vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Komuna e Strugës nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve

Dje, Kryetari I Komunës së Strugës, z.Ramis Merko nënshkroi memorandum për bashkëpunim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve z.Goran Sugareski, për të siguruar mjetet për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve lokale si dhe infrastrukturës tjetër rrugore.
bahis siteleri

Projekti do të finansohet me mjete nga Banka Botërore, ku 70 milionë euro do tu ndahen rreth 80 komunave në bazë të projekteve dhe nevojave të komunave.

Komuna e Strugës arriti të siguroj rreth 1.1 milionë euro për financimin e projekteve komunale gjegjësisht për riparim dhe ndërtim të infrastrukturës rrugore lokale, për periudhën 2020-2024.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 27.02.2020, (E enjte ) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë   D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 37 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.

1. Propozim – Vendim për dhënie garancion për huamarrje të NP “Komunallno” – Strugë.
2. Propozim – Vendim për sigurimin e mjeteve për ndërtim të stacionarit për qentë endacak.
3. Propozim – Vendim për shlyerjen e borxheve për shfrytëzimin e ujërave të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë.
4. Vendim për miratimin e raportit të komisionit regjistrues të Komunës së Strugës me gjendje të datës 31.12.2019.
5. Vendim për ç’regjistrimin dhe tjetërsimin e sendeve të luajtshme (mjeteve themelore dhe inventarit) të sipas regjistrimit të listave nga viti 2019.
6. Program për ndërtim të sallës sportive prej 1500 m2 në PK 2934 KK Strugë,
7. Raport për punën e NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë, kuartali IV/2019,
8. Raport për punën e NP,, Eko Struga’’-Strugë, kuartali IV/2019.
9. Vendim për parashtrimin të aplikacionit për projektin për promovimin e turizmit INTERREG IPA CBC Greece – Republika e Maqedonisë së Veriut – 2014 – 2020.
10. Vendim për miratimin e Strategjisë për zhvillimin e turizmit të Komunës së Strugës 2019-2023.
11. Plotësimin e Planit vjetor për punësim në komunën e Strugës për vitin 2020.
12. Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të dispozitës të Këshillit të komunës së Strugës.
13. Vendim për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për objektin në kuadër të xhamisë në f.Llabunishtë.
14. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Shefqet Alushi në KK Strugë.
15. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Neim Ajro në KK f.Ladorisht.
16. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Rahmani Fitni në KK F.Tatesh i poshtëm
17. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Valmir Dauti në KK f.Ladorisht.
18. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Veliu Rami në KK Strugë.
19. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Surija Lloga në KK.Moroisht.
20. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Sevdi Sela nga f.Zhepin.
21. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Razme Matlioski nga f.Moroisht.
22. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Ibraim Bajramoski nga f.Podgorc.
23. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Arijan Istrefi nga f.Veleshtë.
24. Pyetje Këshilltarësh.

Materialet e mbledhjes së 38-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
ResulKaba

 

SHPALLJE

Komuna e Strugës  në kuadër të kërkesës, “Struga – destinacioni juaj turistik” përgaditi Listë për verifikim të Planit për menaxhim me ambientin jetësor për projektin “Struga – destinacioni juaj turistik” me qëllim që në kohë të identifikohen dhe vlerësohen ndikimet potenciale ndaj ambientit jetësor të aktiviteteve të projektit për për rikonstruksion dhe zgjërim të trotuarëve ekzistues dhe  ndërtimin e shtegut për këmbësorë dhe biçikleta, në mjedisin jetësor.

Plani përmban edhe masa për parandalim, minimizim dhe lehtësim të ndikimeve të mundshme negative nga realizimi i aktiviteteve të parapara të projektit.

 Seanca dëgjimore publike për Planin e Menaxhimit të Mjedisit Jetesor do të mbahet në ambientet e Komunës së Strugës më 11.02.2020 ne ora 12, duke ftuar të gjithë palët e interesuara të marrin një pjesë aktive në realizimin e këtyre aktiviteteve.

 

Shkarko materialet e nevojshme per aplikim

THIRRJE PUBLIKE për shpërndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, organizatat qytetare nga sfera e kulturës dhe organizatat qytetare dhe fondacionet

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 16 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 5/02) dhe nenit 74 paragrafi 3 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr.17/02, 30/03 ), kurse në lidhje me nenin 6 të Vendimit për përcaktimin e procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës, për organizatat nga sfera e sportit, kulturës,mbrojtjes sociale dhe sektorit joqeveritar nr. 07 – 1842/9 të datës 20.06.2012, Kryetari i Komunës së Strugës, publikon:

 THIRRJE PUBLIKE

për shpërndarjen e mjeteve financiare për klubet  sportive, organizatat qytetare nga sfera e kulturës dhe organizatat qytetare dhe fondacionet

Qëllimi i këtij konkursi është që ta përforcojë dhe përparojë bashkëpunimin e Komunës me organizatat qytetare, klubet sportive si dhe me organizatat nga sfera e kulturës nëpërmjet vendosjes së relacioneve të partnerit dhe të nxitet zgjidhja e problemeve lokale nëpërmjet kyçjes më të madhe të qytetarëve dhe organizatave të qytetarëve.

Të drejtë për pjesmarrje në këtë konkurs kanë klubet sportive dhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e regjistruara në territorin e Komunës së Strugës sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve.

  1. Thirrje për shpërndarje të mjeteve financiare për organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës .

Organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës aplikojnë për të fituar mjete financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës me dorëzimin e programit të tyre vjetore.

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t’i plotësojnë organizatat janë:

  • Të jenë të regjistruara në pajtim me ligjin, gjegjësisht të kenë aktvendim për regjistrim.
  • Të jenë aktiv në territorin e Komunës së Strugës,
  • Realizimi i programeve dhe veprimi i tyre të jenë në kornizat e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

Kriteret e veçanta për pjesëmarrje në thirrjen publike, të cilat duhet  t’i plotësojnë organizatat nga sfera e sportit/klubeve të sportit janë:

  • Ta nxisin dhe ta përparojnë sportin adekuat.
  • Të dorëzojnë program vjetor të aktiviteteve dhe i njëjti të jetë i realizuar.
  • Të organizojnë dhe të zbatojnë sistem të ndeshjeve.
  • Të kujdesen për avancim të punës profesionale dhe përsosje të kuadrove profesionale
  • Të kujdesen për avansimin e të rinjëve
  • Të mos bëjnë organizim dhe veprim politik e fetar.
  • Klubet sportive të kenë aktvendim nga Agjencioni për të rinj dhe sport të RM-së për kryerjen e veprimtarisë së sportit.

Kriteret e veçanta për pjesëmarrje në  thirrjen publike, të cilat duhet t’i plotësojnë organizatat nga sfera e kulturës janë:

  • Të kenë program për punë me aktivitete të rëndësishme dhe prioritare.
  • Të kyçen dhe të përmbajnë manifestimet dhe aktivitetet e organizuara nga ana e Komunës së Strugës,
  • Me punën e tyre të kontribuojnë në promovimin e kulturës dhe vlerave kulturore të Komunës së Strugës.

Gjatë parashtrimit  të kërkesës për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës , organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës duhet të parashtrojnë:

  • Program vjetor për punë për vitin 2019
  • Kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare e cila duhet të jetë e nënshkruar dhe vërtetuar me vulë nga ana e personit të autorizuar të organizatës. Kërkesa duhet t’i përmbajë të dhënat themelore të organizatës (Emrin e plotë të organizatës, selinë, numrin tatimor dhe numrin amë, xhirollogarinë)
  • Kopje nga aktvendimi  për regjistrim,
  • Kopje nga statuti i organizatës

Kërkesa duhet të parashtrohet  në arkivin e Komunës së Strugës në kovertë të verifikuar. Në kovertë duhet të qëndrojë shenjë “Për  thirrjen publike për ndarje të mjeteve financiare organatatizata nga sfera e sportit dhe kulturës” dhe “Mos e hap!” kërkesat e pakompletuara ose kërkesat e shkruara me dorëshkrim nuk do të merren parasysh.

Afati i parashtrimit të kërkesave për ndarje të mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës është 10 ditë pas publikimit të thirrjes publike.

  1. Thirrje për ndarjen e mjeteve financiare të parapara për financimin e aktiviteteve, shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve.

 Organizatat qytetare parashtrojnë aplikacione të proekteve në fletëparaqitjen e dhenë e cila është pjesë e kësaj thirrjeje publike.

Sferat prioritare për financimin e projekteve të kësaj thirrjeje publike janë:

  • Arsimi
  • Të rinjtë
  • Mbrojtja sociale
  • Turizmi
  • Zhvillimi dhe bashkpunimi i marrëdhënieve ndëretnike
  • Mbrojtja e mjedisit jetësor si dhe mbrojtja e kafshëve

Kriteret themelore të organizatave të cilët duhet t’i plotësojnë shoqatat :

  • Të jenë të regjistruar sipas Ligjit për shoqatat e qytetarëve dhe të fondacioneve me seli në Komunën e Strugës.
  • Të mos u jetë shqiptuar masë për Ndalesë për kryerjen e veprimtarisë
  • Të kenë dorëzuar raport për shfrytëzimin e mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin paraprak (nëse kanë shfrytëzuar mjete).

Përveç formularit për paraqitje, formulari për buxhet dhe korrniza kohore (të parashtruara në shtojcë të thirrjes publike) të cilët duhet të jenë të nënshkruar dhe vërtetuar  me vulë nga ana e personit të autorizuar të shoqatës ose fondacionit, shoqatat duhet t’i dorëzojnë edhe shtojcat  në vijim:

  • Fotokopje nga aktvendimi për regjistrim
  • Fotokopje nga Statuti i shoqatës
  • aktivitetet e realizuara në vitin e kaluar

Evaluimi i përzgjedhjes së aplikimeve të arritura do ta kryej komisioni për evaluim sipas kritereve të dhëna në Tabelën 1.

Kriteret Vlera e pikëve
1.Profesionalizmi, përvoja dhe kompetencat e aplikuesit në realizimin e aktivitetit të projektit 25
2. Kontributi i projektit në realizimin e qëllimeve strategjike të komunës 20
3. Harmonizim me kompetencaz e komunës 20
4. Buxheti real  dhe arsyetimi i shpenzimeve 20
5. Përqindja e pjesëmarrjes së aplikuesit në buxhetin projektues 10
6. Përfshirja e institucioneve tjera komunale, organizatave qytetare ose qytetarë 5

Tabela 1

Pjesmarrja mund të jetë e shprehur në mjete financiare, pajisje, forca punuese  ose në lloj tjetër  i të ardhurave

Shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet mund të parashtrojnë vetëm një fletëparaqitje  për përkrahje financiare të projektit.

Aktivitetet e projekteve  të zgjedhura duhet të realizohen deri më  31.12.2019.

Afati  i parashtrimit të kërkesës për ndarje të mjeteve nga buxheti  i Komunës së Strugës është 10 ditë pas publikimit të shpalljes publike.

Fletëparaqitjet duhet të parashtrohen në formularin e përshkruar për paraqitje në arkivin komunal.  Në kovertë duhet të qëndrojë shenjë “Për  thirrjen publike për ndarje të mjeteve financiare dedikuar për financimin e aktiviteteve projektuese të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve” dhe “Mos e hap!” aplikacione të pakompletuara, aplikacione të cilat nuk janë parashtruar në formularët e përshkruar për paraqitje ose aplikacione të  shkruara me dorëshkrim nuk do të merren parasysh. Shtojcat e dorëzuara nuk kthehen.

Organizatat  të cilët do të jenë fitues të mjeteve do të njoftohen në veçanti kurse  lista e të gjithë organizatave që do të zgjidhen për financim do të shpallet në Web faqen e Komunës së Strugës.

Kriteret për Realizimin e projektit dhe shfrytëzimi i grantit:

  • Organizata duhet ta realizojë projektin në afatin kohor të paraparë theksuar për aplikacionin e projektit, të gjitha shpenzimet të cilat bëhen pas përfundimit të afatit për realizim  nuk do të merren parasysh.
  • Mjetet e miratura bartësi duhet  t’i shfrytëzojë në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e  Republikës së   Maqedonisë dhe  nuk guxon të realizojë  përfitim  gjatë realizimit të aktiviteteve.
  • Organizata obligohet mjetet e ndara financiare t’i shfrytëzojë në tërësi për qëllimin për të cilin ndahen, kurse në rast të ndërprerjes së nevojës ose kushteve për shfrytëzim të mjeteve, organizata obligohet menjëherë t’ia kthej Komunës.
  • Organizata ka për obligim që në të gjitha materialet e tyre të shtypura dhe publike lidhur me projektin i cili është lëndë financimi , të theksojë se është i mbështetur nga Komuna . Në materialet e shtypura ose ne web faqen  në   vend të dukshëm duhet të jenë shtypur  materialet e shtypura.
  • Komuna e mban të drejtën për kryerje të kontrollit për mënyrat e shfrytëzimit të mjeteve të ndara financiare përmes kontrollit të dokumenteve dhe mënyrën e realizimit të aktiviteteve në selinë e bartësit ose në vendin e realizimit të aktiviteteve, si dhe përmes kërkesës së informatave plotësuese dhe sqarimit të raporteve.
  • Nëse gjatë kontrollit përcaktohen keqpërdorime gjatë harxhimit të mjeteve të ndara financiare, Komuna e Strugës do të parashtrojë procedurë adekuate pranë institucioneve kompentente dhe do të kërkojë të kthehet në tërësi shuma e ndarë.
  • Në rast të keqpërdorimit të mjeteve të ndara financiare ose shfrytëzimit të tyre në kudërshtim me qëllimin, organizata humb të drejtën që në të ardhmen të aplikojë në shpalljet e publikuara nga ana e Komunës së Strugës.
  • Shumën e pashfrytëzuar bartësi është i obliguar ta kthejë në Komunën e Strugës.

Financimi dhe njoftim narativ për realizimin e projektit

Bartësi pas përfundimit të projektit obligohet Komunës t’i dorëzojë raport të tërësishëm përfundimtar (financiar dhe narativ) më së voni 15 ditë pas përfundimit të aktiviteteve theksuar në kontratën për financim.

Organizatat obligohen raportin narativ dhe financiar ta dorëzojnë në formë të përshkruar përkatëse.

  • Ndaj raportit narativ parashtrohen anekse përcjellëse si fotografi, mbishkrime mediatike, materiale në formë të shkruar, listë për prezencë dhe ngj.
  • Ndaj raportit financiar duhet të parashtrohen kopje nga të gjitha faturat, llogari për shpenzimet, urdhëresa për pagesë dhe çertifikata nga llogaria dedikuar për këtë projekt

Komuna e mban të drejtën të kërkojë dorëzim të raporteve më të shpeshta plotësuese financiare si dhe të  kryejë vizitë të paparaqitur të organizatës dhe të kryejë kontroll në dokumentacionin projektues gjatë kohës së periudhës së implementimit  të projektit, theksuar në kontratën për financim.

Shkarko materialet e nevojshme per aplikim   

KOMUNA E STRUGËS

Kryetar i komunës,

Dr. Ramis Merko

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 37 (tridhjetë e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 37 (tridhjetë e shtatë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 37 (tridhjetë e shtatë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 28.01.2020, (E Martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 36 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.

 

  1. Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2020,
  2. Propozim – Program për Zhvillim Lokal Ekonomik të komunës së Strugës për vitin 2020.
  3. Propozim – Program për mjedisin jetësor të Komunës së Strugës për vitin 2020.
  4. Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me Bashkësitë Lokale për vitin 2020,
  5. Rregulla për punën e bashkësive lokale në komunën e Strugës,
  6. Propozim – Vendim për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2020,
  7. Propozim – Rregullore për përcaktimin e lokacionit për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2020,
  8. Propozim – Program për vënien e pajisjes urbane në territorin e komunës së Strugës për vitin 2020,
  9. Propozim – Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale,
  10. Program për punën e NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për vitin 2020,
  11. Raport Kuartal për punën e NPN “Proakva” – Strugë ( NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë) kuartali III/2019,
  12. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në Këshillin Drejtues të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë,
  13. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në Këshillin për punën materialo financiare të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë,
  14. Program për punën e NP “Oktisi” – f. Oktis për vitin 2020,
  15. Raport Kuartal për punën e NP ““Oktisi” – f. Oktis kuartali IV/2019,
  16. Program për punën e NP “EKO – STRUGA” – Strugë për vitin 2020
  17. Propozim – Vendim për dhënie garancion për hua marrje të NP “Komunallno” – Strugë,
  18. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të sendit të paluajtshëm,
  19. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Bashkim” – f. Oktis,
  20. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Murat Llabunishti” – f. Llabunishtë
  21. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Goce Delcev” – f. Podgorcë,
  22. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Shën Klimet Ohridski” – f. Drasllajcë,
  23. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Goce Delçev” – f. Jabllanica,
  24. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Zini Hani” – f. Veleshtë,
  25. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë,
  26. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë,
  27. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Orhan Xhemaili” – f. Tatesh,
  28. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Nuri Mazari” – f. Dollogozhdë,
  29. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Statutit të SHFK “Ashim Agushi” – f. Ladorishtë,
  30. Raport për realizimin e Programit për ndërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje e rrugëve lokale të komunës së Strugës për vitin 2020,
  31. Raport për mjetet e shpenzuara për mirëmbajtjen e deponisë së qytetit,
  32. Kërkesë për ndihmë financiare për personin Dimitar Kolloski,
  33. Iniciativë për themelimin e shkollës së muzikës,
  34. Propozim – Vendim për përcaktimin e prioriteteve për thirrjen e Byros për zhvillim rajonal për vitin 2020 nën masa zonat specifike,
  35. Propozim – Vendim për përcaktimin e prioriteteve për thirrjen e Byros për zhvillim rajonal për vitin 2020 nën masa zhvillim i fshatrave.

Materialet e mbledhjes së 37

 

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

Shpallje e B- Lejes së integruar ekologjike (ZD MISKOM SHPKNJP)

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“ nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015, 39/16 dhe 99/18), si në vijim

SH P A LL J E
e B- Lejes sëintegruar ekologjike

Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike nr.03-1130/1 të datës 24.03.2014.

Dorëzues i kërkesës:
ZD MISKOM SHPKNJP

Lokacioni PK. 940/3
Adresa: f.Morovishte

Personi për kontakt: Monaliza Mucheva Tel: 070/350 255

Kategoria e instalacionit:

Shtojces 2, Pika 3.2. Instalacioni për prodhimin e kartonit valëzues dhe letres me shirita dhe 3.3
Stacionet Industriale për prodhimin e letres dhe kartonit, me kapacitet prodhimi prej 5 deri ne
20t/ditë.
Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË. Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se Leja do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

www.struga.gov.mk
Me respekt, Komuna e Strugës

Shpallje e projekt B- Lejes së integruar ekologjike(ZD MISKOM SHPKNJP)

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“ nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015, 39/16 dhe 99/18), si në vijim

SH P A LL J E
e Projekt B- Lejes së integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike nr.03-1130/1 të datës 24.03.2014.

Dorëzues i kërkesës:
ZD MISKOM SHPKNJP

Lokacioni PK. 940/3
Adresa: f.Morovishte

Personi për kontakt: Monaliza Mucheva Tel: 070/350 255

Kategoria e instalacionit:

Shtojces 2, Pika 3.2. Instalacioni për prodhimin e kartonit valëzues dhe letres me shirita dhe 3.3
Stacionet Industriale për prodhimin e letres dhe kartonit, me kapacitet prodhimi prej 5 deri ne
20t/ditë.

Projekt Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej
14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË. Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

Ju informojmë se Leja do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:
www.struga.gov.mk

Me respekt,
Komuna e Strugës

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 32 (tridhjetë e dy)  të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 32 (tridhjetë e dy)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

E konvokoj mbledhjen e 32 (tridhjetë e dy) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.11.2019(E Premte) me fillim në ora 14,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas:

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 31 e Këshillit të komunës së Strugës,

 

  1. Propozim – Programet zhvillimore  të komunës së Strugës për periudhën 2020 – 2023,
  2. Program për ndryshim të Programit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të komunës së Strugës për vitin 2019/2020.
  1. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për ndërprerje të përkohshme për miratimin dhe realizimin e planeve urbanistike dhe procedurave për përcaktimin e  statusit juridik të objekteve të ndërtuara joligjore.
  2. Propozim – Program për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse të komunës së Strugës për vitin 2020.
  3. Kërkesë nga BL – Radozhdë për shfrytëzim të përkohshëm të Shtëpisë kooperative në f. Radozhdë.
  4. Propozim – Vendim për themelimin e Këshillit komunal për mbrojtje sociale.
  5. Propozim – Vendim për zgjedhje të komandimit të stacionit policor – Strugë,
  6. Vendim për bartjen e së drejtës të pronësisë të sendit të luajtshëm – pronësi e komunës së Strugës në pronësi të NP “EKO – Struga” – Strugë.
  7. Ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor për punësim të NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2019,
  8. Propozim – Vendim për përcaktimin e prioritetit për projektin „Përgatitja e dokumentacionit teknik për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës në Zonën Komercijale – Servisore në Strugë”.
  9. Propozim – Vendim për vënien e pajisjes urbane nga kolektori perëndimore nga “Euro Hotel„.
  10. Kërkesë ndihmë financiare për personin Mihajlo Naumoski nga f. Mali Vllajë.
  11. Kërkesë ndihmë financiare për personin Andanoski Vllatko .
  12. Kërkesë ndihmë financiare për personin Demka Mehmedoska.
  13. Plan vjetor për punësim të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin 2020.
  14. Plan vjetor për punësim të SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin 2020.
  15. Plan vjetor për punësim të SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin 2020.
  16. Plan vjetor për punësim të SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për vitin 2020.
  17. Plan vjetor për punësim të SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin 2020.
  18. Plan vjetor për punësim të SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin 2020.
  19. Plan vjetor për punësim të SHFK “Goce Dellçev”–f.Jabllanicë për vitin 2020.
  20. Plan vjetor për punësim të SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm për vitin 2020.
  21. Plan vjetor për punësim të SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunishtë për vitin 2020.
  22. Plan vjetor për punësim të SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin 2020.
  23. Plan vjetor për punësim të SHMK “Niko Nestor” – Struga për vitin 2020.
  24. Plan vjetor për punësim të SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Struga për vitin 2020.
  25. Program për pritjen e Vitit të Ri 2020,
  26. Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për pastërti publike të Komunës së Strugës për vitin 2019

 

Materialet e mbledhjes

SH P A LL J E e B- Lejes së integruar ekologjike

Të nderuar,

 

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13   dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“ nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 92/2015, 39/16 dhe 99/18), si në vijim

 

 

 

SH P A LL J E

e B- Lejes së integruar ekologjike

 

Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike nr.03-2325/1 të datës 22.09.2010.

 

Dorëzues i kërkesës:

SHPKNJPKONDRI INZINERING“

Lokacioni „v.q.Zgjebe e uleti“,f.Belica e poshteme

Adresa:

f.Veleshta

Strugë, PK. 1826, 1641, 1/1, 1/2, 1/3, 2, 3

 

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit

Pika    Kordinata X      Kordinata Y

T -1               4. 564.388          7. 469.595;

T-2                4. 564.485          7. 469.675;

T-3                4. 564.564          7. 469.665;

T-4                4. 564.614          7. 469.552;

T-5                4. 564.609          7. 469.465;

T-6                4. 564.487          7. 469.395;

Т-7                4. 564.417          7. 469.463;

 

 

  –Sipërfaqja             S=0.075 км2

 

Personi për kontakt:

Urim Kondri

Tel: 075/232793

 

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacionipërgërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëvetë para minerale; dhe3.3 Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.

 

Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat  e :

 

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.

Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00

Telefoni për kontakt: 046 781-335

 

Ju informojmë se Leja do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

 

www.struga.gov.mk

Me respekt,

Komuna e Strugës

 

Materiali