janë, trafiku rrugor, personat fizik që japin dhoma pa leje, lypësit, zëri i lartë i muzikës në lokale, problem I parkingjeve publike, shitësit mobil të frutave dhe perimeve si dhe shumë problematika të tjera. Hani disa herë theksoi se policia nuk mund ti ndërrmer të gjitha këto masa vetë por duhet bashkëpunim nga Komuna e Strugës dhe Inspektorati i tregut, për një Strugë më të sigurtë dhe më të mirë. Ai poashtu shprehu keqardhje që shumica e institucioneve aspak nuk e informojnë stacionin policor në lidhje me ndodhitë dhe aktivitetet në qytet, prandaj kërkoi që të jetë i informuar të paktën dy ditë para evenimentit/aktivitetit.
z. Nasufi i falenderoi për bashkëpunimin të gjitha institucionet dhe potencoi se këto takime të jenë më të shpeshta që bashkëpunimi të sjellë rezultate të dukshme. Ai e përfundoi mbledhjen duke theksuar se ankesa dhe probleme do të ketë gjithmonë, por ne do të punojmë për një Strugë më të mirë dhe qytetarë të kënaqur.
Komunën e Strugës e vizituan nxënës nga SHF “Vëllezërit Milladinov” Strugë. Ata u mirëpritën nga kryetari i komunës z. Ramis Merko.
Nxënësit patën mundësin të njihen më institucionin e komunës dhe funksionimin e saj. Parashtruan pyetje në drejtim të kryetarit dhe u interesuan më shumë për projektet që ka komuna në vijimësi për shërbimet publike, arsimin, hapësirat e gjelbërta, menaxhimin e mbeturinave, ujëjellësin etj. Ato, poashtu recituan dhe poezi të cilat ia kishin kushtuar punës së palodhshme të kryetarit të komunës.
Në këtë takim, nxënësit u shoqëruan nga mësueset e tyre kujdestare dhe zv. drejtorin e shkollës.
Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 9 (nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 9 (nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.05.2018, (E Hënë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Gjatë ditë së djeshme, shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi përgjegjës për arsimin i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit komunal z. Resul Kaba dhe drejtorë të shkollave fillore në ambientet e SHF “ Murat Labënishti” – Llabunishtë zhvillun një takim me Ambasadorin e Italisë z. Carlo Romeo.
Në takim u bisedua në lidhje për një pilot projekt për futjen si lëndë mësimore të gjuhës italiane në shkollat fillore.
Të gjitha harxhime për realizimin e këtij projekti janë të mbuluara nga ana e Ambasadës Italiane.
Filluan punimet për rekonstruimin e urës në fshatin Koroshishtë – Zhepin
Sot filluan punimet për rekonstruimin e urës që lidh venbanimet në pjesën e poshtme të fshatit Koroshishtë dhe Zhepin. Pasi që kjo urë është mjaft e frekuentuar nga banorët e kësaj zone, komuna e Strugës filloi me aktivitetin e ndërtimit dhe rekonstruimin e urës.
Shuma e këtij investimi ka vlerën rreth 600.000 denarë.
Të dielën (29.04.2018) kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko mori pjesë në instalimin e gurthemelit për ndërtimin e objektit me ftohës për prodhim, përpunim, prerje dhe paketim të mishit nga SHPKNJ “PODGORKA” me vlerë rreth 5.5 milionë Euro.
Në fjalimin përshëndetës, investitori Mevmet Xhemajloski shprehu mirënjohje të madhe për administratën e komunës së Strugës dhe kryetarin Ramiz Merko duke thënë se ata nuk kanë dhënë 100% mund por akoma më shumë, për ofrimin e mundësisë së ndërtimit të këtij objekti, I cili do të ofroj rreth 100 vende të reja pune.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Strugës , i cili falenderoi investitorin për këtë investim në komunën e Strugës dhe theksoi se administrata komunale gjithmonë do të jap maksimumin me kapacitetin që ka për të ndihmuar investitorët e mundshëm.
Komunën e Strugës e vizitoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.
Delegacioni i kryesuar nga Presidenti Meta sot vizitoi ambientet e komunës së Strugës për tu takuar me kryetarin e komunës së Strugës z. Ramis Merko.
Presidentin e pritën funksioner dhe udhëheqës të institucioneve lokale dhe qëndrore, deputeti i zonës, si dhe përfaqësues të partive të ndryshme politike. Në takimin e sotshëm ishte e ftuar edhe kryetarja e komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi.
Kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko falenderoi Presidentin Meta për këtë vizitë të premtuar që në kohën kur z. Merko ishte Ministër për investime të huaja. Para të pranishmive Merko elaboroi një pasqyrë të qytetit të Strugës, popullsisë, klimës turistike, traditave dhe të situatës politike në komunën e Strugës.
“Unë ndihem mirënjohës që sot po vizitoj komunën e Strugës me në krye z. Merko me të cilin njihemi prej kohësh, dhe është kënaqësi për mua pasi që Struga është një qytet i veçantë sepse Struga është një pikë integrimesh apo urë lidhëse për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Jo vetëm kaq Struga posedon tradita të jashtëzakonshme patriotike, me një rol të fortë në historinë e mbarë kombit dhe me figura të shquara në pavarsinë e Shqipërisë” – u shpreh Meta.
Ndër tjerash presidenti Meta u shpreh optimist sa i përket hapjes së negociatave me BE, çështjes së emrit, si dhe situatës politike në Maqedoni. Ai poashtu theksoi se takimi i sotshëm nuk do të jetë i fundit dhe se bashkëpunimi me kryetarin e Komunës, Këshillin do të vazhdojë edhe në të ardhmen ashtu që Struga të jetë një qytet model për bashkëpunim rajonal jo vetëm me Shqipërinë por me të gjithë rajonin sepse i ka të gjitha resurset, kapacitetet, dhe se Struga është BRAND dhe këtë duhet ta shrytëzojmë për të mirën e Strugës dhe qytetarëve të saj.
Në vijim janë punimet për Rekonstruksion me ridedikim i pjesë të rrugës “Marshall Tito”, përkatësisht nga bashkimi (lidhja) me rr.”Proleterski Brigadi” deri te bashkimi (lidhja) me rr.”Cvetan Dimov”. Rekonstruktohet pjesë e rrugës “Marshall Tito” dhe ridedikohet nga korsi veturash në hapësirë për këmbësor – shëtitore.
Regjim i ri komunikacioni në rrugët e qytetit të Strugës.
Duke filluar prej datës 01.05.2018 e deri në datën 30.06.2018 do të filloj regjim i ri (i përkohshëm) i trafikut në rrugët e qytetit të Strugës, gjegjësisht komunikacioni do të vijoj në një drejtim edhe atë në rrugët:
rruga “Dimitar Vllahov” dhe atë nga bashkimi i rr.”15ti Korpus” me rr.”Gjuro Salaj” me bashkimin e rr.”Gjuro Salaj” me rr.”Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase” dhe nga bashkimi i rr.”Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase” me rr.”Pablo Neruda”.
rruga “Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase”dhe atë me bashkimin e rr.”Dimitar Vllahov” me rr. “Dimçe Kovaçeski” dhe bashkimin e rr.”Dimçe Kovaçeski” me rr. ‘Vllado Maleski”
rruga “Jovo Stefanovski-Rile” dhe atë nga bashkimi i rr. “Marks Engels” me rr.”Zufer Musiq” dhe nga bashkimi i rr.”Zufer Musiq” me rr.”JNA”.
pjesë e rrugës “Boro Haxhieski-Pute” dhe atë nga hyrja e hapësirës parking në NPP “Proakua” me bashkimin e rr.”27 Mars” dhe nga bashkimi i rr.“27 Mars” me rr.”Krste Jon”
pjesë e rrugës “27 Mars” dhe atë nga bashkimi i rr.”Boro Haxhieski-Pute” me rr.”Krste Jon” dhe rr.”Vëllezërit Milladinov”
rruga “Krste Jon” dhe atë me bashkimin e rr.”Boro Haxhieski-Pute” me rr.”Niko Nestor” dhe nga bashkimi i rr.”Niko Nestor” me rr.”27 Mars” dhe rr.”Vëllezërit Milladinov.
Ky vendim u miratua në seancën e fundit të Këshillit në datë 16.04.2018 dhe së fundmi mori miratimin edhe nga organet e tjera kompetente të SPB – Ohër.
Ftojmë qytetarët, që të respektojnë regjimin e ri të trafikut, të shfrytëzojnë korsitë njëkahëshe dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që trafiku të vijojë pa probleme.
Për më qart ja dhe ilustrim me foto: