Thirrje publike për regjistrim në Regjistrin e shoqatave të qytetarëve, fondacioneve dhe organizatave sportive në territorin e Komunës së Strugës
Komuna e Strugës i fton të gjitha shoqatat e qytetarëve, fondacionet, klubet sportive dhe organizatat sportive që kanë seli dhe veprojnë në territorin e Komunës së Strugës të regjistrohen në:
• Regjistrin e shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve
• Regjistrin e klubeve sportive dhe organizatave sportive
të cilët themelohen nga Komuna e Strugës me qëllim:
• përmirësimin e bashkëpunimit me sektorin civil
• krijimin e një baze të të dhënave për organizatat lokale
• transparencën gjatë ndarjes së mbështetjes financiare
• planifikimin më të mirë të politikave dhe programeve lokale
Regjistrimi në këto regjistra është parakusht për pjesëmarrje në thirrjet publike për mbështetje financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës.
- KUSH MUND TË APLIKOJË
Në këtë thirrje mund të aplikojnë:
1️⃣ Shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet
të cilat janë të regjistruara në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet dhe kanë seli në territorin e Komunës së Strugës.
2️⃣ Klubet sportive dhe organizatat sportive
të cilat janë të regjistruara në përputhje me Ligjin për Sport dhe kanë seli në territorin e Komunës së Strugës.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet: - Formular i plotësuar për regjistrim (Formulari 1)
- Gjendje aktuale nga Regjistri Qendror (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Statuti i organizatës
- Përshkrim i shkurtër i aktiviteteve
- Të dhëna kontakti
Për klubet sportive dhe organizatat sportive: - Formular i plotësuar për regjistrim (Formulari 2)
- Gjendje aktuale nga Regjistri Qendror
- Vendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive
- Vërtetim për anëtarësim në federatë
- Përshkrim i shkurtër i aktiviteteve sportive
- MËNYRA E APLIKIMIT
Aplikimet dorëzohen:
📍 në Arkivin e Komunës së Strugës
me shënim:
„Për regjistrim në Regjistrin e organizatave“.
- AFATI
Afati për dorëzimin e aplikimeve është:
30 ditë nga dita e publikimit të thirrjes.
Pas përfundimit të afatit, Komuna e Strugës do të publikojë listën e parë të organizatave të regjistruara.
Vendim për themelimin dhe mbajtjen e regjistrit të klubeve sportive dhe organizatave sportive.
Vendim për themelimin dhe mbajtjen e regjistrit të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve.
- INFORMACIONE SHTESË
Për informacione shtesë, organizatat e interesuara mund të drejtohen në:
Sektori për veprimtari publike – Njësia për sport dhe shoqata të qytetarëve
ose në e-mail: s.jovcheska@struga.gov.mk
