vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 3 ( tretë ) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 3

( tretë ) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 3 ( tretë ) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën15.11.2021, (EHënë) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e III/ 2021.
  2. Rebalanc  i Buxhetit të komunës së Strugës.
  3. Propozim – Program për pritjen e Vitit të Ri 2022.
  4. Propozim–Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale për vitin 2021/2022.
  5. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit drejtues në NP “Ujësjellës dhe kanalizim”- Strugë.
  6. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit në Këshillin shkollor të SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialet e Mbledhjes

A K T V E N D I M рër konvokimin e Mbledhjes së parë konstituive të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 37 paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), miratoj

A K T V E N D I M

рër konvokimin e Mbledhjes së parë konstituive të Këshillit të Komunës së Strugës

Konvikoj mbledhje konstituive të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 08.11.2021,  (E Hënë) me fillim në ora 11:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Zgjedhje e Komisionit verifikues.
  2. Raport me propozim për verifikimin e anëtarëve të Këshillit të komunës së Strugës.
  3. Zgjedhje e Komisionit kandidues.
  4. Zgjedhje e Kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës.
  5. Zgjedhje e Komisionit për çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime.

VËREJTJE: Anëtarët e zgjedhur për Këshillin e komunës së Strugës nga zgjedhjet lokale 2021 për mbledhjen konstitutive me vete të dorëzojnë:

    – Çertifikatë për anëtarë të zgjedhur të Këshillit  nga komisioni zgjedhor komunal.

    – Letërnjoftim ose dokument udhëtimi, për arsye të identifikimit të identitetit.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 60 (gjashtëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 60

(gjashtëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 60 (gjashtëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 13.10.2021, (e mërkurë) me fillim në ora 09:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbali i seancës së 59, të  Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Raport i punës së NP “Ujësjellësi Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë për periudhën prej 01.04 deri 30.06.2021 dhe krahasimi i rezultateve financiare me periudhën prej 01.01. deri 31.03.2021.
  2. Raporti i dytë kuartal për punën e NP “Oktisi” – f.Oktis për vitin 2021.
  3. Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e tarifës së çmimit  sipas zonave, për organizimin e parkimit zonal në qytetin e Strugës.
  4. Propozim – Vendim për ndarje të ndihmës financiare për personin Mirjeta Musa.
  5. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Petrit Biçak nga Struga.
  6. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Esma Biçak nga Struga.
  7. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Ekuran Ismaili nga f.Frëngovë – Strugë.
  8. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Astrit Beqiri nga f.Novo Sellë – Strugë.
  9. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Edip Imeroski nga f.Llabunishtë – Strugë.
  10. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Adem Kadrieski nga f.Llabunishtë – Strugë.
  11. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Lutvija Beqiroski nga f.Llabunishtë – Strugë.
  12. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Faruk Beqiroski nga f.Llabunishtë – Strugë.
  13. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Valmir Dauti nga f.Ladorishtë – Strugë.
  14. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për formim të parcelës ndërtimore për ndërtim të kompleksit të objekteve të ndërtimit me destinim G2.1-Objekte të industrisë së lehtë dhe ndërtimore në PK 960/1 KK Moroishtë, Komuna e Strugës.
  15. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për dedikim ekonomik dhe industrial për formim të parcelës ndërtimore në pjesë nga PK 931/8 KK Moroishtë, me destinim G2- industri e lehtë përpunuese dhe më pak ndotëse.
  16. Raport vjetor për punë të EPÇKF “8 Marsi” për vitin shkollor 2020/2021.
  17. Propozim – Program vjetor për punë të EPÇKF “8 Marsi” për vitin 2021/2022.

Materialet e mbledhjes së 60-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

Proektin urbanistik me plan për parcelim, për PN 19.14, me qëllimin A4 – banim I përkoshëm, sipas certificates së PUJVB për bllok 19 Vreshtat e Liqenit në Komunën e Strugë, me nr. Tek. 04-03/2021 nga Gushti 2021, e përpunuar nga “ÇIP GROUP”-SHKUP

Proektin urbanistik me plan për parcelim, për PN 19.14, me qëllimin A4 – banim I përkoshëm, sipas certificates së PUJVB për bllok 19 Vreshtat e Liqenit në Komunën e Strugë, me nr. Tek. 04-03/2021 nga Gushti 2021, e përpunuar nga “ÇIP GROUP”-SHKUP

Vëretetimi