vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Projekt urbanistik i miratuar me plan për parcelizim

Projektin urbanistik me plan për parcelizim për formimin e parcelës ndërtimore PN 30.10 sipas çertifikatës nga PDU për NJU 12 (zona industriale) pjesë e bllokut 30, me destinim G2-Industri e lehtë përpunuese dhe më pak ndotëse dhe pika më pak ndotëse për prodhimin e energjisë në komunën e Strugës me nr.tek.16-06/24 nga muaji gusht 2024, punuar nga ÇIP GROUP SHPKNJP Shkup.

Projektit urbanistik
Vërtetim për miratim

FTESË për pjesëmarrje në forumin e bashkësive në Komunën e Strugës në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”

Komuna e Strugës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nderin t’ju ftojnë në sesionin e dytë të forumit në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, që do të mbahet më 16 tetor (e mërkurë), duke filluar nga ora 10:30, në h. Drim – Strugë.
Qëllimi i sesionit të dytë të forumit është të paraqiten në detaje disa nga masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit, të cilat u diskutuan në sesionin e mëparshëm të forumit dhe për të cilat qytetarët do të bëjnë prioritetizimin. Në sesion do të diskutohen edhe kriteret që duhen marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së masave. Për kujtesë, fondi në dispozicion për zbatimin e masave është rreth 340,000 dollarë amerikanë. Komuna do të bashkëfinancojë gjysmën e mjeteve për këtë qëllim.

Prania dhe pjesëmarrja juaj aktive do të jetë me rëndësi të veçantë për realizimin me sukses të procesit të forumit.

Miratohet programi planor

Miratohet programi planor  për përpunimin e ndryshimit dhe plotësimit të planit gjeneral urbanistik të Strugës për bllokun 4 në NJU 11 dhe Planit detal urbanistik për bllokun 4 në NJU 11 në KK Strugë dhe KK Misleshovë jashtë qytetit,komuna e Strugës (procedurë e unifikuar) me nr.tek.10-/24 nga muaji gusht 2024  e punuar nga “TD NJU VIZHEN” shpk Ohër.

Aktvendim
Programi planor

FTESË

FTESË për pjesëmarrje në
forumin e bashkësive në Komunën e Strugës
në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”

Komuna e Strugës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nderin t’ju ftojnë në sesionin e parë të forumit në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, që do të mbahet më 19 shtator (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, në h. Drim, Strugë

Qëllimi i sesionit të parë të forumit është prezantimi i rezultateve nga monitorimi i cilësisë së ajrit dhe burimeve kryesore të ndotjes së ajrit në Strugë, masat dhe aktivitetet për përballje me ndotjen e ajrit dhe si të identifikohen nevojat e grupeve të cenueshme të qytetarëve për ajër më të pastër. Pjesëmarrësit e forumit të parë do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë për masat dhe propozimet konkrete për mënyrat se si mund të përmirësohet cilësia e ajrit në komunën e tyre.

Forumet në bashkësi parashikohet të ketë dy sesione. Në sesionin e dytë, disa masa konkrete do t’i prezantohen qytetarëve me qëllim që të zgjidhen ato më të përshtatshmet, të cilat komuna, së bashku me UNDP-në, do të mund t’i realizojë gjatë vitit 2025. Këto masa mund të përqendrohen në rritjen e efikasitetit energjetik të shkollave, zëvendësimin e sistemeve joekologjike të ngrohjes në ndërtesat publike komunale, instalimin e sistemeve për prodhimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme, ndërtimin e shtigjeve për biçikleta, krijimin e parqeve-pyje dhe të tjera. Fondi që është në dispozicion për realizimin e këtyre masave është rreth 340,000 dollarë amerikanë. Pritet që komuna të bashkëfinancojë gjysmën e fondit të paraparë për këtë qëllim.

Prania dhe pjesëmarrja juaj aktive do të jetë me rëndësi të veçantë për realizimin e suksesshëm të procesit të forumit.

Me respekt,
Ramiz Merko, Kryetar i Komunës së Strugës

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.09.2024, (E hënë) me fillim në ora 11:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  2. Raport i dytë kuartal 2024 të Komunës së Strugës.
  3. Raporti kuartal për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për kuartalin e dytë 01.01.2024-30.06.2024.
  4. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë, për periudhë nga 01.04 deri 30.06.2024.
  5. Raporti i dytë kuartal për punën e  NP “Eko Struga” – Strugë nga 01.04 – 30.06.2024.
  6. Raporti për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë, për periudhën nga data 01.04.2024 deri në 30.06.2024.
  7. Plan vjetor për punësim në NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për vitin 2025.
  8. Plan vjetor për punësim në NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2025.
  9. Plan vjetor për punësim në NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2025.
  10. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Rregullores për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në NPK “Higjiena”-Labunishtë.
  11. Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2024/2025.
  12. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për tokë ndërtimore të parcelizuar për përpunimin e Parcelës ndërtimore 1 e formuar në DPLU, destinuar për ndërtim të shtëpive të fundjavës – destinim A4 (banim i përkohshëm) në PK 2007 në KK Misleshovë jashtë qytetit, Komuna e Strugës.

Materialet e mbledhjes së 39-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Programit projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 (Pk.nr.2837/33 KK Strugë komuna e Strugës)

Vërtetohet verifikimi Programit projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkte konditoriale, pije joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe frutave, duhat e të tjera në Pk.nr.2837/33 KK Strugë komuna e Strugës me nr.tek.07-03/24 nga muaji korrik 2024 e punuar nga ” ,,ÇIP GROUP,, shpknjp Shkup

Programi projektues
Aktvendim

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 30.08.2024, (E premte) me fillim në ora 09:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e tridhjetë e gjashtë të Këshillit të komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e tridhjetë e shtatë të Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Propozim – Aktvendim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarit të Këshillit të Komunës së Strugës.
  2. Propozim – Aktvendim për verifikimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Komunës së Strugës.
  3. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarit të Komisionit për urbanizëm.
  4. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarit të Komisionit Statutor – juridik.
  5. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim në Komunën e Strugës për vitin 2025.
  6. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të sendeve të paluajtshme – zyra në pronësi të Komunës së Strugës.
  7. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Vendimit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Ndërmarrjes publike për parqe dhe gjelbërim “Eko Struga” – Strugë
  8. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Vendimit për përcaktimin e tarifës së çmimeve sipas zonave, për parkim zonal të qytetit të Strugës.
  9. Propozim – Vendim për miratimin e Planit lokal aksionar për menaxhim me mbeturina për vitin 2024 – 2025.
  10. Propozim – Vendim për miratimin e Programit për barazi gjinore.
  11. Propozim – Vendim për përcaktimin e tokës për kampim të përkohshëm.
  12. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarit të Bordit drejtues në NPK “Higjiena” – f.Labunishtë.
  13. Propozim – Aktvendim për shkarkimin e anëtarit të Shtabit hapësinor për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Strugës dhe zbatues për punë administrativo – teknik dhe operativ.
  14. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raportit vjetor për punë të SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin shkollor 2023/2024.
  15. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raportit vjetor për punë të SHFK “Bashkimi” – f.Oktis për vitin shkollor 2023/2024.
  16. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raportit vjetor për punë të SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin shkollor 2023/2024.
  17. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raportit vjetor për punë të SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë për vitin shkollor 2023/2024.
  18. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raportit vjetor për punë të Shkollës fillore e muzikës – Strugë për vitin shkollor 2023/2024.
  19. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin 2025
  20. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHFK “Ashim Agushi” – f.ladorisht për vitin 2025.
  21. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHFK “shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin 2025.
  22. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin 2025.
  23. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin 2025.
  24. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHFK “Goce Dellçevi” – f.Jabllanicë për vitin 2025.
  25. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë për vitin 2025.
  26. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Planin vjetor për punësim të SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin 2025.
  27. Program vjetor për punë të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkollor 2024/2025.
  28. Program vjetor për punë të SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin shkollor 2024/2025.
  29. Program vjetor për punë të SHFK “Ashim Agushi ” – Ladorisht për vitin shkollor 2024/2025.
  30. Program vjetor për punë të SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin shkollor 2024/2025.
  31. Program vjetor për punë të SHFK “Orhan Xhemaili” – Tatesh i epërm për vitin shkollor 2024/2025.
  32. Program vjetor për punë të SHFK “Nuri Mazari” – Dollogozhdë për vitin shkollor 2024/2025.
  33. Program vjetor për punë të SHFK “Zini Hani” – Veleshtëpër vitin shkollor 2024/2025.
  34. Program vjetor i SHFK “Bashkimi” – Oktis për vitin shkollor 2024/2025.
  35. Program vjetor për punë të SHFK “Goce Dellçev” – Podgorcë për vitin shkollor 2024/2025.
  36. Program vjetor për punë të SHFK “Murat Labunishti” – Llabunishtë për vitin shkollor 2024/2025.
  37. Program vjetor për punë të SHFK “Goce Dellçev” – Jabllanicë për vitin shkollor 2024/2025.
  38. Program vjetor për punë të Shkollës fillore komunale të muzikës – Strugë për vitin shkollor 2024/2025.
  39. Program për realizimin e ekskursioneve shkollore dhe aktiviteteve tjera të lira të nxënësve në vitin shkollor 2024/2025 të SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë
  40. Kërkesë nga SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për dhënie pëlqim për nxënësit dhe paralelele me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  41. Kërkesë nga SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për formimin e paraleleve të pastra me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  42. Kërkesë nga SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për dhënie pëlqim për nxënësit dhe paralelele me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  43. Kërkesë nga SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm për formimin e paraleleve me më pak se 24 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  44. Kërkesë nga SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  45. Kërkesë nga SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  46. Kërkesë nga SHFK “Bashkimi” – f.Oktis për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  47. Kërkesë nga SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  48. Kërkesë nga SHFK “Murat Labunishti” – f.Llabunishtë për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës për vitin shkollor 2024/2025.
  49. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për punë në grupe me më pak fëmijë dhe pëlqim për më shumë fëmijë nga numri i përcaktuar ligjërisht në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë.
  50. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për përcaktimin e orarit të punës së punonjësve në EPÇKF “8 marsi” – Strugë.
  51. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për Azdrena Lleshin nga f.Zagraçan Strugë.
  52. Propozim – Vendim për miratimin e Iniciativës.

Materialet e mbledhjes së 38-të:
Pjesa e parë
Pjesa e dytë

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Vërtetohet verifikimi Propozim Programit projektues(Pk.nr.2839/41 dhe pjesë të Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc, komuna e Strugës)

Vërtetohet verifikimi Propozim Programit projektues për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkte konditoriale, pije joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe frutave, duhat e të tjera në Pk.nr.2839/41 dhe pjesë të Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc, komuna e Strugës, me nr.tek.09-03/24 nga muaji korrik 2024 e punuar nga ” ,,ÇIP GROUP,, shpknjp Shkup,..

Programit projektues
Vërtetim për verifikim