vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

SHPALLJE PUBLIKE NP “OKTISI,, -Oktis

SHPALLJE  PUBLIKE PËR SHPREHJE INTERESI PËR APLIKIM TË KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE NË BORDIN DREJTUES DHE MBIKËQYRËS PËR FUNKSIONIMIN MATERIALO-FINANCIARE TË NP “OKTISI,, -Oktis

LËNDA E SHPALLJES PUBLIKE

      Lënda e shpalljes publike është zbatimi i një procedure për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Bordit drejtues dhe tre anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe financiare të NP “Oktisi” me seli në f.Oktis, Strugë.

          Procedura do të kryhet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike për shprehje interesi për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të bordit drejtues dhe mbikëqyrës të një ndërmarrjeje publike, mënyrën e paraqitjes së aplikimit, formularët e aplikimit dhe mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 213/2024).

LËNDA E SHPALLJES PUBLIKE

SHPALLJE PUBLIKE NP “EKO,, -STRUGË

SHPALLJE  PUBLIKE PËR SHPREHJE INTERESI PËR APLIKIM TË KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE NË BORDIN DREJTUES DHE MBIKËQYRËS PËR FUNKSIONIMIN MATERIALO-FINANCIARE TË NP “EKO,, -STRUGË

LËNDA E SHPALLJES PUBLIKE

      Lënda e shpalljes publike është zbatimi i një procedure për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Bordit drejtues dhe tre anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe financiare të NP “Eko” Strugë me seli Pazari i qytetit 1, Strugë.

          Procedura do të kryhet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike për shprehje interesi për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të bordit drejtues dhe mbikëqyrës të një ndërmarrjeje publike, mënyrën e paraqitjes së aplikimit, formularët e aplikimit dhe mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 213/2024).

LËNDA E SHPALLJES PUBLIKE

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 4 ( katërt ) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 4
( katërt ) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 4 (katërt) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 12.03.2026, (e ejnte) me fillim në ora 14:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  1. Propozim – Program i Komunës së Strugës për përkrahjen e të rinjve për vitin 2026
  2. Propozim – Program për sport dhe organizata joqeveritare të Komunës së Strugës për vitin 2026
  3. Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Llabunisht për vitin 2026.
  4. Propozim – Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me Bashkësitë vendore për vitin 2026
  5. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhim me kriza dhe revitalizim për eliminimin e krizave në vitn 2026.
  6. Propozim – Program për mbrojtjen e mjedisit jetësor për vitin 2026.
  7. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë të sendit të luajtshëm – pronë e Komunës së Strugës ndaj NP “Komunallno” – Strugë cisternë 4t OTOKAR ATLAS 11T
  8. Propozim – Program për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2026
  9. Propozim – Raport për regjistrimin e kryer të mjeteve themelore, inventarit, pronës së paluajtshme dhe të luajtshme, kërkesave dhe obligimeve të Komunës së Strugës për vitin 2025
  10. Propozim – Rregullore për kryerjen e regjistrimit të mjeteve themelore, inventarit të imët, pronës së patundshme dhe të luajtshme dhe obligimeve të Komunës së Strugës.
  11. Propozim – Program për punën e Njësisë territoriale zjarrfikëse pranë Komunës së Strugës për vitin 2026.
  12. Propozim – Program për mbrojtje shëndetësore, sterilizim dhe vaksinimin e qenve endacak për vitin 2026.
  13. Raport financiar për punë kuartali IV/ 2025 i NP “Eko Strugë” – Strugë.
  14. Vendim për emërim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e tarifës së çmimeve sipas zonave, për organizimin e parkimit zonal të qytetit të Strugës.
  15. Llogaria përfundimtare për punë e NP “Eko Struga” – Strugë nga data 01.01.2025 – 31.12.2025
  16. Propozim – Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për pagat e nëpunësve shtetërorë për vitin 2026.
  17. Propozim – Rregullore për përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurës për shpërndarjen e mjeteve financiare nga programi për sport dhe rekreacion nga buxheti i Komunës së Strugës për programet e klubeve sportive, shoqatave sportive, manifestimeve sportive, sportistëve, trajnerëve dhe personave të tjerë juridikë nga fusha e sportit.
  18. Propozim – Rregullore për mënyrën, procedurën, kushtet dhe kriteret për ndarjen e mjeteve financiare – ndihmë e njëhershme në para.
  19. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së një sendi të luajtshëm – pronë e Komunës së Strugës tek NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë, Matës i cilësisë së ujit HANNA, model: HI-991301, i papërshkueshëm nga uji për interval të lartë pH/EC/TDS/°C.
  20. Propozim – Rregullore për përcaktimin e procedurës, kritereve dhe mënyrës së ndarjes së mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës për financimin e programeve dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve.
  21. Propozim – Program për mundësi të barabarta të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  22. Propozim – Program për aktivitetet në fushën e arsimit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  23. Propozim – Program për mbrojtje sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  24. Propozim – Program për kulturë të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  25. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues në Konviktin Komunal të Nxënësve “Vëllezërit Miladinovci” – Strugë.
  26. Vendim për përcaktimin e shumës maksimale të vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të nëpunësve administrativë të punësuar në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin 2026.
  27. Vendim për përcaktimin e shumës maksimale të vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të ofruesve të shërbimeve publike dhe drejtorëve të institucioneve publike për fëmijë për vitin 2026.
  28. Vendim për miratimin e Raportit financiar nga 01.01.2025 deri më 31.12.2025 (llogaria përfundimtare) për vitin 2025 (për 7650102313903 – 14 bllok dotacion).
  29. Vendim për miratimin e Raportit financiar nga 01.01.2025 deri më 31.12.2025 (llogaria përfundimtare) për vitin 2025 (për 7650102313787 – 10 llogari vetanake).
  30. Vendim për miratimin e raportit vjetor për punën e EPÇKF “8 Marsi” – Strugë.
  31. Propozim – Program për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2026.
  32. Raport tremujor për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë për tremujorin e tretë 01.01.2025 – 30.09.2025.
  33. Program për punën e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë për vitin 2026.
  34. Propozim – Program për ndërtimin e sinjalizimit rrugor të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  35. Propozim – Vendim për ndryshimin e Vendimit për kryerjen e transportit komunal linjor të udhëtarëve në territorin e Komunës së Strugës.
  36. Propozim – Vendim për shfuqizimin e Vendimit për shfrytëzim të përhershëm të sendeve të paluajtshme – zyra, pronë e Komunës së Strugës me nr. 08-952/7.
  37. Raport financiar i NP “Komunale” – Strugë për periudhën 01.01. deri më 31.12.2025 – tremujori i katërt (llogaria përfundimtare).
  38. Raport vjetor i Komunës së Strugës për vitin 2025 dhe Llogaria përfundimtare e Komunës së Strugës për vitin 2025.
  39. Propozim – Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  40. Propozim – Kalendar buxhetor i Komunës së Strugës për vitin 2027
  41. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në fushën e teknologjisë Informatike për vitin 2026.
  42. Propozim – Program për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës vitin 2026

Materialet e mbledhjes së 4

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

Turbullimi i ujit të pastër në kaptazhë

Ju informojmë se në linkun më poshtë mund të gjeni komentin e shkurtër me mendim profesional nga kompania private Geoing, lidhur me çështjen në vijim:
🔹 Objekti: Kaptazha e shpellës për ujë
🔹 Lokacioni: f. Duf – Strugë
🔹 Lënda: Turbullimi i ujit të pastër në kaptazhë

Për më shumë detaje, ju ftojmë të shfletoni dokumentin në linkun e bashkëngjitur.

LINK

Miratim i projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik(832/50, Pk.nr. 2832/47, Pk.nr. 2832/68, Pk.nr. 2832/67, Pk.nr. 2832/52…)

Miratim i projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtimin e objekteve me klasë qëllimi B2.2 – Qendrat tregtare në PK.nr. 2832/50, Pk.nr. 2832/47, Pk.nr. 2832/68, Pk.nr. 2832/67, Pk.nr. 2832/52 dhe pjesë e PK.nr. 2832/2 KK Struga, Komuna e Strugës, me nr.tek.22/2025 nga muaji Tetor 2025, e punuar nga ,Instituti për urbanizëm, komunikacion dhe ekologji IN-PUMA ShPK Shkup.

Aktvendim
Projekti urbanistik
Plani urbanistik

Aktvendim për konvokimin e seancës së 4-të, të jashtëzakonshme të komunës së Strugës

Në bazë të nenit 40 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), nenit 26 nga Statuti i komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i komunës së Strugës” nr. /18, 10/19, 22/19,  11/20, 12/22 dhe 14/22) dhe nenit 59 paragrafi 4 të Rregullores së Këshillit të komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i komunës së Strugës” nr. 4/18), në kërkesë të më së paku 1/3 së anëtarëve të këshillit, Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, solli:

A K T V E N D I M

për konvokimin e seancës së 4-të, të jashtëzakonshme të komunës së Strugës

           E konvokoj seancën e 4-të, të jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, në datë 19.02.2026 (E enjte) në ora 11.00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës.

          Seanca do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Diskutim për sigurimin e qytetarëve të Komunës së Strugës nga aspekti i problemeve për furnizimin normal të ujit të pijshëm.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

Vendim për përzgjedhje të kandidatit sipas konkursit publik numër 01/2026

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr.5/02 dhe nr.202/24), si dhe neni 22, neni 23 nga Ligji për mardhëniet e punës (”Gazeta zyrtare e RM nr 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 149/2009, 16/2010, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/2013, 54/13, 170/13, 187/13, 34/14, 113/14, 145/14, 20/15,33/2015, 72/15, 74/15, 129/15, 167/15, 27/16, 120/18, 110/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës se Maqedonisë të Veriut” nr.267/2020,151/21,288/21, 111/23, 39/25 74/25 dhe124/25), Kryetari i Komunës së Strugës solli


V E N D I M
për përzgjedhje të kandidatit sipas konkursit publik numër 01/2026 për punësimin e personave ndihmës –teknik në kohë të pacaktuar me orar të plotë pune

  1. ADM0403А01001 Shef i parkut vozitës – Njësia për punë të përgjithëshme , Sektori për çështje juridike dhe punë të përgjithëshme – 1(një) realizues
    Muharem Shehu
  2. I emëruari do të punësohet në vendin e punës sipas pikës 1 pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, për çka do të sillet aktvendim i posaçëm për punësim.
  3. Ky vendim hyn në fuqi me ditën e shpalljes.
    Arseytim
    Në datë 03.02.2026, Agjencia për punësim – Strugë shpalli Konkurs publik me numër 01/2026 në gazetat ditore, “Slloboden peçat” dhe “Koha”, për punësim të 1 (një) realizues për kohë të pacaktuar në vendin e punës Shef i parkut vozitës – Njësia për punë të përgjithëshme , Sektori për çështje juridike dhe punë të përgjithëshme Me aktvendim numër 04-668/7 me datë 06.02.2026, nga ana e Kryetarit të Komunës, është formuar Komision për përzgjedhje për punësim sipas Konkursit publik, e cila e realizoi procedurën për selektim për punësim të punonjësit sipas Ligjit për mardhënie pune.
    Pas procedurës për selektim së realizuar, Komisioni përpiloi Procesverbal për përzgjedhja e realizuar për punonjësit, numër 04-668/8 me datë 12.02.2026, , si dhe Procesverba nga kontrolli i realizuar për besueshmërinë e fakteve dhe intervistë për punonjësit, numër 04-668/9 me datë 13.02.2026.
    Në bazë të rezultateve nga të gjith fazat e selektimit, është përpiluar rang-listë përfundimtare të kandidatëve dhe propozim për punësim sipas konkursit 02/2025 dhe të njëjtat janë dorëzuar deri tek Kryetari i Komunës së Strugës me shkresë numër 04-668/10 me datë 13.02.2026.
    Në pajim me Propozimin për punësim të kandidatit përmes Shpalljes publike nr 01/2026 numër 04-668/10 nga data 13.02.2026, Kryetari i Komunës së Strugës , solli vendim si në dispozitiv.

UDHËZIM PËR VEPRIM JURIDIK: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrohet Kundërshtim deri tek Kryetari në afat prej 8 ditë nga dita e pranimit të Aktvendimit.

VENDIM

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra

SHPALLJE PUBLIKE Nr 01/2026

Në bazë të , neni 22, neni 23 nga Ligji për marrëdhënie pune (”Gazeta zyrtare e RM 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 149/2009, 16/2010, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/2013, 54/13, 170/13, 187/13, 34/14, 113/14, 145/14, 20/15,33/2015, 72/15, 74/15, 129/15, 167/15, 27/16, 120/18, 110/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës se Maqedonisë të Veriut” nr.267/2020151/21, 288/21, 111/23, 39/25,74/25 dhe 124/25,) në lidhje me nenin 20-g të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikes se Maqedonise”, numer 27/14; 199/14; 27/16; 35/18 dhe 198/18; ”Gazeta Zyrtare e Republikse se Maqedonsie se Veriut” nr. 143/19, 14/20 dhe 208/24) nenit 50 paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale /,,Gazeta zyrtare e RM nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës se Maqedonisë të Veriut” nr.202/24,) dhe në pajtim me Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës për administratën komunale të Komunës së Strugës , nr. 09-3840/1 nga data 05.10.2016, Kryetari i Komunës së Strugës, miratoi:

SHPALLJE PUBLIKE Nr 01/2026
Për punësimin e personave ndihmës –teknik në kohë të pacaktuar me orar të plotë pune.

  1. ADM0403А01001 Shef i parkut vozitës – Njësia për punë të përgjithëshme , Sektori për çështje juridike dhe punë të përgjithëshme – 1(një) realizues

Kushtet e përgjithëshme:

  • Të jetë shtatas i Republikës së Maqedonisë
  • Të njohë mirë gjuhën maqedonase,
  • Të jetë i moshës madhore
  • Të ketë aftësi të përgjithëshme shëndetësore për vendin e punës
  • Me vendim gjyqësor të mos i jetë shqipëtuar dënim ndalese për kryerjen e profesionit, vepërimtarësë ose detyrës.

Kushtet e veçanta:

  • Kualifikime profesionale-arsim i mesëm me 180 ose 240 kredi sipas SETK /MKSOO;
  • Arsim i mesëm- gjimnaz ose ekonomik ose drejtim teknik
  • Me përvojë pune 3 vjeçare në sektorin publik ose 3 vjet në sektorin privat,
  • Patente shoferi të kategorisë B

Orari i punës:

  • Orari ditor i punës – E hënë – E premte
  • Orari javor i punës- 40,
  • Orari ditor i punës- – 08:00 – 16:00

Shuma e Pagës neto është 37.476,00 denarë

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 3 ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 nga Ligji për madhënie pune.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen deri te arkivi I Komunës së Strugës, rr.Partizanska pa nr. Strugë. Fletëparaqitja dhe dokumentet e bashkëngjitura përmes sportelit të arhivës të Komunës së Strugës të dorzohen deri tek Njësia për udhëheqje me resurset njerëzore me mbishkrim Shpallje Publike 01/2026 si dhe në formë elektronike të dërgohen deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk
Dokumentacioni pa kompletuar dhe i dorëzuar pas afatit të paraparë nuk do të merret si lënd për shqyrtim.

Shpallje publike
Fletëparaqitje

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra

Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin( PK nr. 2832/49 dhe pjesë të PK nr. 2832/69)

Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas 
Raportit- për Vlersim strategjik në ndikim të mjedisit jetësor
për Programin projektues j.p.së Planit urbanistik me Qëllim G3.1-Servise
industriale ,për mirmbajtjen e automjeteve motorike , servise për mekanizmet  bujqesoredhe ndërtimore në PK nr. 2832/49 dhe pjesë të PK nr. 2832/69 në  KK Strugë, Komuna e Strugës.

Dokument