Shpallja 02/2025 N.P. Eko Struga -Struga
vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş
Shpallja 02/2025 N.P. Eko Struga -Struga
Në bazë të nenit 47 paragrafi 5 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 2 (dytë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e dytë të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 10.12.2025, (Еmërkurë) në ora 12.00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
Materialet e mbledhjes së dytë
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Anëtari më i moshuar
Nafi Jonuzi
Projektit urbanistik për tokëkë ndërtimore të parcelizuar për përpunimin e parcelës ndërtimore 1.1 të DPUL për komplekse hotelierike, IZGREV, me destinim B5 – hotele dhe komplekse hotelierike, v.q. elensko KK Kalisht komuna e Strugës me nr.tek.30/25 nga muaji Tetor 2025, punuar nga TIM PROEKT Shkup, eshte Miratuar i Kushtëzuar
Projekt urbanistik për hartimin e P.N.1.0 sipas DPUL destinuar për ndërtim të A4.1 Banim i përkohshëm (ndërtesa me apartamente dhe studio) në Pk.nr.2007 KK Misleshovë jashtë qytetit komuna e Strugës me nr.tek.03/2024 nga muaji Prill 2025 punuar nga” TD NJU VIZHEN” shpk Ohër.
Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 99/18, 89/22, 171/22 dhe 3/25), Kryetari i Komunës së Strugës më 01.10.2025, miratoi:
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik
1.Për Programi projektues për përpunimin dhe mirtatimin e PROJEKTIT URBANISTIK jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim E1.8- INFRASTRUKTURË për transmetim të energjisë elektrike, përçues elektrik nëntokësor dhe mbitokësor ndërqytetar me tension të lartë dhe të mesëm dhe përçues me tension të mesëm dhe të ulët nga rrjeti i distribuimit me shtylla përçuese të trasmetimit, stacione transformatore dhe objekte ndihmëse në KK Frëngovë jashtë qytetit , Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PROJEKTIT URBANISTIK jashtë përfshirjes së planit urbanistik me Qëllim E1.8- INFRASTRUKTURË për transmetim të energjisë elektrike, përçues elektrik nëntokësor dhe mbitokësor ndërqytetar me tension të lartë dhe të mesëm dhe përçues me tension të mesëm dhe të ulët nga rrjeti i distribuimit me shtylla përçuese të trasmetimit, stacione transformatore dhe objekte ndihmëse në KK Frëngovë jashtë qytetit , Komuna e Strugës, nuk do te ketë ndikim në mjedisin jetësor. 4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko
Projekt – Raport për Vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor për Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G3.1-Servise industriale, servise për mirëmbajtjen e automjeteve motorike, servise për mekanizimet bujqësore dhe ndërtimore në Pk.nr.2832/49 dhe pjesë të Pk.nr.2832/69 në KK Strugë komuna e Strugës.
Shqyrtimit publik të Projektit urbanistik jashtë vendbanimit për rritjen e kapacitetit të ndërtimit ekzistues me destinim G2.6. Objektet e tjera të industrisë së lehtë dhe jondotëse, e evidentuar në fletëpronësi me nr.3550, me objekte të depove me destinim G4 Vendshkarkim, magazinë dhe mbeturina në Pk.nr.2356/1, Pk.nr.2353, Pk.nr.2350/1 dhe Pk.nr.2349/1 KK misleshovë jashtë q. Komuna e Strugës.
Shqyrtimit publik të Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtimin e objekteve me klasë qëllimi B2.2 – Qendrat tregtare në PK.nr. 2832/50, Pk.nr. 2832/47, Pk.nr. 2832/68, Pk.nr. 2832/67, Pk.nr. 2832/52 dhe pjesë e PK.nr. 2832/2 KK Struga, Komuna e Strugës.
Shqyrtimit publik të Рrojektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objektit me destinim A4.3-Shtëpi banimi për banim të përkohshëm dhe objekte tjera për banim të përkohshëm në Pk.nr.1787/1 KK Misleshovë ,komuna e Strugës.
NJoftim
Projektit urbanistik (pjesa 1)
Projektit urbanistik (pjesa 2)
Projektit urbanistik (pjesa 3)
Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“ nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015, 39/16, 99/18, 89/22, 171/22, dhe 03/25), si në vijim
SH P A LL J E
Kërkes për marrjen e B- Lejes së integruar ekologjike
Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 99/18 , 89/22 ,171/22 dhe 03/25), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike ме nr. 12-4544/1 të datës 09.09.2025
Dorëzues i kërkesës:
Shpknjp:“ Zagraçani Komerc“ f.Zagracan, Strugë
Lokacioni: Babaush
PK.nr. 83, dhe PK.Nr. 93/2
Adresa: f.Zagracan, Strugë
-Sipërfaqja S=10,274 ha
Personi për kontakt:
Lundrim Rahmani
Tel: 072-263-303
Kategoria e instalacionit:
Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale.
Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat e :
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335
Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:
www.struga.gov.mk
Me respekt,
Komuna e Strugës