vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş
Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 47 ( dyzetë e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 47 ( dyzetë e shtatë ) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 13.11.2020 (e premte ), me fillim në ora 14,oo,. Nëpërmjet lidhjeve komunikative me përdorimin e mjeteve të komunikimit (telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
Materialet e mbledhjes së 47-të
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba
Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 46 ( dyzetë e gjashtë ) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 46 (dyzetë e gjashtë ) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 29.10.2020 (e Enjte), me fillim në ora 10,oo,, Nëpërmjet lidhjeve komunikatave me përdorimin e mjeteve të komunikimit ( telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
– Procesverbali i seancës së 45-të, të Këshillit të Komunës së Strugës.
Materialet e mbledhjes së 46-të
| KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS Kryetar, Resul Kaba |
Në bazë të nenit 46 paragrafi (1) nga Ligji për planifikim urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 32/2020), Kryetari i komunës së Strugës në datë 14.10.2020, publikon
SHPALLJE PUBLIKE
Për formimin e trupit participativ në të cilin do të marrin pjesë në procesin e planifikimit urbanistik të territorit të komunës së Strugës
1. Lëndë e kësaj shpalljeje publike është: Formim i trupit participativ për sigurimin e inkluzivitetit, participativitetit dhe opinionit në procesin e planifikimit urbanistik për territorin e komunës së Strugës. Trupi participativ i përfaqëson të gjitha interesat e ndryshme dhe grupet interesante në bashkësinë lokale dhe i përçon qëndrimet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personat juridik, e ndjek gjendjen në planifikim përmes dhënies së iniciativave, udhëzimeve dhe sugjestioneve për përpilimin e aktvendimeve planifikuese në procedurë për përpilim dhe miratim të planeve, i shqyrton programet planore dhe aktvendimet e planeve urbanistike në versionin e tyre punuese.
Trupi participativ ka të drejtë të diskutojë për të gjitha punët nga kompetenca e Njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe mund të ndikojë në aktvendimet dhe politikat planifikuese të zhvillimit hapësinor, përmes prezantimit të mendimeve të Këshillit të komunës.
2. Kushtet për pjesëmarrje: Fletëparaqitje për këtë shpallje publike mund të parashtrojnë të gjitha personat e interesuar të cilët janë pjesëmarrës së bashkësive urbane dhe vendore, përfaqësues së organizatave joqeveritare nga segment të ndryshëm të jetës urbane, shoqatave të qytetarëve dhe aktiviteteve qytetare nga territori i komunës së Strugës, që i përfaqësojnë grupet e ndryshme të qytetarëve, si dhe qytetar që janë persona profesional nga sfera e planifikimit urbanistik dhe sferat e ndryshme profesionale qenësor për planifikimin dhe zhvillimin përmbajtësor të qytetit.
3. Dokumentet të cilat parashtrohen:
4.Afati dhe vendi i parashtrimit të fletëparaqitjes: Fletëparaqitjet sipas shpalljes publike me dokumentacion të kompletuar mund të parashtrohen përmes postës në adresë: Komuna e Strugës rr.Marshall Tito pn. Ose në sportelin e komunës së Strugës në afat prej 30 ditëve nga dita e publikimin të shpalljes publike. Në fletëparaqitje të theksohet: “Fletëparaqitje për shpallje publike për formimin e trupit participativ për territorin e komunës së Strugës”
5. Obligimet e anëtarëve të trupit participativ: Trupi participativ mblidhet më së paku një herë në çdo dy muaj dhe ka rol konsultativ në procedurë për përpunimin dhe miratimin e planeve urbanistike, veçanërisht e shqyrton programin planor në fazë para se ajo t’i propozohet Kryetarit të komunës për miratim, si dhe plani urbanistik në fazë të aktvendimit planifikues urbanistik para se të jepet në revizion profesional. Puna e trupit participativ është publike. Anëtarëve të trupit participativ në pajtim me Ligjin për planifikim urbanistik, nuk i përket kompensim për ushtrimin e punës.
6.Mënyra e punës: Mënyra e punës dhe numri i anëtarëve të trupit participativ rregullohen në Rregulloren e trupit participativ të cilin e miraton Këshilli i njësisë së vetëqeverisjes lokale, ku numri i anëtarëve qytetare të trupit participativ të cilët janë paraqitur vullnetarisht nuk është i kufizuar.
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko
Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 45 ( dyzetë e pesë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 45 (dyzetë e pesë) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 30.09.2020 (E Martë), me fillim në ora 10,oo,. Nëpërmjet lidhjeve komunikatave me përdorimin e mjeteve të komunikimit ( telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
Materialet e mbledhjes së 45-së
Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 44 ( dyzetë e katërt ) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 44 (dyzetë e katërt) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 31.08.2020 (e Hënë), me fillim në ora 10,oo,. Nëpërmjet lidhjeve komunikatave me përdorimin e mjeteve të komunikimit ( telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
– Procesverbali i seancës së 42 të Këshillit të Komunës së Strugës.
-Procesverbali i seancës së 43 të Këshillit të Komunës së Strugës.
| KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS Kryetar, Resul Kaba |
1.Shoqata-Bax-Struga 13.11.2019.
2. Shoqata-Mbela di Supra 27.05.2019
3.KS-Bashkimi Sport 13.05.2019
4. Shoqata-Vizion Vel 06.09.2019
5.Sojuz na Borci 27.05.2019
6. Shoqata Ledina 2016 27.12.2019
7. Shoqata Invalidet te punes 07.11.2019
8. Shoqata Mobiliteti 17.06.2019
9.Shpresa 20.05.2019
10.Prevezan 17.12.2019
11.klub Sindi 13.05.2019
12.Strizak 13.05.2019
13.Moto Struga 18.09.2019
14. Brokoli 21.06.2019
15. Unioni Komunal i Futbollit 08.06.2019
16.Mакедокс 03.07.2019
17.Valc 22.07.2019
18.Alternativa 18.07.2019
19.multivizion 25.07.2019
20.Jang tim 06.09.19
21.Ilinden05.08.2019
22.Kral25.07.2019
23.Matica 18.10.2019
24. Takimet e Ilindenit 22.07.2019
25.Alka Plus 18.07.2019
26.fk.Koroshishta 22.07.2019
27.Levizja Vepro 22.07.2019
28.KF-Ass United 22.07.2019
29.KUD Musleshevo 22.07.2019
30.Diligencija 15.08.2019
31.Lp Bahskimi 29.08.2019
32.Idnina so Mladi 06.09.2019
33.Bushido 98 10.10.2019
34.Oktisi Sport 21.11.2019
35.Belica e poshtme 2014 27.12.2019
36. Klubi i hendbollit Struga 06.09.2019
37.Kssh Drini 18.10.2019
38.Humaniteti 2019 30.09.2019
39.Kral 18.10.2019
40.Eko Drini 18.10.2019
41.Empanda Stefanka 18.10.2019
42.Qendra per zhvill.e demokracis 18.10.2019
43.Ezerka 25.10.2019
44.Кaprikorn 2010 25.10.2019
45.KK Crni Drim 007 30.10.2019
46.Karate klub Labunishtra 30.10.2019
47.KH-Struzhanka 30.10.2019
48.Qendra e bashkesise Komuna e Struges 30.10.2019
49.Struga Eagles 07.11.2019 (20.000)
50.Mojot Ucitel 26.12.2019
51.KH-Enhalon 17.12.2019
52.Ptah2013 26.12.2019
53.Bager Genezis 2.0 26.12.2019
54.Prespanski Slavej 17.12.2019
55.Humanun
56.Poraka Nova
Njoftohen qytetarët dhe bletarët e Komunës së Strugës se në territorin e Komunës së Strugës më datë 30.07.2020 (e enjte) do të kryhet spërkitje nga toka (teristike) për shfarosjen e mushkonjave, dhe trajtim largicid në zona të caktuara.
Spërkitja do të kryhet nga ora 20:00 e deri në orën 06:00 (të mëngjesit) me aparaturë të posaçme UV për spërkitje të ftohtë.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e Komunës së Strugës.
I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. Në rast se ka ndryshime moti (shi, erë) atëherë dezinsektimi do të shtyhet dhe do të kryhet në ditët e ardhshme.
Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës
Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 43 ( dyzetë e tre ) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 43 ( dyzetë e tre) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 29.07.2020 (e merkur), me fillim në ora 10,oo,. Nëpërmjet lidhjeve komunikatave me përdorimin e mjeteve të komunikimit ( telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
1. Propozim – Vendim për themelim të Shkollës fillore komunale të muzikës.
2.Aktvendim për formim të komisionit për përgatitje për fillim me punë të shkollës fillore komunale të muzikës.
3.Propozim-Vendim për përcaktim të rajoneve në të cilët regjistrohen nxënës në shkollat fillore të komunës së Strugës.
4.Propozim-Vendim për përcaktim të prioritetit për projektin –Përpunim i dokumentacionit teknik për zëvendësim të azbestit – rrjeti i furnizimit me ujë të çimentos për qytetin e Strugës.
5.Kërkesë për ndërtim të deponisë së përkohshme për mbetjet komunale të NP,,Oktisi’’-Oktis.
6.Raport për punën e Njësisë për bashkëpunim me bashkësitë lokale dhe, mbrojtje dhe shpëtim të komunës së Strugës për vitin 2019,
7. Raport kuartal të Buxhetit të komunës së Strugës, kuartali II/2020,
8. Raport kuartal për punën e NP ,,Higjiena’’-Labunisht ,kuartali I/2020.
9. Vendim për ndryshim të Vendimit për kryerjen e transportit linjor komunal të udhëtarëve në territorin e komunës së Strugës.
10. Vendim për ndryshim të Vendimit për kryerjen e auto – taksi transportit të udhëtarëve në territorin e komunës së Strugës.
11. Raport për realizimin e Programit për mbrojtjen e mjedisit jetësor për vitin 2019.
12. Raport për realizimin e Programit për propagandë të përgjithshme turistike për vitin 2019.
13. Raport për realizimin e Programit për zhvillim lokal ekonomik për vitin 2019.
14. Raport për realizmin e Programit për barazi gjinore për vitin 2019.
15. Raport për realizimin e Programit për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve nga e kaluara jonë kulturore për vitin 2019.
16. Raport për realizimin e Programit për ndërtimin e sinjalizimit të komunikacionit në Komunën e Strugës për vitin 2019.
17. Program për ndryshim të Programit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e komunës së Strugës për vitin 2020,
18. Program për plotësimin e Programit për menaxhim me tokën ndërtimore të komunës së Strugës për vitin 2020.
| KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS Kryetar, Resul Kaba |
Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 42 ( dyzetë e dy ) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 42 ( dyzetë e dy) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 30.06.2020 (e martë), me fillim në ora 12,oo,. Nëpermjet lidhjeve komunikatave me përdorimin e mjeteve të komunikimit ( telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
– Procesverbali i seanceës së 41 të Këshillit të Komunës së Strugës.
| KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËSKryetar, ResulKaba |