vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 9 (nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 9 (nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

        E konvokoj mbledhjen e 9 (nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.04.2022, (E Enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

           –  Procesverbal nga seanca e shtatë të Këshillit të komunës së Strugës.

           –  Procesverbal nga seanca e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Raport për gjendjen në sferën e kriminalistikës, rendin publik dhe sigurimin në komunikacionit rrugor në territorin e SP nga kompetenca e përgjithshme – Strugë për vitin 2021,
  2. Raport vjetor për punën e NJTZF Strugë për vitin 2021,
  3. Raport për punën e Sektorit për çështje juridike dhe punë të përgjithshme për vitin 2021.
  4. Raport  për realizimin e Programit të Njësisë për bashkësit lokale për vitin 2021,
  5. Raport për programet e Sektorit për veprimtari publike për vitin 2021.
  6. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e sportit dhe të rinjve për vitin 2021,
  7. Raport për realizmin e Programit për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndesishme  nga e kaluara jone kulturore për vitin 2021,
  8. Raport për realizimin e Programit për përkrahje dhe financimin e OJQ Komuna e Strugës në vitin 2021,
  9. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet në Komunën e Strugës nga sfera e mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve në Komunën e Strugës për vitin 2021,
  10. Raport për realizmin e Programit për zbatimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të komunës së Strugës.
  11. Raport vjetor i Njësisë për realizimin e Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2021,
  12. Raport vjetor për realizimin e Programit për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2021,
  13. Raport vjetor të Njësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe fonde evropiane për vitin 2021,
  14. Raport vjetor për realizimin e Programit për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit të komunës së strugës për vitin 2021,
  15. Raport për realizimin e Programit për ndërtim, rekonstruim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale në komunën e Strugës për vitin 2021,
  16. Raport vjetor për realizimin e Programit për aktivitetet e komunës së Strugës nga sfera e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës për vitin 2021,
  17. Raport vjetor për punën e Sektorit për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorat për vitin 2021,
  18. Raporti vjetor për realizimin e Programit përzhvillim të Rajonit planot Jugperëndimor për vitin 2021,
  19. Raport kuartal të NP “Komunallno” – Strugë, kuartali i IV / 2021.
  20. Vendim për përcaktimin e çmimeve dhe shërbimeve që i kryhen NP “Komunallno” – Strugë,
  21. Raport vjetor për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë, 01.01.2021 deri në datën 31.12.2021,
  22. Raport vjetor për zbatimin e tarifës së përcaktuar  për furnizim me ujë të pijshëm për periudhën 01.- 2021 deri në 12-2021 të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë.
  23. Raport vjetor për zbatimin e tarifës së përcaktuar për mbledhjen dhe largimin e ujërave të ndotura urbane  per periudhën 01.01.2021 – 31.12.2021 të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë.
  24. Llogari vjetore për vitin 2021 e NP “Eko – Struga“ – Strugë,
  25. Llogari vjetore për vitin 2021 e NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë,
  26. Raport gjashtë mujor për punën e Shkollës fillore komunale të muzikës – Strugë për vitin shkollor 2021/2022,
  27. Raport për realizimin e procesit edukativo – arsimor në gjashtë mujor e parë në vitin shkollot 2021.2022, të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë,
  28. Raport gjashtë mujor për vitin shkollor 2021/2022 të SHFK “Bashkimi” – f. Oktisë.
  29. Llogari vjetore për vitin 2021 të SHFK “Bashkimi” – f.Oktisi,
  30. Propozim – Vendim për mbartjen e të drejtës së pronësis të sendit të luajtshëm – pronësi e Komunës së Strugës ndërmarrjes NP “Komunallno” – Strugë.
  31. Propozim – Vendim për mbartjen e të drejtës së pronësis të sendit të luajtshëm – pronësi e Komunës së Strugës ndërmarrjes NP “Eko – Struga” – Strugë.
  32. Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të kompensimit për marrjen e licencës për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike,
  33. Propozim – Program për plotësim të Programit për punë në sferën e zotërimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e komunës së Strugës për vitin 2022,
  34. Propozim – Vendim për miratimin e Planit Detal urbanistik, Njësia urbane 3, blloku 11, pjesa 5,6 dhe 7 – Komuna e Strugës,
  35. Iniciativë e pranar për përpunim të Planit detal urbanistik NJU 2 pjesës nga blloku 9 përfshirja ndërmjet rrugëve: rr.”Marshall Tito”, Rrugicë për këmbesorë, rr.”Jablanica”, rr.”Elpida Karamandi”, Komuna e Strugës,
  36. Iniciativë e pranar për përpunim të Planit detal urbanistik pjesë nga NJU 4, pjesë nga blloku 15, përfshirja 3, Komuna e Strugës,
  37. Iniciativë e pranar për përpunim të Proektit urbanistik me plan për parcelim për PK nr.2002/1 KK Strugës,
  38. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik për objektit të ndërtuar joligjor në PK nr.2839/2, KK Strugë,
  39. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik për objektit të ndërtuar joligjor në PK nr.2500/4, KK Vëleshtë-jashtë ndë.,
  40. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik për objektit të ndërtuar joligjor në PK nr.376/1, KK Drasllajcë,
  41. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare personit Ajredin Abdullai nga f. Mislleshovë,
  42. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare personit Adnan Ahmedi nga f. Dollogozhdë,
  43. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare personit Elzana Bajramoska nga f. Llabunishtë,
  44. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare personit Nurija Kajrimanoska nga f. Oktisi,
  45. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare personit Marina Barlakoska nga Strugë.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialin e mbledhjes së 9-të

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 8 (tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

për konvokimin e mbledhjes së 8 (tetë)

 të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 8 (tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.03.2022, (E martë) me fillim në ora 11:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

              Për mbledhjen  e propozoj, këtë

R E N D    D I T E

           –  Procesverbal nga seanca e gjashtë të Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Propozim – Llogaria vjetore e Buxhetit të komunës së Strugës  për vitin 2021,
  2. Propozim – Kalendar Buxhetor të Komunës së Strugës për vitin 2023,
  3. Propozim – Vendim përndryshim dhe plotësim të Vendimit për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2022,
  4. Propozim – Vendim për themelimin e Ekipit aksionar i  bashkësisë në komunën e Strugës,
  5. Propozim – Vendim për miratimin e propozimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal midis Komunës së Strugës dhe komunës së Vevçanit,
  6. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në komisionin e përbashkët për bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Strugës dhe Komunës së Vevçanit,
  7. Raport për realizimin e Programit për ndërtim, rekonstruim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale në komunën e Strugës për vitin 2021,
  8. Propozim – Vendim për miratimin të Planit detal urbanistik për NJU-2, pjesë nga blloku 9, përfshirje midis rrugëve “Makedonska”, “Marshall Tito”, “Cvetan Dimov” dhe Shtegu për këmbësorë KK Strugë, Komuna e Strugës,
  9. Propozim – Vendim për miratimin e Ndryshim dhe plotësimit të Planit detal urbanistik për NJU-11, blloku 2, përfshirja 3, 4 dhe 5, Komuna e Strugës.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialin e mbledhjes

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 7 (shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 7 (shtatë)

 të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 7 (shtatë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 24.02.2022, (E enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

           –  Procesverbal nga seanca e katërt të Këshillit të komunës së Strugës,

           –  Procesverbal nga seanca e pestë të Këshillit të komunës së Strugës,

  1. Raport kuartal për punën e Komunës së Strugës, kuartali i katërt 2021,
  2. Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës së Strugës,
  3. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përhershëm të sallës sportive në f.Labunisht,
  4. Raport nga regjistrimi i kryer të mjeteve themelore, inventarit, pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, kërkesave dhe obligimeve të Komunës së Strugës për vitin 2021,
  5. Propozim – Vendim për shlyerje të mjeteve themelore dhe inventarit të imët pronësi e Komunës së Strugës,
  6. Raport vjetor për qasje të lirë në informacionet me karakter publik për vitin 2021,
  7. Raport vjetor për ecurinë e gjendjes së mundësisë së barabartë mes grave dhe burrave,
  8. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarëve nga bordi drejtues i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë,
  9. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë,
  10. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarëve nga bordi drejtues i NP “Eko Struga” – Strugë,
  11. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NP “Eko Struga” – Strugë,
  12. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve të Shtabit hapësinor për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Strugës dhe ekzekutuesve për punë administrativo-teknike dhe operative,
  13. Propozim – Aktvendim për formim të Komisionit për vlerësim dhe përcaktim të lartësisë së dëmit, shkaktuar nga fatkeqësitë natzrore dhe fatkeqësive tjera,
  14. Propozim – Aktvendim për formim të komisionit  për marrëdhënie midis bashkësive,
  15. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Këshillin shkollor të SHMK “Niko Nestor” – Strugë,
  16. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Këshillin shkollor të SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë,
  17. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Këshillin shkollor të EPÇKF “8 Marsi” – Strugë,
  18. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarit në Këshillin shkollor të SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë,
  19. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarit në Këshillin shkollor të Shkollës fillore komunale të muzikës – Strugë,
  20. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarit në Këshillin shkollor të SHFK “Murat Labunishti” – f.labunishtë,
  21. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Këshillin shkollor në Konviktin e nxënësve “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë,
  22. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në bordin drejtues të NP “Komunallno– Strugë,
  23. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NP “Komunallno” – Strugë,
  24. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në bordin drejtues të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”– Strugë,
  25. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë,
  26. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në bordin drejtues të NP “Eko Struga”– Strugë,
  27. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NP “Eko Struga” – Strugë,
  28. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në bordin drejtues të NP “Ujësjellës Dollogozhdë”– f.Dollogozhdë,
  29. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë,
  30. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në bordin drejtues të NP “Oktis”– f.Oktis,
  31. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NP “Oktis” – f.Oktis,
  32. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në bordin drejtues të NPK “Higjiena”– f.Labunisht,
  33. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve nga bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo – financiare të NPK “Higjiena”– f.Labunisht,
  34. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarit në këshillin drejtues të IPSH Shtëpia e shëndetit – Strugë,
  35. Raport për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për periudhën nga data 01.10.2021-31.12.2021,
  36. Raport i katërt kuartal për punën e NP “Oktis” – f.Oktis për vitin 2021,
  37. Raport për punën e NP “Eko Struga” – Strugë për kuartalin e katërt  01.10.-31.12.2021,
  38. Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për punë dhe zhvillim të NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2022,
  39. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor për punësim të NP “Eko Struga” – Strugë, për vitin 2022,
  40. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Ndryshim dhe plotësim të Statutit të NP “Eko Struga” – Strugë.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialin e mbledhjes

UDHËZIM Për orarin e punës së të punësuarve ne administratën komunale të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 13 dhe 16 e Ligjit për vetëqeverisje lokale (,, Gazeta zyrtare e RM’’  nr.5/02) dhe në lidhje me nenin 10 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gz.zyrtare e RM.  nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 dhe 11/18 ) si dhe  ‘’Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ nr. 275/19 dhe nr.14/2020 dhe nr.151/2021 si dhe neni 88 paragrafi 3  të Statutit ( Informatori zyrtar i Komunës së Strugës nr.2/18 dhe 10/19) Kryetari i Komunës së Strugës, solli

UDHËZIM

Për orarin e punës së të punësuarve ne administratën komunale të Komunës së Strugës

I.DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtëudhëzim përcaktohet kohëzgjatja e orarit të punës dhe mënyra e evidentimit të orarit të plotë të punës, puna jashtë  orarit të punës, shfrytëzimi i pushimit ditor, pushimeve dhe mungesave për të punësuarit në administratën komunale të Komunës së Strugës ( në tekstin e mëtutjeshëm : administrata).

Neni 2

Dispozitat dhe rregullat e këtij udhëzimi i referohen të punësuarve me kohë të pacaktuar, të punësuarve me status të punësimeve të përkohshme dhe të puësuarve të angazhuar në bazë të kontratës mbi vepër.

Neni 3

Organizimi i orarit të punës dhe mënyra e evidentimit  të kohëzgjatjes së plotë të punës dhe mungesa nga puna përcaktohet në pajtim me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligjin për marrëdhëniet e punës.

II.Organizimi i orarit të plotë të punës

 Neni 4

Orari i punës në kohëzgjatje prej 40 orësh në javë, është ndarë në pesë ditë pune të javës, gjegjësisht prej të hënën deri të premten në kohëzgjatje prej 8 orësh në ditë, si orar  i plotë pune.

Orari i punës fillon në ora 08:00 ndërsa mbaron në ora 16:00.

Kryetari i Komunës mundet që me  vendim të posaçëm  të aplikojë orar pune  veror dhe dimëror.

Për efikasitet më të madh gjatë evidentimit elektronik për ardhjen dhe largimin nga puna, për fillim të orarit të punës llogaritet periudha e regjistrimit e të punësuarve  prej orës 08:00 deri në 08:15 ndërkaq për mbarimin e orarit të punës llogaritet periudha e regjistrimit e të punësuarve prej orës 16:00 deri më 16:15.

Të punësuarit në administratë janë të obliguar që detyrat e punës t’i kryejnë me efikasitet dhe në kohë përgjatë orarit të plotë të punës.

Neni 5

Orari i punës së rojtarit kryesor – portier ( person përgjegjës) fillon prej orës 07:30 dhe mbaron në ora 15:30.

Orari i punës së të punësuarve për mirëmbajtje të higjienës zhvillohet në dy ndërrime.

Ndërrimi i parë fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 15:00,

Ndërrimi i dytë e realizon orarin e punës prej orës 13:00 deri në ora 21.00.

Neni 6

Përgjatë kohëzgjatjes  së orarit ditor të punës, të punësuarit pushimin sipas rregullit e shfrytëzojnë në periudhën prej orës 11:30 deri në 12:00.

Të punësuarit e nenit 5 paragrafi 2 të këtij udhëzimi në ndërrimin e parë pushimin e shfrytëzojnë prej orës 10:30 deri në ora 11:00, ndërsa të ndërrimit të dytë prej orës 17:00 deri në 17:30.

Neni 7

Për shfrytëzim të pauzës jashtë ndërtesës së komunës, të punësuarit janë të obliguar  që gjatë hyrjes-daljes në ndërtesë të kryejnë evidentim elektronik.

Shfrytëzim të pushimit  jashtë periudhës së përcaktuar, miraton nëpunësi administrativ epror i drejtpërdrejtë.

Pushimi mund të  shfrytëzohet jashtë orarit të paraparë me shkas kryerjen e detyrave  urgjente  të punës në periudhën që shfrytëzohet pushimi.

III.Kryerja e punëve jashtë orarit të plotë të punës

Neni 8

Puna  jashtë orarit të plotë të punës ( në tekstin e mëtutjeshëm : punë jashtë orarit ) , kryhet në raste kur kemi të bëjmë me  rritje ekskluzive të vëllimit të punës, kohëzgjatjeve të seancave të Këshillit dhe trupave punues, si dhe nevojës për përpilim urgjent të akteve dhe materialeve tjera.

Për kryerje të punëve jashtë orarit vendos udhëheqësi i sektori, gjegjësisht udhëheqësi i njësisë.

I punësuari është i obliguar  të kryejë punë jashtë orarit në bazë të urdhërit me shkrim të udhëheqësit të sektorit, gjegjësisht  të njësisë, të miratuar nga sekretari  i komunës (në tekstin e mëtutjeshëm : sekretari) .

Për nevojën e punës jashtë orarit të udhëheqësve të sektorit vendos sekretari.

Për punën e kryer jashtë orarit  të punësuarit e paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni janë të obliguar të mbajnë evidencë në bazë të urdhërit me shkrim dhe të njëjtën t’a ruajnë tre muaj pas realizimit të të drejtave të përcaktuara me nenin 92 të Ligjit për nëpunësit administrativ si dhe neneve 9 dhe 10 të këtij udhëzimi.

Neni 9

I punësuari që është angazhuar të punojë jashtë orarit ( përgjatë pushimit javor, punë gjatë kohës së festave të caktuara me ligj dhe punë më gjatë se orari i  rregullt i punës) ka të drejtë  për aq orë të lira, përkatësisht ditë, aq sa ka qenë i angazhuar për punë jashtë orarit të rregullt të punës.

Orët e lira, përkatësisht ditët e muajit rrjedhor, i punësuari i shfrytëzon deri në fund të muajit të ardhshëm, pas muajit në të cilin ka qenë i angazhuar.

Orët e lira, përkatësisht ditët e lira, i punësuari nga neni 8 paragrafi 3 i këtij udhëzimi i shfrytëzon me leje të dhënë nga udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht i njësisë me pëlqim të sekretarit, ndërsa i punësuari i nenit 8 paragrafi 4 i këtij udhëzimi i shfrytëzon me miratim/pëlqim të sekretarit.

Për shfrytëzim të orëve të lira, përkatësisht ditëve të lira i punësuari parashtron kërkesë  dhe në shtojcë të kërkesës e dorëzon urdhërin për punë.

Neni 10

Përderisa të punësuarit nuk i sigurohet shfrytëzimi  orëve të lira, përkatësisht ditëve të lira, në pajtim me nenin 9 të këtij udhëzimi i pagohet shtesë e pagës në lartësi  prej 35% të shumës së pagës  bazë, e llogaritur sipas orëve.

Për të punësuarin nga neni 8 paragrafi 3 i këtij udhëzimi shtesa në pagë pagohet me miratim të udhëheqësit të sektorit, përkatësisht njësisë dhe me pëlqim të sekretarit të komunës/

I punësuari i nenit 8 paragrafi 4 i këtij udhëzimi shtesa në pagë i  pagohet me  miratim/pëlqim të sekretarit.

IV.Mënyra e evidentimit të orarit të punës

Neni 11

Për evidentim të orarit të  plotë të punës, pushimit ditor dhe punës jashtë orarit mbahet evidencë elektronike.

Evidenca elektronike kryhet personalisht dhe është obligim për të gjithë të punësuarit të çfarëdo baze në pajtim me ligjin.

Evidentimi elektronik i cili kryhet për person tjetër të punësuar,gjegjësisht nëpunës administrativ është i ndaluar.

Veprimi sipas mënyrës së ndaluar i përshkruar në paragrafin 3  paraqet subjekt të përgjegjësisë disiplinore dhe ngritjes së masës disiplinore në pajtim me ligjin.

Udhëheqësit e njësive shqyrtojnë  evidentimin elektronik përgjatë gjithë ditës së punës.

Njësia për teknologji informatike j’u mundëson udhëheqësve të sektorit, përkatësisht udhëheqësve të njësive këqyrje  të pandërprerë të evidentimit elektronik të të punësuarve në sektoret e tyre, gjegjësisht njësitë e tyre.

I punësuari i cili në ditë të caktuar nuk posedon kartelën për evidentim është i obliguar që ardhjen apo largimin nga puna t’a evidentojë me shkrim  tek udhëheqësi i sektorit.

Evidentimi elektronik për shfrytëzim të pushimit ditor do të kryhet në pajtim me udhëzimet e dhëna, njësoj si ardhja apo largimi nga puna.

Neni 12

Evidentimin e mungesave ( pushim mjekësor, shfrytëzim i pushimit vjetor, udhëtim zyrtar, formim profesional, mungesë me apo pa pagesë) udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht njësisë apo personi i autorizuar nga udhëheqësi i sektorit  është i detyruar t’i azhurojnë çdo ditë, nëpërmjet softuerit për evidentim të orarit të punës në pajtim me udhëzimet e dhëna.

Neni 13

Udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht i njësisë në bazë të listingut  nga evidentimi  elektronik,përpilon pasqyrë  të përmuajshme  për mungesë të të punësuarit të sektorit.

Gjatë përpilimit të pasqyrës  evidentohen mungesat nga puna përgjatë muajit rrjedhor për  pamundësi të paraqitjes në  punë për shkak të sëmurjes apo lëndimit ( në tekstin e mëtutjeshëm : pushim mjekësor ) shfrytëzim të pushimit vjetor, udhëtim zyrtar, formim profesional, mungesë me apo pa pagesë.

Paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni i referohen edhe udhëheqësit të njësisë i cili udhëheq me njësinë që vlen si njësi e veçantë organizative  në administratë.

Neni 14

Pasqyrat e mungesave të nënshkruara nga ana e udhëheqësit të sektorit, gjegjësisht të njësisë  nëpërmjet arkivit  dorëzohen deri te sekretari  i komunës  dhe deri te Njësia për menaxhim me resurset njerëzore më së voni deri më 25 ( ditën e njëzet e pestë) të muajit rrjedhor.

Udhëheqësi i sektorit/ njësisë mban përgjegjësi për  vërtetësinë e pasqyrës së mungesave.

Neni 15

Udhëheqësi i sektorit është i obliguar që për të punësuarit në sektor përkrah evidentimit elektronik të punës jashtë orarit të mbajë evidencë me shkrim.

Udhëheqësit e sektorëve , gjegjësisht njësive, përkrah evidentimit elektronik për punë jashtë orarit, mbajnë evidencë me shkrim për punë jashtë orarit. Puna jashtë orarit nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni  evidentohet në pasqyrën për shfrytëzim të orëve të lira përkatësisht ditëve të lira për të punësuarit që janë angazhuar pas orarit të punës si dhe në pasqyrën e pagesave për punë jashtë orarit  për të punësuarit që janë angazhuar pas orarit të punës.

Neni 16

Udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht i njësisë në bazë të listingut  nga evidentimi  elektronik,përpilon pasqyrë  për ardhje dhe ikje jo në kohë nga puna, si dhe shfrytëzim të pushimit ditor më gjatë seç është paraparë  përgjatë muajit rrjedhor për të punësuarit.

Pasqyrën nga paragrafi 1 i këtij neni të cilit i bashkëngjitet listingu nga evidentimi elektronik, udhëheqësi i sektorit gjegjësisht njësisë e nënshkruan dhe miratuar nga sekretari i Komunës dorëzohet deri te Sektori për çështje financiare, më së voni deri më 10 (ditën e dhjetë) të muajit rrjedhor referuar muajit të kaluar. 

Neni 17

Ardhja në punë jo në kohën e caktuar apo ikja nga puna para përfundimit të orarit të punës, si dhe shfrytëzimi i pushimit ditor më gjatë se koha e parashikuar paraqet shkelje të disiplinës.

Për të njëjtën, nëpunësi administrativ epror i drejtpërdrejtë e njofton  udhëheqësin e sektorit, gjegjësisht sekretarin e Komunës.

Neni 18

Sjellja e nenit 17 të këtij udhëzimi që paraqet shkelje disiplinore  i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore në pajtim me ligjin në bazë të së cilit , vërtetimi i procedurës disiplinore të të punësuarit, autor i shkeljes disiplinore i mohoet shumë adekuate nga paga në pajtim me ligjin .

Neni 19

Për shkak të nevojave zyrtare,nëpunës administrativ epror i drejtpërdrejtë   të punësuarit i jep leje me shkrim për dalje nga ndërtesa e Komunës.

I punësuari  në kohë të caktuar përgjatë ditës së punës, për shkak të nevojave urgjente dhe pa mundësi për shtyrje jashtë obligimeve të punës mund të mungojë nga puna me  leje me shkrim të udhëheqësit të sektorit, gjegjësisht njësisë  të cilën e nënshkruan edhe i punësuari që do të mungojë nga puna.

Për udhëheqësit e njësive vlen lejekalim i nënshkruar nga sekretari.

Për mungesë nga puna prej paragrafit 2 të këtij neni të punësuarit  i mohoet shumë adekuate nga paga në pajtim me pasqyrën për evidenca.

Pasqyra për mungesa për shkak të nevojave urgjente dhe pa mundësi për shtyrje jashtë detyrave të punës, bashkë me lejekalimet për dalje nga ndërtesa e komunës përgjatë orarit të punës dorëzohet  te Sektori për çështje financiare  nga udhëheqësi i sektorit, miratuar nga sekretari, më së voni deri më 10 ( dhjetë) të muajit rrjedhor për muajin paraprak.

V.Pushimi vjetor.

Neni 20

Pushimin vjetor të punësuarit e shfrytëzojnë në pajtim me planin  për shfrytëzim të pushimit vjetor. Pushimin vjetor të punësuarit mund t’a shfrytëzojnë edhe në periudhë tjetër në pajtim me Ligjin për  marrëdhënie të punës dhe në pajtim me nevojat e Komunës.

Pushimi vjetor mund të shfrytëzohet  në dy apo më shumë pjesë  në marrëveshje me sekretarin dhe udhëheqësin e sektorin, ashtu që një pjesë  e pushimit vjetor duhet të zgjasë më së paku dy javë pune të pandërprera, përkatësisht dhjetë ditë pune.

Të punësuarit  i sigurohet  shfrytëzim i 12 ditëve të punës së pushimit vjetor deri në fund  të vitit rrjedhor kalendarik, ndërsa pjesa e mbetur deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm.

I punësuari ka të drejtë që dy ditë të pushimit vjetor t’i shfrytëzojë  në ditë të cilët ai vetë do t’i caktojë, nëse kjo nuk e cënon procesin e punës, për të cilën duhet t’a njoftojë sekretarin e komunës dhe udhëheqësin e sektorit, gjegjësisht njësisë më së voni tre ditë pune para shfrytëzimit.

I punësuari më i vjetër ka të drejtë edhe për tre ditë pune të pushimit vjetor.

Neni 21

Kërkesa për shfrytëzim  të pushimit vjetor në raste si në nenin 21 të këtij udhëzimi  parashtrohet në dy ekzemplar deri te sekretari i komunës nëpërmjet arkivit, pesë ditë para ditës kur fillon shfrytëzimi i pushimit vjetor.

Kërkesa parashtrohet  me  pëlqim paraprak nëpunësit administrativ epror i drejtpërdrejtë.

Kërkesa për shfrytëzim të ditëve të pushimit vjetor të ndërprerë parashtrohet në dy ekzemplar deri te sekretari , nëpërmjet arkivit, pesë ditë para ditës kur fillon shfrytëzimi i ditëve të pushimit vjetor të ndërprerë. Kërkesa parashtrohet me pëlqim paraprak të nëpunësit administrativ epror i drejtpërdrejtë

VI.Pushim i paguar

Neni 22

I punësuari ka të drejtë për pushim të paguar për shkaqe personale ose familjare deri në shtatë ditë gjatë vitit kalendarik në këto raste :

1.Lidhje martesore – 3 ditë,

2.Lidhje martesore të fëmijës-2 ditë,

3.Për lindje apo adoptim të fëmijës-2 ditë

4.Për vdekje të bashkëshortit apo fëmijës-5 ditë

5.Për vdekje të prindit, vëllait, motrës- 2 ditë

6. Për vdekje të prindit të bashkëshortit-2 ditë

7.Për vdekje të gjyshit apo gjyshes-1 ditë

8.Për shpërngulje të familjes nga një vend tjetër- 2 ditë

9.Për shpërngulje të familjes në vend të njëjtë -1 ditë

10. Për ditën e parë në shkollë të filloristit-1 ditë

11.Për dhënie të provimit profesional apo provimit tjetër për nevojat e punëdhënësit apo nevoja personale- 3 ditë

12.Për fatkeqësi elementare – 3 ditë.

 Ditët e pushimit të paguar nga paragrafi 1 i këtij neni me të gjithë bazat e theksuara në këtë nen nuk mund të përfshijnë më shumë se shtatë ditë pune.

Kërkesa për shfrytëzim të ditëve prej paragrafit 1 të këtij neni parashtrohet në dy ekzemplarë, deri te sekretari nëpërmjet arkivit. Për rastet si në pikat 1,2,3,8,9,19 dhe 11 të këtij neni kërkesa parashtrohet tre ditë para ditës kur fillon shfrytëzimi i ditëve.

I punësuari i cili vullnetarisht dhuron gjak ka të drejtë për mungesë nga puna prej dy ditësh për çdo dhurim gjaku.

Kërkesa për shfrytëzim të ditëve në bazë të dhurimit të gjakut dorëzohet nëpërmjet arkivit deri te sekretari i komunës edhe atë në dy ekzemplar.

Neni 23

I punësuari i cili mungon nga puna për shkak të pushimit mjekësor apo në raste tjera në pajtim me rregulloren e sigurimit shëndetësor e njofton nëpunësin administrativ epror i drejtpërdrejtë për mungesën në afat prej 24 orësh prej momentit të pengesës.

Përderisa për arsye objektive i punësuari nuk mund t’a njoftojë nëpunësin administrativ epror i drejtpërdrejtë është i obliguar që njëjtën t’a bëjë  menjëherë pas ndërprerjes së shkakut.

Neni 24

I punësuari është i obliguar që raportin për pushim mjekësor t’a dorëzojë për shqyrtim  deri te udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht njësisë, ndërsa në afat  kohor prej tri ditësh  prej ditës  së vazhdimit me punë t’a dorëzojë deri te Njësia për menaxhim me resurse njerëzore.

Njësia për  menaxhim me resurse njerëzore, shqyrtimin e raportit për paaftësi të përkohshme për punë e dorëzon deri te Sektori për çështje financiare më së voni deri në 25 ( datën njëzetë e pesë) të muajit rrjedhor.

VII. Mungesa e papaguar

Neni 25

I punësuari mund të mungojë nga puna pa kompensim në rrogë në pajtim me ligjin.

Kërkesa parashtrohet në dy ekzemplarë deri te sekretari i komunës nëpërmjet  arkivit, ndërsa me pëlqim paraprak  të  nëpunësit administrativ epror i drejtpërdrejtë.

Neni 26

Ky udhëzim hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërsa do të zbatohet prej  15 shkurtit të vitit 2022.

Udhëzimi do të publikohet në tabelën e shpalljeve si dhe në ueb faqen e Komunës së Strugës.

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 6 (gjashtë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 6 (gjashtë)

 të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 6 (gjashtë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 31.01.2022, (E Hënë) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Raport për realizimin e Programit për punën e Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2021
  2. Propozim – Vendim për plotësimin e Rregullores për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare të Komunës së Strugës
  3. Raport kuartal për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” Strugë për kuartalin e tretë 01.01.2021-30.09.2021
  4. Program për punën e NP “Ujësjellës dhe kanalizim” Strugë për vitin 2022,
  5. Program i Sektorit për veprimtari publike në Komunën e Strugës për vitin 2022,
  6. Propozim – Vendim për ushtrimin e transportit linjor komunal të udhëtarëve në territorin e komunës së Strugës,
  7. Propozim – Korrigjim i gabimit teknik për Projekt urbanistik me plan për parcelizim, për PN 19.14 me dedikim A4-banim i përkohshëm sipas çertfikatës nga PUJVB për bllokun 19, Vreshtat e Liqenit – Komuna e Strugës,
  8. Program për plotësimin e Programit për përpunimin e planeve urbanistike të Komunës së Strugës për vitin 2022,
  9. Propozim – Vendim për miratimin e Ndryshim dhe plotësimit të Planit detal urbanistik për NJU-11, blloku 2, përfshirja 3, 4 dhe 5, Komuna e Strugës,
  10. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik, me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 26 dhe PK nr.27, KK Strugë,
  11. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik, me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 26 dhe PK nr.27, KK Strugë,
  12. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 453/1 dhe pjesë nga PK nr.463/2, KK Strugë,
  13. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 2470/1, KK Strugë,
  14. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 661, KK Koroshishtë Zhepin,
  15. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 1439/1, KK Labunisht,
  16. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 1439/1, KK Labunisht,
  17. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 2151, KK Labunisht-jashtë.r.nd.
  18. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 1439/1, KK Labunisht,
  19. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor – urbanistik me qëllim të përputhjes së objektit të ndërtuar joligjor në PK nr. 1407/1, KK Labunisht,
  20. Kërkesë për lirim nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore,
  21. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Mirjeta Musa nga f.Dobovjan,
  22. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Demka Mehmedoski nga f.Labunisht,
  23. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Edip Kica nga f.Veleshtë,
  24. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Rakip Reçi nga f.Veleshtë
  25. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Lindim Arifi nga f.Dollogozhdë,
  26. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Sabije Reçi nga f.Veleshtë,
  27. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Vasko Spiroski nga f.Drasllajcë,
  28. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Pece Tankoski nga f.Bixhovë,

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS

Kryetar,Arbëresha Vlashi

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 5 (pestë)të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 5 (pestë)

të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 5 (pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 30.12.2021, (е enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Raport për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë, për periudhën kohore nga data 01.07. deri në 30.09.2021 dhe krahasimi i rezultateve të arritura për periudhën nga data 01.04.2020-30.06.2021.
  2. Program për vitin 2022 e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë,
  3. Propozim – Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale,
  4. Propozim – Program për aktivitetet nga sfera e mundësisë së barabartë midis grave dhe burrave në komunën e Strugës për vitin 2022,
  5. Propozim – Program për ndërtim të traseve të reja dhe rikonstruim i ndriçimit publik në territorin e komunës së Strugës për vitin 2022,
  6. Propozim – Program për punën e NJTZF Strugë për vitin 2022,
  7. Propozim – Aktvendim për përcaktimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarit nga këshilli shkollor,
  8. Statut i Konviktit komunal të nxënësve “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë,
  9. Propozim – Buxheti i komunës së Strugës për vitin 2022,
  10. Propozim – Vendim për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2022,
  11. Propozim – Vendim për lartësinë e maksimumit të arkës për vitin 2022 të llogarisë së komunës së Strugës,
  12. Propozim – Vendim për përcaktimin  e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim të mesëm për vitin 2022,
  13. Propozim – Vendim për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim fillor  për vitin 2022,
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Materialet e mbledhjes

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 4 ( katërt ) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 4

( katërt ) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 4 (katërt ) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën16.12.2021, (Eenjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

     – Procesverbal nga seanca e parëkonstituive еKëshillit të Komunës së Strugës.

     – Procesverbal nga seanca e dytë е jashtëzakonshmeeKëshillit të Komunës së Strugës.

– Procesverbal nga seanca e tretë tëKëshillit të Komunës së Strugës.

  1. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë, për periudhë nga 01.01 deri 30.09.2021, si dhe krahasimi i rezultateve të arritura për periudhën nga data 01.01.-30.09.2020.
  2. Raport për punën e NP “Eko Struga” – Strugë, kuartali i III 01.07.-30.09.2021.
  3. Raport për punën w nPK “Higjiena” – f.Labunishtë për periudhë nga 01.07.2021 deri 30.09.2021, si dhe krahasimi i rezultateve të arritura për periudhën nga data 01.07.-30.09.2020.
  4. Raport për punën e NP “Oktisi” – f.Oktis, kuartali i III/2021.
  5. Raport për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë, për periudhën kohore nga data 01.07. deri në 30.09.2021 dhe krahasimi i rezultateve të arritura për periudhën nga data 01.04.2020-30.06.2021.
  6. Program për punën e NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2022.
  7. Program për punën e NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2022.
  8. Program për punën e NP “Oktis” – f.Oktis për vitin 2022.
  9. Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2022.
  10. Plan vjetor për punësim të NP “Oktis” – f.Oktis për vitin 2022.
  11. Propozim – Program për punën e Këshillit të komunës së Strugës për vitin 2022.
  12. Propozim – Program për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2022.
  13. Propozim – Program për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit në Komunën e Strugës për vitin 2022.
  14. Propozim  – G1 Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal 2022.
  15. Propozim – Program vjetor për punën e Sektorit për mbikëqyrje inspekcionale – Inspektorat për vitin 2022.
  16. Propozim – Program për financimin e përpunimit të planeve urbanistike për vitin 2022.
  17. Propozim – program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhim me kriza për vitin 2022.
  18. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës për vitin 2022.
  19. Propozim – Program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2022.
  20.  Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në fushën e teknologjisë Informatike për vitin 2022.
  21. Propozim – Program për punën në sferën për zotërim me tokën ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e  Komunës së Strugës për vitin 2022.
  22. Propozim – Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me bashkësitë vendore për vitin 2022.
  23. Propozim – Plan i Programeve zhvillimore për energjetikë efikase për vitin 2022/2025.
  24. Propozim – Plan i Programeve zhvillimore për ndërtimin e rrugëve në Strugë për vitin 2022/2025.
  25. Propozim – Plan i Programeve zhvillimore për për zëvendësimin e gypave të azbestit në rrjetin e ujësjellësitnë Strugë për vitin 2022/2025.
  26. Kërkesë për lirim nga pagesa e komunaleve për sallën sportive të shkollës në PK 157 KK Dollogozhdë
  27. Kërkesë për lirim nga pagesa e komunaleve për  Kapelën (Gusulanë) në PK 686/1 KK Oktis
  28. Propozim – Program  per rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e  Komunës së Strugës vitin 2022.
  29. Propozim – Program për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale në Komunën e Strugës  për vitin 2022
  30. Propozim – Program për vënien e pajisjes urbane në territorin e komunës së Strugës për vitin 2022,
  31. Propozim – Rregullore për përcaktimin e lokacionit për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2022,
  32. Propozim – Vendim për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2022,
  33. Propozim – Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Materiali i mbledhjes

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 3 ( tretë ) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 3

( tretë ) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 3 ( tretë ) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën15.11.2021, (EHënë) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e III/ 2021.
  2. Rebalanc  i Buxhetit të komunës së Strugës.
  3. Propozim – Program për pritjen e Vitit të Ri 2022.
  4. Propozim–Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale për vitin 2021/2022.
  5. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit drejtues në NP “Ujësjellës dhe kanalizim”- Strugë.
  6. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit në Këshillin shkollor të SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialet e Mbledhjes

A K T V E N D I M рër konvokimin e Mbledhjes së parë konstituive të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 37 paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), miratoj

A K T V E N D I M

рër konvokimin e Mbledhjes së parë konstituive të Këshillit të Komunës së Strugës

Konvikoj mbledhje konstituive të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 08.11.2021(E Hënë) me fillim në ora 11:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Zgjedhje e Komisionit verifikues.
  2. Raport me propozim për verifikimin e anëtarëve të Këshillit të komunës së Strugës.
  3. Zgjedhje e Komisionit kandidues.
  4. Zgjedhje e Kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës.
  5. Zgjedhje e Komisionit për çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime.

VËREJTJE: Anëtarët e zgjedhur për Këshillin e komunës së Strugës nga zgjedhjet lokale 2021 për mbledhjen konstitutive me vete të dorëzojnë:

    – Çertifikatë për anëtarë të zgjedhur të Këshillit  nga komisioni zgjedhor komunal.

    – Letërnjoftim ose dokument udhëtimi, për arsye të identifikimit të identitetit.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba