Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr.5/02 dhe nr.202/24), si dhe neni 22, neni 23 nga Ligji për mardhëniet e punës (”Gazeta zyrtare e RM nr 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 149/2009, 16/2010, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/2013, 54/13, 170/13, 187/13, 34/14, 113/14, 145/14, 20/15,33/2015, 72/15, 74/15, 129/15, 167/15, 27/16, 120/18, 110/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës se Maqedonisë të Veriut” nr.267/2020,151/21,288/21, 111/23, 39/25 74/25 dhe124/25), Kryetari i Komunës së Strugës solli
V E N D I M
për përzgjedhje të kandidatit sipas konkursit publik numër 01/2026 për punësimin e personave ndihmës –teknik në kohë të pacaktuar me orar të plotë pune
- ADM0403А01001 Shef i parkut vozitës – Njësia për punë të përgjithëshme , Sektori për çështje juridike dhe punë të përgjithëshme – 1(një) realizues
Muharem Shehu - I emëruari do të punësohet në vendin e punës sipas pikës 1 pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, për çka do të sillet aktvendim i posaçëm për punësim.
- Ky vendim hyn në fuqi me ditën e shpalljes.
Arseytim
Në datë 03.02.2026, Agjencia për punësim – Strugë shpalli Konkurs publik me numër 01/2026 në gazetat ditore, “Slloboden peçat” dhe “Koha”, për punësim të 1 (një) realizues për kohë të pacaktuar në vendin e punës Shef i parkut vozitës – Njësia për punë të përgjithëshme , Sektori për çështje juridike dhe punë të përgjithëshme Me aktvendim numër 04-668/7 me datë 06.02.2026, nga ana e Kryetarit të Komunës, është formuar Komision për përzgjedhje për punësim sipas Konkursit publik, e cila e realizoi procedurën për selektim për punësim të punonjësit sipas Ligjit për mardhënie pune.
Pas procedurës për selektim së realizuar, Komisioni përpiloi Procesverbal për përzgjedhja e realizuar për punonjësit, numër 04-668/8 me datë 12.02.2026, , si dhe Procesverba nga kontrolli i realizuar për besueshmërinë e fakteve dhe intervistë për punonjësit, numër 04-668/9 me datë 13.02.2026.
Në bazë të rezultateve nga të gjith fazat e selektimit, është përpiluar rang-listë përfundimtare të kandidatëve dhe propozim për punësim sipas konkursit 02/2025 dhe të njëjtat janë dorëzuar deri tek Kryetari i Komunës së Strugës me shkresë numër 04-668/10 me datë 13.02.2026.
Në pajim me Propozimin për punësim të kandidatit përmes Shpalljes publike nr 01/2026 numër 04-668/10 nga data 13.02.2026, Kryetari i Komunës së Strugës , solli vendim si në dispozitiv.
UDHËZIM PËR VEPRIM JURIDIK: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrohet Kundërshtim deri tek Kryetari në afat prej 8 ditë nga dita e pranimit të Aktvendimit.
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra
